Pas një analize të Prof. Dr. Mehdi Hysenit, akademik

Amerika

Pas një analize të Prof. Dr. Mehdi Hysenit, akademik

Nga: Prof. Dr. Eshref Ymeri Më: 13 nëntor 2020 Në ora: 22:42
Prof. Dr. Eshref Ymeri

Në faqen e internetit të gazetës “Bota Sot” të ditës së sotme, lexova analizën e Prof.dr. Mehdi Hesenit, me titull “Deklarata për luftë e A. Vuçiçit është kopje e deklaratës së Tomislav Nikoliçit (2012)!”.

I dashur Profesor Mehdiu.

Vuçiçi, si simbol i natyrës agresive serbe, deklarohet për luftë me Kosovën sepse ai, si serb që është, popullin shqiptar të Kosovës nuk e urren, përkundrazi, e përbuz, sepse përbuzja është poshtërim, kurse urrejtja është respekt. Pra, Serbia, tradicionalisht, jo vetëm shqiptarët e Kosovës, por mbarë kombin shqiptar, e ka pasë përbuzur dhe vazhdon ta përbuzë me neveri. Sepse një popull, një komb, i cili, që kryeherazi, nuk ka qenë dhe vazhdon të mos jetë i aftë të mbrojë trojet e veta etnike, meriton vetëm neveri, vetëm përbuzje, kurrsesi nuk meriton urrejtje.

Vuçiçi deklarohet për luftë me Kosovën, sepse dy partitë tradhtare, partia demokratike e agjentit Thaçi dhe lidhja demokratike e argatit të Beogradit Isa Mustafa, janë dy partitë kryesore, të cilat kanë mbështetjen e gati më shumë se gjysmës së votuesve të popullit shqiptar të Kosovës. Këto dy parti-prostituta nuk e ngritën kurrë zërin për dënimin e krimeve dhe, përgjithësisht, të gjenocidit serb në Kosovë, nuk kërkuan ngritjen e padisë kundër Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe kompensimin e të gjitha krimeve dhe të shkatërrimeve që Serbia kreu në Kosovë, e megjithatë mumjepopulli i ka mbështetur dhe vazhdon t’i mbështetë në përqindje kaq të lartë.

Vuçiçi deklarohet për luftë me Kosovën, sepse ai është i bindur se Veriun e Mitrovicës e ka dhe vazhdon ta ketë faktikisht pjesë të Serbisë. Republika Serbska në Veriun e Mitrovicës, faktikisht, është e shkëputur nga Kosova, përderisa atje serbët sillen si në një stan pa zot. Roli i dy partive-prostituta është i jashtëzakonshëm për lënien e Veriut të Mitrovicës nën mbretërimin e Serbisë. Kosova mund të bëhej shtet i pavarur (se, konkretisht, i pavarur nuk është ende) vetën nëse do ta vinte nën kontroll të plotë Veriun e Mitrovicës, duke përzënë burrërisht prej andej ose duke burgosur të gjithë paramilitarët serbë që veprojnë atje, duke i rikthyer në banesat e tyre në Veriun e Mitrovicës 14 500 banorët shqiptarë, të cilët i largoi prej andej tradhtari Thaçi, në bashkëpunim të ngushtë me Kadri Veselin, dhe duke u deklaruar publikisht banorëve serbë të asaj zone: “ose pranoni administrimin e shtetit të Kosovës, ose largohuni për në Serbi, rrugë të mesme nuk ka”. Unë dyshoj që në Prishtinë mund të dalin në skenë asi burrash me dinjitet kombëtar që të vendosin kontrollin e plotë mbi Veriun e Mitrovicës dhe Serbisë t’i tregojnë vendin siç e meriton, duke i deklaruar me zë të lartë: “pija lëngun nenit të paçavurekushtetutës tënde, në të cilin thuhet se Kosova është pjesë e Serbisë”.

Vuçiçi deklarohet për luftë me Kosovën, sepse bashkëpunimi i ngushtë tradhtarë i dy partive-prostituta për rrëzimin e qeverisë Kurti, ishte shërbimi më i madh që i bëhej Serbisë, e cila u bind përfundimisht se Kosova nuk gëzon pavarësi faktike, se ato dy parti-prostituta janë kolona e pestë e Beogradit dhe shpresa e ngrohtë e kishës shoviniste serbe për vënien në jetë të parashikimit të kryeshovinistit Irinej. Ju deklaroni se në rast se Serbia fillon luftën, Kosova gëzon “mbrojtjen e hekurt të Amerikës”. Por Amerika udhëhiqet nga parimi “mbro veten të të mbroj unë”. Duhet të jeni i bindur, Profesor i nderuar, se Veriun e Mitrovicës nuk do ta kthejë kurrë Amerika nën edministrimin e Kosovë, nëse nuk e kthen përfundimisht vetë shteti i Kosovës nëpërmjet policisë së shteti dhe forcave të armatosura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat