Zgjedhjet në Malin e Zi, kush është shqiptari që ka në dorë formimin e qeverisë së re

Amerika

Zgjedhjet në Malin e Zi, kush është shqiptari që ka në dorë formimin e qeverisë së re

Beqir SINA Nga Beqir SINA Më 31 gusht 2020 Në ora: 10:44
Dritan Abazi

Pas rreth 30 vitesh në pushtet partia e Milo Gjukanovç mund të pësojë humbjen e parë në zgjedhjet parlamentare të Malit të Zi, theksojnë analsitët e këtyre zgjedhjeve, sot pas rezultateve paraprake.

Sipas projeksioneve të ndarjes së mandateve, koalicioni opozitar do të ketë 42 nga 81 deputetë që ka parlamenti malazez.

Partia pro-serbe Fronti Demokratik, edhe pse e renditur e dyta në këto zgjedhje duket se do të vendosë kryeministrin e ardhshëm, pasi së bashku me partitë e tjera të koalicionit kanë marrë shumicën e deputetëve, gjithmon simbas projeksioneve te para.

Por ai që ka në dorë formimin e qeverisë së re në Malin e Zi, dhe që po komentohet shumë është një shqiptar, Dritan Abazoviç, i cili është kreu i Lëvizjes Ura, që është shprehur se kurrë nuk do të bëjë koalicion me Gjukanoviç, një vit më parë.

Ndaj duke iu referuar dekleratave të kreut të parties Ura, Dritan Abazoviç, 4 deputetët që partia e tij fitoi janë “llogaritur”, si pjesë e partisë pro-serbe, por, simbas analistëve të këtyre zgjedhjeve, thuhet se politika ballkanase, jo një here si në Mal të Zi, Kosovë, Serbi, Maqedoni e Shqipëri, ka treguar se ndryshimet mund të vijnë edhe në momentin e fundit.

Megjithatë, shpresohet se Partitë shqiptare që kanë fituar 2 deputetë do të jenë në opozitë, pasi janë në koalicion me Gjukanoviç, por një kthesë në momentin e fundit e Abazoviç, mund të bëjë edhe atë që shqiptarët të përfaqësohen edhe në qeverin e Mait të Zi.

Pritet me shumë interes numërimi i votave të mbetura për të kuptuar edhe shpërndarjen përfundimtare të mandateve, por fati i qeverisë së re malazeze është në duart e një shqiptari, Dritan Abazoviç.

Kjo është një intervistë me ish parlamentarin më i ri në Parlamentin e Malit të Zi – Dritan Abazi, dhënë më 12 Nëntorë 2015, në New York

Mysafirë – në Nju Jork, ishte për një vizitë pune – parlamentari më i ri në Parlamentin e Malit të Zi – Dritan Abazi – i cili hyri nëparlament si deputet nga partia Mali Zi Pozitiv, por pas disa dështimeve për krijimin e pushtetit lokal në Nikshiq, si edhe ate në Podgoricë, mbrenda kësaj partie, u krijua krahu për riorganizimin e saj, të cilët pas manipulimeve simbas tyre të kreut të partisë në Këshillin Qendror, ato u larguan nga partia dhe mbetën deputet të pavarur. Gjatë kësaj kohe në Mal të Zi, u inicua themelimi i Lëvizjes Qytetare URA nga ish kryetari i SDP, zoti Rakçeviq, ku të cilës Lëvizje u bashkangjit edhe zoti Abazi i cili është zgjedhur edhe nënkryetar i kësaj lëvizje, dhe njëkohësisht e përfaqëson këtë Lëvizje në Parlament.

Deputeti Abazi I ndodhur në New York, i dha një intervistë gazetarit tonë në SHBA, Beqir SINA

Zotri Abazi mirëseerdhe – pa u zgjatur cili është qëllimi i vizitës suaj në Shtetet e Bashkuara ?

Në SHBA kam ardhur me thirjen e diasporës. Kemi paraparë disa takime me komunitet e ndyshme me prejardhje nga Mali i Zi dje nji tribun publike. Shpresoj se kjo do të jetë një fillim i bashkpunimit më të mirë me diasporë, dhe krijimi i mardhënieve më konkrete. Pas NY do të jemë zyrtarisht dhe në qytetin Washington, në State Department.

Deputetet shqiptarë në Parlamentin e Malit të Zi sa kanë arritur të mbrojnë të drejtat dhe interesat e elektoratit shqiptarë në parlament ? dhe të justifikojnë votën e tyre, simbas teje

Për fat të keq, në Kuvendin e Malit të Zi unë jam i vetmi deputet shqiptarë në opozit. Thekësoj për fat të keq pasi që të gjithë deputetet tjerë shqiptarë janë në pushtet e siç e dini edhe vet, komuniteti shqiptarë është mjaft i paknaqur me statusin e vet në Mal të Zi dhe njëherit me pushtetin. E kjo si pasojë që numri i shqiptarëve zvogëlohet çdo ditë e më shumë, nuk rrespektohen të drejtat tona si pakicë, mungon arsimimi i lartë në gjuhën shqipe etj. dhe përkunder kësaj të gjithë partitë nacionale shqiptare marrin pjesë në qeveri. Sipas mendimit tim kështu nuk mbrohen të drejtat e shqiptarve, por le të ja lamë kohës dhe qytetarëve të vlersojnë punën e çdo kujt.

Ju gjatë një seance parlamentare keni lëshuar një ndër kritikat më të rënda në drejtim të kryeministrit të Mali të Zi zotit Milo Gjukanoviq - duke e quajtur atë si kryeministër antishqiptar. Pse?

Është shumë e theshtë të shpjegohet me pak fjali e që kanë shumë peshë: numri i shqiptarëve ka rënie prej 7% ne vitin 2001, në 4,9% ne vitin 2011, nuk kthehen pronat e shqiptarëve, nuk ka zhvillim ne treva tona, nuk lejohet të bëhet komuna e Tuzit që 20 vite, nuk jemi present më shumë se 1.5 % në administrate… atëher është më se e qartë se çka është arritja e kryeministrit në çështjen shqiptare. Si mund të quhet ndryshe dikush që në 25 vitet e fundit është bërë 7 herë kryeministër, ndërsa pozita e shqiptarëve në Malin e Zi çdo herë e më shumë vjen duke u dobësuar.

Gjatë orës kryeministrore në Parlamentin e Malit të Zi, ndodhi një incidenti verbal simbas shtypit – gjatë të ciles Kryeministri Milo Gjukanoviq, të quajti vagabond, si jeni ndier ju në atë moment ?

Jam krenar që më në fund dikush arriti ta bëjë kryeministrin ta tregoj fytyren e vet të vertet. Kjo pasi që në munges të argumenteve vjen deri tek shfrytëzimi i gjuhës së dhunes. Kryministri pas këti rasti ka kerkuar falje opinionit, kjo tregon faktin që ka pranuar se ishte në gabim.

Zoti deputet media ju ka indetifikuar edhe si i afërt shumë me aktivistët e KDNJ-së në Preshevë, në se nuk është ndonjë spekullim mediatik, përse e keni bërë këtë ?

Shkrimet e mediave dhe presioni i tyre është pjesë e punës dhe ashtu duhet ta pranojmë. Përkrahjen time pikësëparit morale, pastej edhe politike, e ka çdo organizatë e cila lufton për të drejtat e njeriut, thënë në bazë parimore. Mediat shumë shpesh ju indetifikojnë me shumë kend, por ajo nuk do të thotë që në jetën reale kemi kontakte. Sidaqoftë kurr nuk është vonë që të krijohen.

Si e konsideroni ju Iniciativën e ish- kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha, në vitin 2012,( 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë) që të gjithë shqiptarëve në rajon t’u mundësohet të kenë shtetësinë e Shqipërisë, a është pozitive apo propogandë e asaj kohe kur ai ishte Kryeministër.

E kam konsideruar si shumë pozitive. Ndoshta aty ka pas edhe martketing politik por në parim është shumë pozitive. Tjeter pyetje është se si mundet te realizohet, pasi që në Mal të Zi konkretisht mungon baza ligjore që diskush te ketë dy nënshtetësi. Opsioni më i mirë do ishte të vihej deri tek marrëveshja bilaterale dhe me këtë ti mundsohet shqiptarëve që ta marrin edhe pasaporten e shqipërisë. Kjo është edhe çeshtje logjike, pra pse mos të ketë dy nënshtetësi nëse ju paraqitet një mundesi, këtët praktik e shfrytëzojnë edhe shtetet e zhvilluara si e drejtë e “bipatridit” apo dyshtetësisë . Per mendim tim aty ska dilemë, iniciativa është e mirë por koha do të tregojë a mund të realizohet.

Mbas nënshkrimit në Vjenë të Marrveshjes së Asocimit të Komunave serbe në Kosovë, ka zëra që edhe shqiptarët e Malit të Zi duhet të krijojnë institucione paralele në qytet ku janë shumicë shqiptare, dhe te mos marin pjesë fare në jetën politike sllave në Mal të Zi.

Institucionet paralele nuk janë treguar si funkcionale askund në rruzullin tokësor. Por nëse është ajo çeshtje e kompromisit për një kohë atëher duhemi te jemi real. Kosova është bërë shtet i pavarur para disa viteve. Sot është e njohur nga shumë shtete, do të hyj shpejt ne UNESCO, do të fillojë të marrë pjesë në kampionate sportive… Pra koha punon për të. Nga ky aspekt duhet të lergohemi kerkesave maksimale dhe te shikojmë çka mundet të bëhet në realitet. Nuk mundet gjithmonë të jetë ashtu siç dom ne, por kryesorja që procesi te shkojë në drejtimin e duhur.

Zoti Abazi kohët e fundit është sensibilizuar çështja e përcaktimit të vijës së demarkacionit, pra e njohur si çështja e kufirit mes Kosovës e Malit të Zi, ku thuhet se Kosova humbet 8 mijë hektar. Si precipiton kjo çështje tek ju politikanët shqiptar në Mal të Zi kjo çështje?

Demarkacioni duhet te jetë pjesë e punës së komisioneve eksperte. Nuk mendoj që është mirë të bëjmë tensione lidhur me këtë çeshtje. Mali i Zi dhe Kosova deri tani kanë bashkpunim te mirë, dhe duhemi te vazhdojm ne këtë drejtim. Shpresoj se do të gjindet zgjidhja e cila do të pranohet nga të dyja palët. Nase jo, çdoherë ekzisten mundesia e procesimit para gjykatave ndërkombëtare. Personalisht mendoj se ska nevoj per këtë intervenim.

Madje kemi pasur edhe ngjarje të dhunshme në Parlamentin e Kosovës. Si deputet shqiptarë në Parlamentin e Malit të Zi si e shihni ju këtë çështje ? pra ajo nga këndëvështrimi i një deputeti në anën tjetër të kufirit

Nuk nuk jemi të kënaqur kur shohim që në Kosovë nuk funksionon jeta parlamentare apo kur ka dhunë ndërmjet deputetëve apo në rrugë. Apeloj tek të gjithë që ti kthehen dijalogut. E kuptoj se demokrcia ka mungesa të shumëta por vetem me dijalojg mundemi të ndërtojmë institucione të forta të cilat munden ti pergjigjen nevojave të qutetarëve.

Si mendoni ju përse nuk po arrin të unifikohet ende faktori politik shqiptarë ?

Sepse ne shqiptarët kemi dëshirë të jemi gjithë gjeneral. Ne 20 vitet e fundit shqiptarët u desubjektivizuan, dhe tani nuk lunjë rolin e rendësishëm ne jetën politike në Mal te Zi, fatkeqsisht. Pra duhet te punojmë në unifikim e subjekteve nacionale. Shoresoj që ne zgjedhjet parlamentare vitin e ardhshëm do të marrin pjesë të gjithë në një listë të përbashkët dhe pjemarrjen ne pushtet ta organizojnë me platform te qartë politike, e jo si deri më tani me plotsimin e interesave të ngushta partiake ose personale.

Së fundi nuk na nglet gjë tjetër përveçse në emër të lexuesve të gaezetes Bota sot, tju faleminderojmë dhe urojmë suksese!

Zoti Sina, Faleminderit Ju! dhe lexuesve tuaj Ju faleminderit për vëmendjen!.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat