Votoni për kongresistin Max Rose!

Amerika

Votoni për kongresistin Max Rose!

Më: 27 tetor 2020 Në ora: 17:58
Max Rose, Nicole Malliotakis

New York: Shqiptarët në Staten Island duhet të votojnë për Max Rose, një veteran i ushtrisë amerikane dhe mik i shqiptarëve, jo për greko-amerikane Nicole Malliotakis.

Jo se është greke me G të madhe, por se për gati një dekade si asambliste nuk bëri asgjë për zonën e saj, se e kishte kokën shumë të madhe për Asamblenë e New York-ut.

Një herë kandidoi për kryetare bashkie, pastaj për Kongres, e përzunë nga gara për këshill bashkiak e guvernatore. Çdo gjë vetëm qe te ikte nga zona e vetme qe e zgjodhi diku.

Kur iku më në fund, u sigurua të linte një nipçe greko-amerikan në vendin e saj, se punët nga nahija jonë i bëjmë me fis.

Është greke kur takon republikanë, hispanike kur takon demokratë. Pretendon se mbështet policinë, por në fakt provokon ekstremizëm se nuk i intereson siguria e rendit dhe e policisë. Vetëm nëse ka rrëmuja e dhunë ka vend për retorikën e saj politike.

Max Rose është i ri me moshë, i vjetër për nga mençuria e vetëpërmbajtja. Në këtë klimë të çakërdisur politike, ku të gjithë janë shenjtorë e kundërshtarët djaj, Max Rose është një rast i rrallë i arsyes dhe pragmatizmit që ka qenë traditë e politikës amerikane. Ka shërbyer në ushtri, në Afganistan, ka hyrë në politikë për idealizëm. Urrehet nga e majta radikale po aq shumë sa nga e djathta e skajshme.

Ka shumë miq mes shqiptarëve dhe do të jetë zëri ynë në Kongres. Votoni për të, pavarësisht nëse jeni demokratë apo republikanë. Malliotakis mbase voton për Presidente të Amerikës herën tjetër. Është tepër "e madhe" për Staten Island gjithsesi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat