Frank Pallotta, kandidati republikan i Kongresit merr një mbështetje nga komunitetit shqiptar në New Jersey

Amerika

Frank Pallotta, kandidati republikan i Kongresit merr një mbështetje nga komunitetit shqiptar në New Jersey

Beqir Sina – New York Nga Beqir Sina – New York Më 23 shtator 2020 Në ora: 17:29

RAMSEY, NJ - Frank Pallotta, kandidati republikan i Kongresit në Rrethin e 5-të të New Jersey, dje ka marrë një mbështetje, edhe nga komuniteti shqiptar në zonën e tij, elektorale, në një takim për ngritjen e fondeve financiare të fushatës së tij për në Kongres, zgjedhjet e 3 Nëntorit.

Takimi u organizua nga aktivisti i njohur i komunitetit, dhe, njëhereshit banor në Rrethin e 5-të të New Jersey, showman Arben D. Krasniqi, në lokalin e tij “Momento Restaurant” - (374 Morsetown Road West Milford, NJ 07480).

Në këtë takim për ngritjen e fondeve financiare të fushatës, së kandidatit republican Frank Pallota, nikoqiri, Benny Krasniqi, ftoi një numër veprimtarësh të komunitetit shqiptar, nga zona e Tri-Shtetshit, përfshirë edhe një grup ish luftëtarësh të Batalionit Atlantiku, me komnadat Gani Shehun.

Image
Frank Pallotta, kandidati republikan i Kongresit merr një mbështetje nga komunitetit shqiptar në New Jersey

Mikpritësi, zoti Krasnqi, në emër të familjes dhe në emër të pjesëmarrësve, mbasi i urojë fat për zgjedhjet e 3 Nëntorit, kandidatit republikan i Kongresit në Rrethin e 5-të, New Jersey, Frank Pallotta, tha se “ai do të ketë jo vetëm mbështetjen financiare të shqiptareve, në New Jersey, e rreth tij, por do të ketë të “Besës” së shqiptarit, edhe votën e tyre. Me besimin se kongresisti i ardhshëm do të jetë, një zë i fuqishëm i shqiptareve në Kongresin Amerikan”.

Uk Lushi, i cili ishte pjesëmarrës dhe kontribuues në këtë takim fond-mbledhës, së bashku me disa nga ish bashkëluftëtarët e Batalionit Atlantiku, në llogarinë e tij në Facebook, shkruajti : Gjithnjë në angazhime për miq të rinj të shqiptarëve në SHBA dhe Kongresin Amerikan. Sonte në West Milford, në konakun e Arben D. Krasniqit, bashkë me bashkëluftëtarë dhe aktivistë të komunitetit mblodhëm fonde për kandidatin republikan në Distriktin 5 të shtetit New Jersey, Frank Pallotta.

Image
Frank Pallotta, kandidati republikan i Kongresit merr një mbështetje nga komunitetit shqiptar në New Jersey

Frank Pallotta, thotë ai do të jetë një mbështetës i Kosovës dhe shqiptarëve kur të shkojë në Washington DC. është shprehur Lushi.

“Faleminderit komunitetit shqiptar, për kontributin tuaj. Ky është një kontribut i madh për vendosur lidhjen tonë, që në të ardhmen, duke fituar zgjedhjet më 3 Nëntor, unë kam për të përcjellur zërin tuaj në Kongresin amerikan”, tha Pallotta, i cili simbas asaj që është bërë zakon u fotografua me pjesëmarrësit, duke bërë me dy pëllumbat e dorës, Shqiponjën me Dy Krena.

Image
Frank Pallotta, kandidati republikan i Kongresit merr një mbështetje nga komunitetit shqiptar në New Jersey

Frank Pallotta, kandidati republikan i Kongresit në Rrethin e 5-të të New Jersey

Pallotta, fitoi nominimin e GOP në NJ- Qarku 5-të, dhe do të përballet në 3 Nëntor me demokratin Gottheimer në zgjedhjet e përgjithshme.

Ish-bankieri i investimeve Frank Pallotta mundi sfiduesit e tij në një zgjedhje republikane në Rrethin e Pestë të Kongresit të New Jersey, duke marrë besimin e republikaneve në fitoren e tyre në Qarku 5-të, në New Jersey.

Një fitore Republikane në zgjedhjet e përgjithshme do të nënkuptojë një kthim në të kuqen GOP për hartën elektorale republikane, dhe një mik dhe zë i shqiptarëve në Capitol Hill.

Duhet theksuar se kur u zgjodh Kongresisti Demokrat Josh Gottheimer, ai mundi Kongresistin Scott Garrett, një Republikan që përfaqësoi Qarkun 5-të, në New Jersey me shtatë mandate.

Humbja erdhi sipas analistëve të këtyre votimeve pas zgjedhjeve afatmesme të vitit 2010, rrethi i 5të, i cili u ri-kompozua për të përfshirë sektorë më të prirur ndaj Demokratëve të Qarkut Bergen.

Image
Frank Pallotta, kandidati republikan i Kongresit merr një mbështetje nga komunitetit shqiptar në New Jersey

Një qark ky që përfshin tre pjesë të qarqeve Warren, Sussex dhe Passaic, kantone këto ku aktualisht jeton një numër i madh i komunitetit shqiptar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat