“Çmendet” Vuçiç nga shqiptarët e Amerikës

Amerika

“Çmendet” Vuçiç nga shqiptarët e Amerikës

Nga: Beqir Sina Më: 14 shtator 2020 Në ora: 18:46
Ilustrim

“New Yorku, është qyteti tyre, nuk po mendoj për godinën e Kombeve të Bashkuara, por për më shumë për lobistët shqiptar”, ka thënë Vuçiq

NEW YORK: Millosheviqi, nuk ishte i vetëm shembulli i Presidentit të Sërbisë, që iu trembej shqiptarëve të Amerikës, lobit shqiptar në Amerikë, se janë me të vërtetë njerëz që mbajnë lidhje të forta me Uashingtonin, Nju Jorkun, kongresin, senatin dhe Administraten amerikane., mbasi edhe Presidenti aktual Aleksadër Vuçiç, një vitë më parë në pjesëmarrjen e tij në New York, kur udhëheqësit botërorë do të mblidheshin  në Nju Jork, kur nis punimet Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, ai kishte deklaruar për shtypin serb se :“New Yorku, është qyteti tyre, nuk po mendoj për godinën e Kombeve të Bashkuara, por për më shumë për lobistët shqiptar”.

Mirëpo, frika, e Beogradit është se shqiptarët e Amerikës, jo vetëm kan influencë, por kan edhe një zë të fuqishëm në Amerikë, për Kosovën, lirinë e të drejtat e Shqipëtarve, në Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut, dhe Luginën e Preshevës. Si dhe çështjen e Çamërisë, këtë e kan treguar me dekada në SHBA, dhe veçanërisht në luftën për çlirimin e Kosovës dhe pavarësinë e saj.

Në Gjykatën për Krimet e Luftës në ish-Jugosllavi, Millosheviqi, duke hedhur poshtë përfundimin e prokurorëve se ai ka qenë forca kryesore pas luftërave në Ballkan, Millosheviq, ka argumentuar se konfliktet janë nxitur nga planet “neo-koloniale” te Perendimit, në bashkëpunim me “terroristët” Shqiptarë, siç e quante ai Ushtrinë Çlirimitare të Kosovës UÇK-ën.

Sllobodan Millosheviqi, në fjalën hyrese, në Tribunalin Ndërkombëtar për Krime të Luftës në Hagë, Holandë, akuzoi kryetarin e “Albanian American Civic League” ish kongresistin e Nju Jorkut, Joe DioGuardi,( dhe bashkëshorten e tij Shirli Cloyes -Dioguardi) si po nxiste shqiptarët kundra Serbisë, dhe se ai me shqiptarët e Amerikës, ishin me influencë e ndikim të madh në administratën amerikane, madje deri te Presidenti, senator dhe kongresistët miq të shqiptarëve, në SHBA.

Milosheviq në Tribunalin Ndërkombëtar për Krimet e Luftës në Ish-Jogosllavi, ka thënë: “Në përkrahje të separatistëve dhe terroristëve Shqipëtare në Kosovë, kryesisht të angazhuar kanë qenë imigrantët Shqiptarë në Evropën Perendimore dhe veçanërisht ata në Shtetet e Bashkuara, me në krye Dioguardin, lobin shqiptar në Amerikë.”

Ai ka thënë se pas gjithë kësaj ka qenë synimi për krijimin e një “Shqipërie të madhe”.

Millosheviqi, i cili u gjet i vdekur në qelinë e tij në Hagë më 11 mars 2006 disa muaj para se të përfundojë gjykimi i tij në Hagë, gjatë gjykimit u deklarojë prokurove të Hagës, duke i akuzuar shqiptarët e Amerikës, se po i shkatërrojnë Serbinë.

“Dormenët shqiptar po shkatërrojnë Serbinë, nga Amerika, ata janë të fuqishëm në lobimin e tyre për Kosovën”.

Ndërsa, po me të njëjta "akuza" kundrejt shqiptarve duket se ka qenë Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, vitin e kaluar i cili ka deklaruar për Radio Televizionin e Serbisë (RTS), se me zyrtarët amerikanë ka biseduar në lidhje me Kosovën, duke vlerësuar “se kjo është një temë e rëndë dhe e komplikuar për Shtetet e Bashkuara”.

Vuçiqi, ka shtuar se përfaqësuesit e Prishtinës, po luftojnë për çështje të veta dhe nga këndvështrimi i tyre.

“Njerëzit atje po bëjnë punën e vet, ata po luftojnë nga këndi i tyre, puna jonë ka qenë t’u tregojmë se po luftojmë për vendin tonë. Thelbi është se ata po investojnë shumë energji e përpjekje, New Yorku, është qyteti tyre, këtu nuk flas dhe nuk po mendoj për godinën e Kombeve të Bashkuara, por për më shumë për lobistët shqiptar”, ka thënë Vuçiq.

Siç është shprehur ai, një vit më parë  në Nju Jork, kur nis punimet Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, duke thënë se "Serbia, ngec sepse nuk “ka aq para”, por janë në zhvillim e sipër bisedimet me qëllim të tërheqjes së njohjeve të pavarësisë së Kosovës nga vende të ndryshme.

Sipas tij, SHBA janë më të hapur të dëgjojnë propozimet e palës serbe.

“Prishtina po e bën punën e vet, ne tonën, të shohim kush do t’ia dalë”, është shprehur Presidenti Vuçiç.

Vuçiq ka thënë për Televizionin serb “RTS”, në sisionin e kaluar se Perëndimi e konsideron të mbyllur çështjen e Kosovës.

“Situata është e vështirë. Serbët po mbahen, por do të jetë e vështirë për ne”, citohet të ketë thënë ai.

“Nuk jam i kënaqur. Kam pritur mirëkuptim më të madh jo vetëm për serbët në Kosovë, por edhe për Serbinë”, ka thënë Vuçiq nga Nju Jork-u, ku po qëndronte në së bashkume udhëheqësit botërorë  në Nju Jork, kur nis punimet Sesioni i 74të i Asamblesë së Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara,
 

“Gjatë po flasim për të ardhmen e Serbisë, lidhur me Kosovën dhe po përpiqemi të gjejmë një kompromis. Pala shqiptare është duke bërë punën e saj, sikurse edhe bashkësia ndërkombëtare, unë u përpoqa ta nxirrja Serbinë nga humnera në sipërfaqe, qoftë edhe nëse goditemi nga erërat e stuhisë. Nuk jam i kënaqur “, tha Vuçiq

Ai vuri në dukje se kishte shumë biseda të thella me njerëzit që vendosin për shumëçka.

“Duket se ata janë të vendosur në parimin e respektimit dhe ruajtjes së pavarësisë së Kosovës, gjë që është shumë e vështirë për ne”, ka pohuar presidenti serb.

“Më duket se vendet perëndimore nuk duan të flasin në asnjë mënyrë se kujt i takon territori i Kosovës. Ata e konsiderojnë këtë çështje të përfunduar”, ka thënë Vuçiq shtatorin e kalur në New York.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat