Rustem Gecaj dhe Harry Bajraktari, drekuan te “Çka ka Qellue” në Manhattan

Amerika

Rustem Gecaj dhe Harry Bajraktari, drekuan te “Çka ka Qellue” në Manhattan

Nga: Elmir Siqeca Më: 13 tetor 2020 Në ora: 07:22
Harry Bajraktari

Dy veprimtar të njohur të komunitetit shqiptar në New York, Rrustem Gecaj dhe Harry Bajraktari,  kan drekuar sot duke u pritur nga pronari dhe themeluesi i restornateve "Çka ka Qellue", Ramiz Kukaj.

" Ishte kënaqësi e veçantë, që isha në vizitë në Restaurantin e sapo hapur në Manhattan New York, "Çka Ka Qellu". Ku Ramiz Kukaj, me stafin e tij, na bën krenar me punën dhe dedikimin e tij, të gjithë ne shqiptarve në metropolin e botës" shkruan veprimtari dhe bisnesmeni i suksesshem Harry Bajraktari, në llogarinë e tij në Facebook.

Ndërkohë, me këtë rast Bajraktari, dhe Gecaj, duke i shprehur shumë urime dhe suksese, pronarit dhe themeluesit të "Çka Ka Qellu", Ramiz Kukaj, ja kan rekomanduar këtë lokal të gjithëve, miqve dhe rrethit të tyre familjar, përfshirë dhe komunitetit në një vizitë në këtë restaurant.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat