Oda Ekonomike Amerikë-Izrael në Çikago përshëndet njohjen e Kosovës nga Izraeli

Amerika

Oda Ekonomike Amerikë-Izrael në Çikago përshëndet njohjen e Kosovës nga Izraeli

Nga: Skënder Karaçica Më: 17 shtator 2020 Në ora: 17:42
Çikago

Oda Ekonomike Amerikë-Izrael në Çikago, përmes një letre dërguar opinionit dhe për miqtë shqiptarë ka përshëndetur njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Izraeli, thotë kryetari i këtij asociacioni  ekonomik, të biznesit dhe të fushës së investimeve,Scott Glickson.

Qysh nga viti 2015 ka nisë bashkëpunimi në mes SHSHA-së dhe Odës Ekonomike Amerikë-Izrael përmes afrimit të dokumentacionit arkivor-historik, ku hedhët dritë për pranimin dhe shpetimin e hebrenjve të ndjekur nga regjimi Nazi-fashist gjatë Luftës së Dytë Botërore në Kosovë dhe Shqipëri.

Prej atëherë nis njohja dhe afrimi i dy popujve shqiptar e hebrejë, ndonëse me një histori të njëjtë të katrahurës së rëndë nëpër rrjedhat historike të kohës.

Në shenjë nderimi për popullin shqiptar, Daniel Shure dhe bordi i drejtorëve të OEAI-së me seli në Çikago pati organizuar konferencën ekonomike për investime në ekonominë e shtetit të ri të Kosovës,ku përmes projekteve të afruara të qeverisë dhe atëherë të prirë nga ish-kryetarja Atifete Jahjaga ato u bënë pjesë e aktivitetit të këtij asociacioni të rëndësishëm për të ndihmuar në kohën e duhur ekonominë e Kosovës.Një pritje madhështore iu bë edhe presidentit të Shqipërisë Bujar Nishani.

Në letrën e biznismenëve amerikanë dhe hebrejë thuhet se me njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Izraeli dhe hapja e ambasadave në Prishtinë dhe Jerusalem,do të përafrohen edhe më shumë dy popujt miq shqiptaro-hebrenj dhe zgjerimi i bashkëpunimit Kosovë-Izrael, që, sipas fjalës së kryeminsitrit Natanjahu do të jemi bashkë edhe më të fortë.

Miku i shqiptarëve Daniel Shure është ,,Ambasador Nderi,,i Shqipërisë dhe qysh nga njohja e historisë së popullit shqiptar dhe orët e pranisë  e të shpetimit nga Nazi-fashizimi  në Kosovë e Shqipëri,ai tashmë në nderim të popullit mik shqiptar e thotë shpeshherë ,,Jam edhe shqiptar,,! Ndërsa në fund të kësaj letre kryetari i Odës Ekonomike Amerikë-Izrael,Scott Clickson thekson se me njohjen e pavarësisë së Kosovës nga shteti i Izraelit do të hapet një epokë e re e përafrimit dhe e bashkëpunimit shqiptaro-hebrejë në fushat e bashkëpunimit ekonomik dhe të investimeve,ndonëse jemi në dijeni për  pasuritë njerëzore dhe tokësore (xehe të shumta) që ka shteti i Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat