Gjenocidi i shqiptarëve të Çamërisë

Amerika

Gjenocidi i shqiptarëve të Çamërisë

Nga: Beqir Sina Më: 6 gusht 2020 Në ora: 06:00
Arkiv

Rrënjët e konfliktit midis Greqisë dhe Shqipërisë paraqiten në një video të bërë nga italiani Simone Guida në Youtube dhe e publikuar në kanalin e tij Nova Lectio.

Çamëria, tregon dokumentari i Simone Guidas, është një popullatë shqiptare e njohur si Ciamuria, në kufirin mes Shqipërisë dhe Greqinë.

Kjo eshtë ajo pjesë e popullsisë shqiptare që pësoi një diskriminim të vërtetë , në tre etapa, 1923/25, gjatë viteve 30 dhe 40 nga regjimi grek, së pari i Pangalos dhe më pas i Metaxas, dhe, kulmoi më 1944 me maskrën e Gjeneralit Napolon Zevras.

Në kohën e Mbretit Zog në Shqipëri u mbajtë edhe një kongres i Çamërisë, dhe parrulla e Mbretit Zog - ishte “Kosova dhe Çamëria janë të T’onat!”

Me veprimet e ish-kolonelit Grek Napoleon Zervas, Çamët u bën objekt i një drame të harruar dhe të fshehur në shkallë të gjerë.

Në këtë maskër thotë ai u përfshin edhe priftërinjët , në Paramithi ku udhëzonin besimtarët e tyre ortodoks grek, të plaçkisnin pronat e Çamëve të cilët po largoheshin me forcë nga shtëpit dhe pronat e tyre , duke i maskruar ushtarët grek.


Simone Guida thotë se gjatë regjimit të Enver Hoxhës me ardhjen e komunistëve në fuqi pas Luftës së Dytë Botërore, shumë prej Çamëve në Shqipëri që kërkuan mbrojtjen e Shqipërisë, përfunduan në burg dhe kampet e interrnimit, të akuzuar nga rregjimi i Enver Hoxhës si baskëpuntor të Imperialistëve amerikan, shërbimeve të sipunazhit perendimor, ose Jugosllave dhe grekeve.

Si thotë Simone Guida në këtë video në Youtube ishte Historiografia greke ajo që vazhdon të mohojë atë që ndodhi, ndërsa shumë anëtarë të kësaj pakice etnike ende luftojnë të njohin të drejtat e tyre, pavarësisht dekadave të kaluara.

Por për më shumë ju mundet ta shikoni në Youtube më mirë në këtë video - krijuar nga Italian YouTuber Simone Guida dhe botuar në kanalin e tij Nova Lectio - historinë që rrethon harresën e një populli të keqtrajtuar dhe mospërputhjet e një çështjeje ende të pazgjidhur....

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat