Në stilin e lojës: Kush zgjohet më herët në mëngjes! Pse Elmi Berisha po e keqpërdor derën e “Vatrës”?

Amerika

Në stilin e lojës: Kush zgjohet më herët në mëngjes! Pse Elmi Berisha po e keqpërdor derën e “Vatrës”?

Nga: Skënder Karaçica Më: 7 tetor 2020 Në ora: 17:36
Skënder Karaçica

Kohëve të fundit po dalin disa persona të diasporës shqiptare në Amerikë dhe në stilin e lojës:Kush zgjohet më herët në mëngjes dhe po vrapojnë pas kapuçit të madh dhe në vetën e parë,,Unë kam bërë e kam punuar për çështjen shqiptare,,(siç!)dhe vrap tek titujt dhe mirënjohjet...(siç!).

Kjo që po ndodhë është për të ardhur keq!Figurën e Elmi Berishës në Nju Jork dhe në përgjithësi pakkush e njeh në rrethet e diasporës shqiptare në Amerikë!Ky njeri është veçse një veprimtar i thjeshtë që nuk ka bërë asgjë më shumë se sa të tjerët në rrethet e diasporës shqiptare në Amerikë.

Kjo që po ndodhë me Elmi Berishën është për të ardhur keq. Pse kaq shumë yryshet e tij për ,,karrierë politike,,(siç!)kur dihet se në Amerikë ka me dhjetëra e qindra burra e gra shqiptarë nga trojet tona etnike,që kanë bërë shumë për çështjen kombëtare dhe për pjesën më të dhimbshme të atdheut për Kosovën dhe zërin e saj të kryengritjeve kundër regjimeve antishqiptare të Serbisë. Kur i doli ,,hise,, Elmi Berishës përmes ,,Vatrës,, si emblema jonë kombëtare në Amerikë,që të marrë udhë si i pari i saj dhe yryshet e tij për të grabitur sa më shumë tituj dhe mirënjohje që,dorën në zemër nuk ka bërë asgjë më shumë se sa të tjerët. Madje, ky veprimtar i thjeshtë që si biznes e kishte një piceri në Nju Jork dhe për shkallën e tij profesionale ,,shkencore,,as që mund të bëhet fjalë,universiteti ,,Laurasi,,në Vlorë i akordon titullin,,Honoris Causa,, (siç!)dhe përzgjidhet si ligjërues i këtij tempulli të dijes (siç!).

Kjo është e tepërt për Elmi Beishën!Ky njeri po e theksojmë sërish tash sa kohë po vrapon pas kapuçit të madh dhe nuk është larg koha kur ky veprimtar i thjeshtë vraponte pas zgjedhjeve komunale në Kosovë dhe kishte për synim që të bëhej kryetar i qytetit të Pejës(siç!).Ndërkaq nuk dihet se si erdhi në derën e ,,VATRËS,,dhe posa e hapi derën e saj historike kombëtare me seli në Nju Jork e ,,shpaloi platformën,,për të marrë udhën e karrierës së tij personale e më pak për të mos thënë fare për ndonjë ,,projekt,,kombëtar...!Kjo po shihet nga të gjitha anët se Elmi Berisha ua ka zënë udhën të tjerëve që kanë bërë shumë dhe më shumë se ai në krah të çështjes shqiptare në Ballkan dhe për lirinë e Kosovës.

Elmi Berisha me suitën e tij nga dera e ,,VATRËS,,ia kanë humbur dhe e kanë lënë në ,,harresë,,tërë veprimtarinë tridhjetëvjeçare të LQSHA-së Joe DioGuardi,i cili në detyrën e tij si kongresmenë dhe më vonë si i vetmi njeri lobues i çështjes shqiptare i doli ballë makinerisë fashiste të Serbisë me kryekriminelin S.Millosheviq përmes Kongresit dhe dhe Senatit amerikanë në Uashington. Arbëreshi e jo Elmi Berisha e as ,,VATRA,,nuk patën mundësinë që të shkojnë deri në Gjykatën Ndërkombëtare në Hagë që të ballafaqohen me kryekriminelin e Serbisë S.Millosheviq.

Pse Elmi Berisha po e keqpërdor angazhimet e qindra burrave dhe grave shqiptare dhe LQSHA-së dhe tashti del sheshit e rrah gjoksin si pari dhe i mbrami në aktivitetet kombëtare në Amerikë. Pse ky njeri dhe disa të tjerë që po vrapojnë pas kapuçit të madh nuk e panë asnjëherë të udhës dhe në nderim të aktivitetit të arbëreshit Joe DioGuardi të thonë një fjalë të vetme:Një Mirënjohje për JOE DIOGUARDIN!

Për fund në këtë (në vend të reagimit)po theksojmë se Elmi Berisha e ka zënë vendin e huaj tek ,,VATRA,,dhe nuk dihet as sot se si erdhi tek dera e saj dhe, te vona e shihni sa shpejt na u bë ,,figurë e madhe,,(siç!),ndonëse ai ishte dhe është veçse një veprimtar i thjeshtë i diasporës shqiptare në Amerikë!

Elmi Berisha zbrit në tokë dhe mendo pak se me sjelljet për ,,karrierë politike,,në derën e ,,VATRËS,,nuk e keni të gjatë as udhën e synimet tuaja,që,në emrin e saj dhe tek dera e saj historike nuk keni (hise)për të zënë hapësirën shqiptare...!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat