SHBA / Zhvillohet seminari ”Perspektiva të mësimit të gjuhës shqipe në Diasporë”

Amerika

SHBA / Zhvillohet seminari ”Perspektiva të mësimit të gjuhës shqipe në Diasporë”

Nga: Marjana Bulku Më: 13 shtator 2020 Në ora: 14:49
Seminari ”Perspektiva të mësimit të gjuhës shqipe në Diasporë”

Seminari i tretë “Arritje dhe perspektiva të mësimit të gjuhës shqipe në Diasporë“ me organizatore dhe iniciuese Shkollën “Children of the eagle”, “Albanian American Dual Language and Culture” me themeluese dhe drejtuese Drita Gjongecaj, pati një pjesë marrje të madhe nga SHBA, Europa dhe Azia, prezantime punimesh shkencore, mesazhe të fuqishme, diskutime dhe dialogje mjaft efektive në paraditen e 12 shtatorit 2020.

Ky seminar, tashmë është shndërruar në një traditë ku mësues e studiues, shoqata, shkolla dhe individë shkëmbejnë përvoja e mendime duke pasuruar dhe zgjeruar njohuritë e të interesuarve rreth mësimit të gjuhës shqipe në Diasporë.

Drita Gjongecaj e çeli seminarin e tretë shkencor duke prezantuar dhe tri panelet mbi të cilat është konceptuar ky takim i radhës, ku dukshëm bie në sy interesimi në rritje për gjuhën dhe historinë tonë kombëtare, si tipare që ruajnë identitetin tonë në vendet ku jetojmë e ku jetojnë shqiptarët.

Image

Diplomati Mal Berisha, studiues dhe historian trajtoi disa momente nga shkollat shqipe në Londër dhe rolin që luajti ai si përfaqë sues i shtetit shqiptar në krye të Ambasadës Shqiptare në atje.

Faktet që renditi ambasador Berisha mbi përfshirjen e gjuhës shqipe ndër 400 gjuhët kryesore të botës, apo admirimin e Robert Elsit ndaj Shqipërisë sapo ai kishte rënë në kontakt me gjuhën shqipe, natyrshëm shërbyen si mesazhe nxitëse e frymëzuese për më shumë vë mendje e kujdesje ndaj gjuhë s dhe kulturë s tonë. Zoti Berisha solli rastin e versionit “Aoudiobooks.al” si një mundësi e re e dëgjimit të rreth 100 librave në gjuhën shqipe si një alternativë e re teknologjike që i afron shqiptarët me gjuhën shqipe. Mjaft emocionues ishin vargjet e Fishtës dhe Mjedës me të cilat ambasador Berisha mbylli fjalën e tij përshëndetëse.

Zoti Frank Shkreli, studiues dhe gazetar, ish drejtor i Zërit të Amerikës për Euro Azinë përshëndeti seminarin duke falenderuar organizatorët si dhe të gjithë protagonistët që po vazhdojnë përpjekjet e Martin Camajt dhe Ernest Koliqit mbi ruajtjen e gjuhës shqipe në emigrim si dhe zgjerimin e përdorimit të saj nga shqiptarët që jetojnë jashtë territoreve shqiptare. Ai i bëri thirrje përmes këtij seminari, përfaqë suesve të shteteve tona përmes Ambasadave respektive për më shumë suport dhe kontribute në përmbushje të misionit patriotik që ka në thelb ruajtjen e gjuhës dhe kulturës si shpirti i kombësisë.

Doktor Azeta Kola pjesë e panelit të punimeve shkencore solli një prezantim mjaft të thelluar mbi kulturën dhe lidhjet e saj me gjuhën. Propozimi i saj për shpalljen e gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare si pjesë e trashëgimnisë botërore, natyrisht që mbetet si një tezë interesante e këtij prezantimi.

Enela Shehu Markja nga Shkolla LAPSH Bavari bëri njē prezantim të larmishëm mbi rolin e toponimeve dhe vendosjes së emrave të tyre nga shqiptarët kryesisht atyre që u mungon atdheu, një lidhje kjo tipike, autentike shqiptare. Me shumë interes u ndoq prezantimi i saj rreth Valbonës, vendndodhjes, luginave, dhe vendeve pë rreth saj.

Dr. Arjeta Ferlushkaj trajtoi sfidat e bilingualizmit, roli i reduktuar i shkollës, familja dhe i tërë rrethi social që kushtëzon dhe favorizon të nxënit përmes kulturës.

Marjana Bulku mbylli prezantimet e panelit mbi tematika e faktorë që rrisin efektivitetin e mësimit të gjuhës shqipe në diasporë me temën “Rrjetëzimi i shkollave shqipe si mjet për intensifikimin e mësimit të gjuhës shqipe, kulturës dhe historisë tonë”

Paneli i specialistëve të arsimit u karakterizua nga larmia metodike, punime praktike e aplikacione mjaft tërheqëse për çdo grup-moshë.

Mësueset Holta Ahmataj, Arjana Kurti nga shkolla “Children of the eagle” përmes mjeshtërisë metodike paraqitën disa momente konkrete të punës me nxënësit e shkollës së tyre.

Mirjana Lukiç edhe pse e larguar nga atdheu 48 vjet më parë e ka ruajtur mrekullisht gjuhën shqipe dhe në prezantimin e vet shpjegon disa nga metodat dhe teknikat se si të bëhet e kuptueshme gjuha për fillestarët.

I larmishëm dhe interaktiv ishte prezantimi i Alban Bibës mbi mësimdhënien përmes teknologjisë.

Pjesë e seminarit të tretë shkencor u bë edhe qendra kulturore dhe shkolla “Vatra” Belgjikē me pjesë marrjen e Ahmet Gjanaj (ish deputet në parlamentin belg) dhe Ibrahim Dizdarit të cilët sollë n përvojat dhe arritjet e tyre të cilat u ndoqën me shumë Interes nga ndjekësit e shumtë virtualë.

Melazim Ukaj solli rastin e LAPSH-it si një përvojë që tashmë ka bërë histori suksesi në disa vende të Evropës dhe përmes këtij seminari vjen edhe në SHBA.

Bujar Gjoka nga shkolla Filadelfia, solli një informacion të larmishëm e të zgjeruar ilustrativ që u ndoq me interesim nga dëgjuesit.

Mësuesja Rudina Bani, përgjegjë se e departamentit të edukimit “Gjuha jonë”, në Filadelfia, trajtoi probleme e dha alternativa bazuar nga përvoja e saj e gjatë në mësimdhënie.

Nuk mungoi as prezenca e komunitetit të prindërve në këtë seminar, ishte Rodlind Purrini i cili tregoi interesin si prind, roli i të cilëve është shumë i madh në procesin e ruajtjes së gjuhës shqipe në Diasporë. Mësuese Gonxhja dha mjaft detaje nga puna e saj me fë mijë t që më sojnë gjuhën shqipe në Amerikë, vështirësitë dhe objektivat. Me emocione të veçanta u ndoq mësuese Valdete Cenallia e cila e sheh edukimin e gjuhë s si një cilësi e trashëguar nga ati i saj të cilin ajo e citoi me dashuri.

Seminari i tretë shkencor “Arritje e perspektiva të mësimit të gjuhës shqipe në Diasporë“ u mbyll me propozime e diskutime të shumta dhe të vlefshme jashtë paneleve të planifikuara në agjendë çka dëshmoi domosdoshmërinë e kësaj veprimtarie dhe padyshim suksesin e saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat