Ish-Guvernatori i New Jersey, Chris Christie u lëshua nga spitali të Shtunën në mëngjes, një javë pasi u diagnostikua me COVID-19

Amerika

Ish-Guvernatori i New Jersey, Chris Christie u lëshua nga spitali të Shtunën në mëngjes, një javë pasi u diagnostikua me COVID-19

Nga: Beqir Sina Më: 10 tetor 2020 Në ora: 17:23
Christ Christie dhe Beqir Sina

WASHINGTON DC : “Dua të falënderoj mjekët dhe infermierët e jashtëzakonshëm që u kujdesën për mua javën e fundit," shkroi Christ Christie në Twitter.

Po ashtu ai shkruan në Twitter : "Faleminderit familjes dhe miqve të mi për lutjet e tyre. Unë do të kem më shumë për të thënë për gjithë këtë javën e ardhshme."

Christie doli pozitive për koronavirusin më 3 tetor, vetëm dy ditë pasi Presidenti Trump dhe zonja e parë Melania Trump dolën pozitive për virusin.

Image


Media amerikane shkruan sot se “Ndërsa, ai përjetoi vetëm simptoma të lehta, Christie u trajtua vet në Qendrën Mjekësore Morristown në New Jersey , duke marr shërbimin mjekësor si një "masë paraprake" për shkak të historisë së tij të astmës, shkruan shtypi amerikan.

Gjurmimi i testit pozitiv për Këshilltarin e jashtëm të Presidentit Trump, Christ Christie, thuhet se ishte në Shtëpinë e Bardhë, dy javë më parë , ku ai mori pjesë në ceremonin në Rose Garden ku Trump po emëronte gjyqtaren Amy Coney Barrett në Gjykatën e Lartë.

Në këtë ceremoni në “Kopshtin e Trandafilave” në Shtëpinë e Bardhë, me ish-guvernatorin e New Jersey Christie, ishin zyrtart të lart të Administratës dhe bashkëpuntor të ngushtë me disa të pranishëm të tjerë të gjithë pothuajse pa maskë.

Ish-guvernatori i New Jersey, gjithashtu bashkëveproi ngushtë me presidentin për të ndihmuar në përgatitjen e tij për debatin e parë presidencial. Në atë grup përfshiheshin dhe ish-këshilltarët e Shtëpisë së Bardhë Kellyanne Conway dhe Hope Hicks, dhe që të dy kanë rezultuar pozitivë për virusin.

Christie tha se ekipi i njerëzve të ngusht të presidentit nuk kishte maska ​​dhe se askush nuk shfaqte simptoma në atë moment.

Ndërkohë, shumë njerëz në atë ceremoni kanë provuar pozitivisht për koronavirusin, duke përfshirë Conway, Hicks, sekretaren e shtypit Kellyanne Conway dhe ndihmësin e lartë Stephen Miller, shkruan ndër të tjera shtypi në SHBA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat