Ambasadorja Kadare priti në takim mirëseardhës Konsullin e ri të e Kosovës në New York, Frymëzim Isufaj

Amerika

Ambasadorja Kadare priti në takim mirëseardhës Konsullin e ri të e Kosovës në New York, Frymëzim Isufaj

Beqir Sina - New York City Nga Beqir Sina - New York City Më 22 dhjetor 2020 Në ora: 18:56
Pamje nga takimi

Në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në New York, mbas përfundimit të mandatit të Ambasadores Teuta Sahatqija, (aktualisht z/vendës Ministre e Jashtme e Kosovës), Konsulli i Përgjithshëm që është në detyrë Frymëzim Isufaj, i cili ka nisur punën në përfaqësimin e Kosovës në Nju Jork, sapo ka marr akreditimin zyrtar nga Prishtina, ka zhvilluar disa takime në komunitetin shqiptar.

Diplomati i njohur Ambasadori Frymëzim Isufaj, ka zhvilluar dje një pritje të ngrohtë në Misionin e Përhershëm të Republikës së Shqipërisë në Kombet e Bashkuara ku është pritur nga Ambasadorja Besiana Kadare.

"Kënaqësi e veçantë të nis takimin e parë në nivel ambasadorësh të Misioneve të Përhershme me Ambasadoren shqiptare, e cila, përpos që pati fatin ta përfaqësojë Shqipërinë si Zëvendës Presidente e sesionit të 75-të të Asamblesë së Përgjithshme, ka qenë dhe vazhdon të jetë edhe zë i Kosovës në këtë institucion të rëndësishëm." shkruan në statusin e tij Ambasadori Isufaj, duke shtuar se :

 "U zotuam se do të bashkëpunojmë në përpjekjet tona të përbashkëta për avancimin e një agjende shumëpalëshe, dhe marrëdhëniet strategjike të të dyja vendeve t’i bëjmë akoma më të fuqishme në Kombet e Bashkuara."    

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat