Me “Borëbardhën” nga Parisi , Kaltrina Mehmeti, debutonë shumë shpejtë në tregun muzikor

Amerika

Me “Borëbardhën” nga Parisi , Kaltrina Mehmeti, debutonë shumë shpejtë në tregun muzikor

Nga: Beqir SINA - New York Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 09:26
Kaltrina Mehmeti

Këngëtarja e re shqiptare Kaltrina Mehmeti - ka debutuar këtë fund-javë, suksesshëm me një interpretim të këngës “Borëbardha”. Këtë këngë ajo e ka sjell në bashkëpunim me ERZON, e shumë hiteve shqiptare, duke bër muzikën e instrumentale, kurse, vijën melodike dhe tekstin e “Borëbardhës”, e ka ber vet, ajo si dhe një pjesë Erzoni (producenti), thanë burime të afërta me talenten e re shqiptare nga Parisi, Kaltrina Mehmeti.

23-vjeçarja, me origjinë nga Kosova, është studente e vitit të 4-ët, të juridikut në Paris, dhe merret edhe me modelizëm.

Sdudente në Sorbon në vitin e 4të në fakulltetin juridik, Kaltrina, ka bër reklama shumë interesante për brandet më njohura botërore të modës parisine L’oreal, Garnier, Sefora etj.. etj. Si dhe në 2018, kur ishte në një vizitë në New York - SHBA, ajo ka bër një foto-portret nga mjeshtri i fotografisë, artisti Fadil Berisha.

Kaltrina deri tani nuk është pjesë e asnjë labeli shqiptar apo të huaj, ndërsa në një bisedë për një gazetë të Prishtinës, duke folur për këtë videoclip, ajo thotë se videoklipi i cili është xhiruar në Francë, është realizuar nga një realizator i njohur i modës franceze, pasi siç thotë ajo ka dashur që përveç muzikës të shfaq edhe hobin e saj që është modelimi.

“Ndjehem krenare që po prezantoj audiencën shqiptare me kulturën dhe artin tonë. Besoj që është hera parë që një këngëtare e re, si unë debuton nga Parisi në tregun botëror”, ka thënë ajo.

Megjithëse, e lindur dhe e rritur në Paris, ajo tregon se lidhja e saj me muzikën shqiptare, dhe dashurinë për vendin e prindëve të saj, Luginën e Preshevës, është shumë e fortë.

“Borëbardha” video-klipi debutues, është realizuar mes Parisit dhe Prishtinës, dhe ka marrë në rrjetet sociale një “bum” të madh klikimesh”like” dhe komente mjaft pozitive nga adhuruesit e muzikës, nga Europa dhe SHBA.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat