Tragjike: 23 vjeçari shqiptar në Amerikë humb jetën në një aksident

Amerika

Tragjike: 23 vjeçari shqiptar në Amerikë humb jetën në një aksident

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 13:05
Eri Cakoni

Një 23-vjeçar shqiptar ka gjetur vdekjen tragjikisht në një aksident automobilistik në New York, SHBA.

I riu është Eri Cakoni, i cili ka qenë duke shkuar në punë bashkë me një mikun e tij kur është aksidentuar.

I riu jetonte në Amerikë me familjen e tij, motren dhe nënën, të cilat tashmë janë të pikëlluara nga largimi tragjik i djalit të vetëm.

Pas kësaj ngjarje tragjike, familja kërkon që të sjellë trupin e të riut në Shqipëri.

Për këtë është krijuar një fondacion online ku çdokush mund të kontribuojë sa të mundet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat