Kush e mbolli farën e ndarjes së Vatrës?

Amerika

Kush e mbolli farën e ndarjes së Vatrës?

Nga: Dr. Mithat Gashi Më: 31 tetor 2020 Në ora: 17:03
Dr. Mithat Gashi

Çfarë i shtyu vatranët për të krijue Komisionin 5 Tetor 2020?

Janë shum faktorë që ndikuen në krijimin e Komisionit Vatra. Po përmendim vetëm disa:

1) Vendimet e Kryesisë pa konsultë dhe aprovim nga Këshilli Drejtues: Si u morën vendimet e Kryesisë gjatë këtyne dy vjetëve të fundit? Këshilli Drejtues asht organi vendim-marrës ma i naltë mbas Kuvendit. Këshilli Drejtues gjatë dy vjetëve e gjysë asht mbledhë vetëm dy herë. Kanunorja e Vatrës kërkon që Keshilli të mblidhet gjashtë herë në vit dhe amandamentet e kanë katër herë në vit.

2) Vatra duhej të kishte Kuvend Pune në vitin 2018. Kuvendi i punës do të kishte delegatët të cilët do të propozonin dhe do t’merrnin vendime për planet njivjeçare të Vatrës. Kryesia do të vepronte simbas planeve dhe udhezimeve të Kuvendit. Pse nuk u thirr Kuvendi i Punës? Kryesia vendosi të punoje në krye të vet, pa u konsultue, dhe pa marrë aprovimin e antarëve të saj.

3) Pse nuk u thirr Kuvendi zgjedhor në 2019? Tue mos thirrë Kuvendin në 2019, Kryesia lejoi skadimin e mandatit të saj, dhe ndikoi që vatranët të krijojne Komisionin 5 Tetor 2019.

4) Kryesia nuk i denoi shkeljet e Kuvendit të 2017. Në atë Kuvend, kredencialet e delegatëve nuk u verifikuen me korrektësi. Disa kryetarë degësh i ngritën antarësitë e degëve të tyne në minutën e fundit për të shtue numrin e delegatëve. Ende sot nuk dihen të gjith emnat e 73 delegatëve që morën pjesë në ktë Kuvend. Ma vonë u muer vesh që kishte delegatë të cilët ishin antarësue në Vater para nji viti, dhe kishte delegatë që kishin emigrue ne SHBA para 8 muejsh. Simbas Kanunorës, delegati duhet të jetë të paktën dy vjet anëtar i Vatrës.

Për hirë të harmonizimit dhe të mirëvajtjes së Vatrës, Kryesia e kishte obligim që t’distancohej nga këto shkelje.

5) Kryesia dhe Keshilli Drejtues nuk u aprovuen nga Kuvendi.

Pikat 1, 2, dhe 3 janë të mjaftueshme për ta ba Komisionin 5 Tetor 2019 të ligjshëm. Antarët e Vatrës kanë të drejtë me u aktivizue kur diçka asht e padrejtë. Tue u bazue ne konceptin e të drejtave naturale, njerëzit nuk kanë qendrue duerkryq. Jane aktivizue. Po t’i hedhim nji sy Deklaratës së Pavarësisë së Amerikes, do të shohim që Thomas Jefferson, përpiluesi e kësaj deklarate, i influencuem kryesisht nga filozofi anglez, John Locke, një pjesen e të drejtave natyrore të njerëzve dhe marrëdhëniet me qeverinë, thekson që asht detyre e njerezve që ta ndryshojë ose shfuqizojë nji qeveri, dhe të krijojë një qeveri të re, kur ajo nuk i mbron të drejtat e popullit qe ka premtue me qeverisë. Mandej, neni 18 i Kanunores ban fjale per thirrjen e mbledhjes se Komisionit (Keshillit Drejtues) dhe Amendment 11-e ban fjale per zavendsimin e kryetarit. Autorët e Kanunores i kanë pasë parasyshë këto parime kur e kanë hartue nenin 18 të saj, që ban fjale per të drejtën e katër antarëve me kërkue thirrjen për nji mbledhje ekstraordinare.

Ç’ndodhi pas krijimit të Komisionit Vatra?

Antarët e Komisionit Vatra me daten 6 tetor 2019 i drejtuen nji letër Kryesisë dhe i kërkuen takim. Teksti i letrës ishte: “Me date 5 tetor 2019 në Bronx, New York City, një grup vatranësh nga Këshilli Drejtues i VATRES, nga Keshilli i të urteve dhe kryetare degësh të VATRES u mblodh dhe krijuan një Komision që kërkon takimin me Kryesinë e Vatrës me datë 20 tetor në ora 11:00 AM në selinë e Vatrës. Ju lutemi konfirmoni takimin me 14 Tetor 2019.” Kreysia nuk pranoi takim. Komisioni deklaroi daten e Kuvendit me 25 prill 2020 në New York, dhe që antarët e ketij Komisioni do të merren me pregatitjen e Kuvendit.

Vendimi i Kryesisë me 11 dhjetor 2019 mbolli faren e ndamjes së Vatrës

Pak kohë mbasi Komisioni caktoi datën që Kuvendi do të mbahet me 25 prill 2020, me 11 dhjetor 2019, Kryesia deklaroi që do të bahet Kuvendi me 19 janar 2020 në Michigan. Pra Kryesia:

1) Nuk organizoi Kuvend Pune ne 2018;

2) Nuk mblodhi Keshillin Drejtues kater here ne vit;

3) Nuk bani Kuven ne 2019;

4) Nuk pranoi te ulet dhe të bisedojë me Komisionin qe vatranët krijuen me 5 tetor, dhe

5) Caktoi nje datë tjetër për Kuvend. Vendimi ne piken 5 asht praktikisht akt drejt krijimit të dy Vatrave, tue zyrtaruzue keshtu përçamjen e fillueme qyshë në kuvendin e 2017ës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat