Vatra dënon me forcë aktin terrorist në Vjenë

Amerika

Vatra dënon me forcë aktin terrorist në Vjenë

Më: 4 nëntor 2020 Në ora: 07:10
Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA

Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA shpreh indinjatën e saj të thellë për aktin terrorist që ndodhi në Vjenë Austri më date 2 Nëntor 2020 ku humbën jetën 5 persona dhe plagosen 22 të tjërë. Mes atyre që humbën jetën në këtë akt terrorist ishte dhe një 20 vjecar shqiptar nga Struga në Maqedonine e Veriut. Tre pjesëtarë të forcave të policisë austriake që ju përgjigjën këtij sulmi terrorist ishin më origjinë shqiptare, përfshi këtu dhe Doruntina Miroci, mbesa e ambasadorit të Kosovës në Gjermani.

Dhimbja jonë bëhet dhe më tronditëse duke ditur se autori i kësaj tragjedie është nje 20 vjecar nga Austria nga qytetit St. Poeten, 33 milje ne perëndim te Vjenës prindërit e te cilet jane shqiptarë nga Maqedonia Veriore

Vatranët shprehin ngushëllimet më të thella familjarëve të viktimave dhe, në mënyrën më të ashpër, e denojnë këtë akt mjeran duke e konsideruar si një krim antinjerëzor, që cënon vlerat dhe traditat e popullit shqiptar.

Kombi shqiptar është gjithnjë mirënjohës Austrisë dhe popullit austriak për rolin e madh që luajti në njohjen dhe mbrojtjen e pavarsisë së Shqipërisë me 1912. Në vleresojmë deklarimet e Kancelarit austriak Sebastian Kurz i cili thekson se: Kjo nuk është një luftë mes kristianëve dhe myslymaneve apo një luftë mes austriakëve dhë emigrantëve, kjo është një lufte mes civilizimit dhe barbarizmit.

VATRA u bën thirje gjithë familjeve shqiptare ti kushtojnë kujdes edukimit të fëmijëve dhe rolin që luajnë mediat sociale në zhvillimin e tyre, që të mos bien pre e grupeve esktremiste dhe radikale duke dëmtuar kështu harmoninë fetare dhe imazhin e kombit shqiptar në botë.

Kryetari i VATRES

Z. Ahmet Xhafo

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat