Edi Rama, vizitë për hesapin e tij në kohë pandemie “kryeqendrën” e pandemisë New York City

Amerika

Edi Rama, vizitë për hesapin e tij në kohë pandemie “kryeqendrën” e pandemisë New York City

Nga: Beqir Sina – New York Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 20:01
Donald Trump

Presidenti i SHBA, Donald Trump, dhe Shtëpia e Bardhë, duket se e nxjerrin “bllof” viizitën dhe qëllimin e Kryeministrit Edi Rama,në vizitën e tij në SHBA, në kohë pandemie.

NEW YORK City : Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, njoftoi nëpërmjet cicërimës së tij në Tweeter, se është nisur drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës( e Shtunë – 5 Dhjetor), për t’u takuar në New York, (këtu, ku kompania Pfizer, ka qendërën në Manhattan NYC),me krerët e kompanive farmaceutike, që do të prodhojnë vaksinën kundër koronavirusit.

Kryeministri Rama, thotë se ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, New York, për të dërguar sa më parë vaksinën anti COVID në Shqipëri.

Gjithmon simbas tij:

"Sigurimi i vaksinës sa më parë është një prioritet i luftës sonë kundër Armikut të Padukshëm dhe s'do lemë gur pa luajtur që vaksina të fillojë të vijë sa më parë në Shqipëri!Kontakti sy më sy me prodhuesit e vaksinës i shërben këtij qëllimi. Rrugës për në Shtetet e Bashkuara!", shkruan Rama në Twitter.

Image

Mirëpo, edhe pse vizita e tij është pa aspak transparencë? si dhe heret e tjera, në praktikën e Kryeministrit Edi Rama, ai i vet njofton vizitat e tij jashtë Shqipërisë, gjithmon, në rrjetet sociale, dhe jo faqet zyrtare, pa treguar axhendën e kryetarit të qeverisë, vetëm nëse zbulohet nga gazetarët dhe rrjetet sociale.

Mos-Transparenca, e Kryeministrit, është vënë re edhe në këtë vizitë në New York, e cila duket së është një vizite “çfarë të na dali përpara”…. Dhe, të humbas vemendjen e shqiptarve, sa here i duhet atij ndonjë lajmë i këtill, që të merren mediat, analistët e gazetarë e Qeverisë.

Kjo vizitë e thënë ndryshe deri tani ka treguar se Kryeminstri nuk ka ende një agjendë zyrtare të dalë nga zyra e kryeministrit, se kreu i qeverisë: a do të pritet të ketë takime me përfaqësues të Pfizer dhe Moderna, dy kompanive që kanë prezantuar dy vaksinat e para anti-covid, që ofrojnë secila mbi 90 % mbrojtje nga virusi.

Mirëpo, momenti që Edi Rama, ka zgjedhur për këtë vizitë, me qëllim takimin më “krerët e kompanive” si Pfizer dhe Moderna, duket se nuk ka asnjë lidhje, për të marrë seriozisht qëllimin e Ramës, në këtë vizitë.

Ajo ka tre ditë në New York, dhe është duke u zhvilluar në një moment kur, vetë kompanitë në zhvillim e vaksinës” si Pfizer dhe Moderna, nuk kan marrë dritën jeshile nga FDA-ja, amerikane dhe Agjencia Europiane e Barnave, për shpërndarjen e saj.

Siç dihet prodhimin e dozave, të porositura nga super fuqitë botërore, po presin miratimin nga organet përkatëse në BE dhe SHBA, çka i bie për fatkeq, Shqipëria, më së paku si vendet e tjera ta marrë atë në fund të tremujorit të parë.

Pfizer, tani është thënë zyrtarisht se po prodhon për momentin vetëm për Britaninë, e cila është bërë vendi i parë perëndimor që ka miratuar një vaksinë, dhe filloi sot vaksinimin zyrtar, por as ajo dhe as Moderna nuk mund të nisin prodhimin e miliona dozave të porositura nga SHBA dhe BE, pa marrë fillimisht dritën jeshile nga FDA-ja amerikane dhe Agjencia Europiane e Barnave.

Image

Të gjitha vendet e Bashkimit Europian pritet të marrin njëkohësisht dozat e para të vaksinave në janar, por vendet e treta si Shqipëria, Komisioni Europian ka parashikuar disa javë(muaj) vonesë, pasi Ballkanit do t’i jepen doza që do të dhurohen nga vendet anëtare “Për të siguruar vaksinën në mes të një konkurrueshmërie të egër globale, Shqipëria dhe të gjitha vendet në zhvillim dhe ato të vafra u bënë pjesë e Covax, një nisme e fondacionit të miliarderit Bill Gates, por ky fondacion nuk ka dhënë ende një afat se kur të nisë shpërndarja e vaksinave.”

Në këto kushte, vizita e Edi Ramës, duket së nuk është aspak momenti i duhur, për t’u hedhur Shqiptarve, lajme të tilla bombastike, në një kohë që në Shqipëri, kurba e Covid 19 s’njeh rënie/ Në Shqiperi, regjistrohen 14 humbje jete dhe 753 raste të reja në 24 orët e fundit.

Nga ana tjetër, bëhet e ditur se administrata e Presidentit të Shteteve të Bashkuara Donald Trump, sot ka ftuar prodhuesit e vaksinave, në Shtëpinë e Bardhë, të nënshkruajn marrveshen për të planifikuar shpërdarjen e vaksinave pas marrjes së miratimit nga FDA.

Takimi do të zhvillohet thuhet në një njoftim të Shtëpisë së Bardhë, pikërisht përpara shqyrtimeve të kandidatëve për vaksina nga Moderna Inc dhe Pfizer-BioNTech SE Inc nga dy panele të veçanta ekspertësh të jashtëm pranë Administratës së Ushqimit dhe Barnave të SHBA-së (FDA).

Po ashtu Trump do të nënshkruajë sot të Martën(8 Dhjetor), urdhrin ekzekutiv të vaksinës koronavirus duke i dhënë përparësi amerikanëve mbi kombet e huaja

Presidenti Trump pritet të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv sot (të marten) që do të sigurojë që të gjithë amerikanët të kenë akses në vaksinën e koronavirusit, para se qeveria amerikane të fillojë të ndihmojë kombet në të gjithë botën, ka mësuar Fox News.

Zyrtarë të lartë të administratës i thanë Fox News të hënën se presidenti do të ketë prioritet përsëri popullin amerikan në slloganin e tij tashmë të njohur "përparësia ka qenë një qasje e parë e Amerikës", në Shtëpinë e Bardhë .

Lajmi për urdhrin ekzekutiv vjen vetëm disa ditë përpara takimit të Administratës së Ushqimit dhe Barnave në lidhje me aplikimin e Pfizer dhe BioNTech, për autorizimin emergjent të vaksinës së tyre të koronavirusit, perkatesisht tre javë pasi kompanitë e paraqitën atë. Megjithate, thuhet se FDA gjithashtu planifikon të takohet në 17 Dhjetor për të diskutuar vaksinën Moderna.

Një burim pranë Task Force Coronavirus të Shtëpisë së Bardhë, i tha Fox News javën e kaluar se autorizimi Pfizer-BioNTech mund të vijë në përdorim që të Premten(11 Dhjetor). Këtë e konfirmon Komisioneri i FDA-së Stephen Hahn javën e kaluar, i cili tha se ata janë "shumë shpresëdhënës" për miratim dhe se ata "po lëvizin shumë shpejt".

"Prioriteti është të sigurohemi që t'i shpërndajmë këto vaksina amerikanëve para se të fillojmë t'i dërgojmë nëpër botë për të marrë qasje ndërkombëtare", tha një zyrtar për Fox News, duke parashikuar që ndihma ndërkombëtare mund të vinte "në fund të pranverës, në fillim të verës", dhe pasi ato " të arrinin që vaksinimin e atyre që kanë dëshirë të vaksinohen".

Zyrtari tha se urdhri ekzekutiv është "i qartë dhe po udhëzon që ne t'i japim përparësi vaksinimit te populli amerikan përpara se të punojmë me partnerë dhe aleatë për të siguruar qasjen në vaksinë".

Zyrtari shtoi se urdhri do të identifikojë "kush do të punojë me aspektin ndërkombëtar të kësaj, me kornizën, udhëzuesit dhe mjetet, për kur të kemi një furnizim të tepërt për të përmbushur ato kërkesa".

Urdhri do të shoqërohet gjithashtu nga një kornizë për qasjen ndërkombëtare në vaksinat COVID-19, e cila do të sigurojë udhëzime për mënyrën se si USAID, HHS, Banka e Eksport-Importit dhe Corp International Development Corp e SHBA bashkëveprojnë me vendet e huaja për t'i dhënë fund pandemia e koronavirusit.

Kështuqë, duket më se qartë, se Kryeministri Rama, po bënë një vizitë të paparashikuar, pa aspak Transparencë, dhe pa një axhendë, e cila deri tani tregon se është një vizitë e një Kryeministri “çfarë t’i dalë përpara” në SHBA.

Presidenti i SHBA, Donald Trump, dhe Shtëpia e Bardhë, duket se e nxjerrin “bllof” vizitën dhe qëllimin e Kryeministrit Edi Rama, kur urdhri i tyre, i ka përshkruarë "tre qasjet kryesore" të Shtëpisë së Bardhë, të cilat përfshinin punën me partnerë dhe aleatë që kanë mundësi financiare për të blerë vaksina shumë efektive, për sa i përket vendeve të huaja.

Së fundi Kryeministri Edi Rama, dhe personat që e shoqërojnë, mund të bëj vizitë në SHBA, dhe bëjn takime, por vetëm për hesapin e tij në këtë kohë pandemie në “kryeqendrën” e pandemisë në Shtetet e Bashkuara, qytetin e Nju Jorkut. Por në asnjë mënyrë ta “shesën” atë si vizitë “për të sjellë sa më parë vaksinën anti COVID në Shqipëri”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat