Dalin fotot e reja të bosit shqiptar të kokainës në Amerikën Latine

Amerika

Dalin fotot e reja të bosit shqiptar të kokainës në Amerikën Latine

Më: 14 tetor 2020 Në ora: 11:36
Dritan Rexhepi

Dalin të tjera foto të shqiptarit Grazoz Dritan Rexhepi, 40-vjeçarit që po vuan dënimin në burgun e Kuitos në Ekuador.

Imazhet janë publikuar nga INTERPOL, ku ai përshkruhet si person me rrezikshmëri të lartë, pasi  ka kryer në bashkëpunim vrasje me paramendim, plagosje të rëndë me dashje, armë dhe municione luftarake, falsifikim vulash, dokumentesh pasaportash, rrëmbim dhe mbajtja peng e një personi për trafik droge.

Rexhepi akuzohet se është kreu i një grupi të fuqishëm të trafikut ndërkombëtar të drogës nga Amerika Latine në Europë dhe për këtë arsye po vuan dënimin në Ekuador.

Mësohet se Rexhepi ishte ai që siguronte kokainën në Ekuador, e cila ilegalisht kalonte në Evropë, e më pas shpërndahej nga karteli i Eldi Dizdarit.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat