Si u ekzekutua shqiptari në Brazil, autori iu afrua Ilir Zelkës teksa pinte kafenë e mëngjesit

Amerika

Si u ekzekutua shqiptari në Brazil, autori iu afrua Ilir Zelkës teksa pinte kafenë e mëngjesit

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 08:12
Pamje nga video

Mediat braziliane kanë ndërtuar skemën 3D të ekzekutimit të shqiptarit Ilir Zelka, ngjarje e ndodhure mëngjesin e ditës së kaluar. Siç shihet edhe në kronikën e mëposhtme, sipas skemës së ndërtuar nga mediat vendase në San Paolo, një person me motor, me kokore në kokë, afrohet pranë lokalit, ku ishte Zelka.

Sapo sheh 47-vjeçarin e ulur në karrige, ai nxjerr armën dhe qëllon katër herë në drejtim të tij, duke e lënë të vdekur. Më pas, braktis motorin dhe largohet nga vendi i ngjarjes. Kamerat e sigurisë kanë filmuar gjithçka, por për shkak të kokores që autori kishte në kokë, do të jetë shumë e vështirë që të identifikohet.

Lagjia ku u vra shqiptari, është një nga më të psurat në qytet. Për më shumë se dy javësh, ai ishte akomoduar në një hotel luksoz në atë lagje. Administratorja e lokalit ku u vra Zelka, sipas gazetares Giovanna Risardo ka rrëfyer se viktima në të njëjtën orë, çdo ditë pinte kafenë e mëngjesit.

Por këtë herë, ishte e fundit për të. Shqiptari Ilir Zelka ka qenë pronar i një biznesi në Çeki, por edhe pse që prej datës 9 mars kishte hequr dorë si ortak, kompania mban ende emrin e tij. Kjo ngjarje është e mbuluar me mister. Viktima nuk është i njohur në fushën e krimit, ose të paktën deri më tani, ende nuk është zbardhur diçka e ‘errët’ për të shkuarën e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat