‘Mirë se vjen’ në Alaskë

Amerika

‘Mirë se vjen’ në Alaskë

Nga: Beqir Sina, Anchorage - Alaska Më: 12 gusht 2020 Në ora: 20:02
Beqir Sina

ANCHORAGE – ALASKA: Diaspora shqiptare, e shpërndarë në të katër anët e botës, për më shumë se 130 vjet, ka pasur një qendër të rëndësishme dhe mjaft të kërkuar, emigracionin në Amerikë.

Ku përjashtim nuk duket se bënë dhe Artiku - Alaska, pika më fundore e botës, ku sot dhe qytetet e fundit të Amerikës, kufi me Siberinë – Rusinë, vendbanimet e Alaskës, kanë nga 5 deri në 50 familje shqiptare.

Familje, këto të cilat jetojnë në grupe të vogla në kryeqytetin e Alaskës, Janau, por ka edhe disa familje në qytetet në ndarjen me Rusin-Siberinë.

Aty si tregojnë shqiptarët e Alaskës, janë 5 deri në 50 familje shqiptare, që punojnë në administratë, nxjerrjen e naftës, minierat e arit, peshkim, hekurudhat, polici, pilotë, dhe taksist.

Me grupe të vogla janë të vendosur deri në qytetet si: Nome, Gembell, Bethel, Barrow, Fairbanks, por ka edhe “kryeqendra” e shqiptarëve të Alaskës – qyteti më i madh, në vend me 300 mijë banorë, Anchorage, i cili jo zyrtarisht thuhet se ka rreth 1300 shqiptar.

Në qytetin më të madh të Alaskës - Anchorage, shqiptarët duket se kanë gjetur “Amerikën” dhe po jetojnë atë që quhet këtu “Alaska Dream- Ëndrra e Alaskës”. Ata thonë se jetojnë mirë, dhe shfaqen para kamerës tonë mjaft të kënaqur, mbasi siç thonë këta shqiptar që jetojnë prej vitesh kanë siguruar të ardhura, dhe bëjnë një jetë të rehatshme.

Mirëpo, ajo që më bëri përshtypje, gjatë vizitës tre-javore në Alaska, ishte se në qytetin Anchorage, përpara një hoteli ku u vendosa, Hotelin IT -Intel Tower ishte vendosur edhe skulptura e një Ariu polar me përshëndetjen e mirë se ardhjes të përkthyer në më shumë se 50 gjuhëve të botës, përfshirë edhe gjuhën shqipe me përshëndetjen «Mirë se vjen».

Ndërkohë një përshkrim të udhëtimit në Alaska, më të gjerë do ta përcjellë në foto-reportazhet e ardhshme, shoqëruar ato edhe me video intervistat e shqiptarëve të Alaskës, të cilët thanë se kanë ardhur aty dhe janë vendosur prej vitit 1970, pra 50 vjet më parë.

* Shënim: Artikulli dhe fotografit ekskluzivisht janë të fotoalbumit në Facebook Beqir Sina. Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi pa cituar autorin.

Image
Diaspora shqiptare
Image
Alsaka
Image
Alaska
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat