Mijëra besimtarë shqiptarë në SHBA, në Festimet e Krishtlindjes

Amerika

Mijëra besimtarë shqiptarë në SHBA, në Festimet e Krishtlindjes

Nga: Nga Beqir SINA, New York Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 19:29
Foto Ilustrim

Harstdale Nju Jork – Besimtarët e krishterë kremtuan Krishtlindjet në mbarë botën. Këtë festë të shejtë e kremtuan edhe besimtarët katolikë shqiptarë edhe në SHBA-së . 

Me rastin e kremtimit të Festës së Krishtlindjeve, udhëheqësit e komunitetit katolik, kanë dërguar urime dhe shpërndanë mesazhe, tek mbarë besimtarët shqiptarë në Amerikë, Kosovë, Shqipëri dhe viset shqiptare për rreth tyre.

Kësaj rradhe në të gjitha urimet e mesazhet e tyre dominuan në këtë ditë të shënuar të lindjes së shpresës e të forcimit të besimit tek Zoti! dëshira për paqe, lumturi,dhe por edhe me urime për njëri tjetrin për një vit të mbarë dhe të begatë.

Të krishterët shqiptar përreth zones së “Tri-Shteshit” i mbajtën festimet për Krishtlindjen të Ejten në mesnatë me Meshën e Madhe në Kishën Katolike “Zoja e Shkodrës” në Harstadle - New York, ku qindra besimtarë shqiptar u mblodhën për të marrë mesazhin e Krishtlindjes së dhënë nga Meshtari Dom Pjetër Popaj.

Me festimet e Krishtlindjeve të kufizuara nga Covid-19 masat pandemike, por të përgjithshme për mbarë qytetin e Nju Jorkut, dhe SHBA, për Festat e Krishtlindjeve, u kremtuan edhe në kishat e familjet shqiptare çka nuk i pengoi besimtarët me familjet e tyre, të mblidheshin së bashku për të festuar një Krishtlindje të sigurt dhe të disponueshme sipas traditave të Krishtlindjeve.

Të gjithë pjesëmarrsit, në Kishën Katolike “Zoja e Shkodrës” u udhëzuan të zbatonin rregulloren e mbajtjës së maskës, e distancës edhe gjatë Meshës. 

“Poashtu, për të mbajtur distancën dhe kapacitetin limit që ofron ligji ndaj Covi19 për mos mbi ngarkim, besimtarët e pranishëm siguruan vende si në Kishë dhe në Qendrën Nënë Tereza. 

Ndërkohë, që për ato me pamundsinë për të marrë pjesë, Kisha Katolike “Zoja e Shkodrës” u dha mundësinë, të gjithë besmitarëve të saj ta përcjellnin Meshën nëpërmjet sistemit Live stream, në Facebook dhe Youtube”.

Nga jashtë Kisha Katolike Shqiptare "Zoja e Shkodres" në Hartsdale, NY, ndërtuar në “pllajën” panoramike të një kodre të gjelbëruar, dhe rrethuar nga bredha dhe lisa deri afër në muret e saj ikonike, qindra besmitarë u mblodhën në mesnatë për të mirëpritur Krishtlindjet në paqe, me lutje dhe unitet në Meshë të Mesnatës, të udhëhequr nga Famullitari Dom Pjetër Popaj, më 24 Dhjetor – duke lindur 25 Dhjetori.

"Ne të gjithë duam të jemi në shtëpi për Krishtlindje, por ja që ne dhe ju jeni, këtu në famullinë tonë, ne mblidhemi si familje për këtë meshë të bukur të Mesnatës ngaqë kjo është, kaq e rëndësishme në këtë natë që lindi foshnja Jezus - Krishti u ringjall” tha Popaj.

 “ Sot jemi mbledhur si çdo meshë të shenjtë së pari me u lut. Të lusim Zotin që kjo dritë e madhe të shëndrrisë mendjet e zemërat tona. Të Lutemi edhe në këtë kohë pandemie dhe trubullime, të lutemi për shëndetin e njerëzve, por edhe të atyre që ikën në amshim në këtë kohë pandemie, dhe semundejve të tjera që kaluan.”  

Me pas ai tha se edhe, kështu le të mundohemi që këtë dritë, që lindi dhe e marrim në zemërat tona, të shëndërrisi edhe jetën e njerëzve të tjer, sidomos, në këtë kohë konfondimi dhe pandemie e të gjitha këto trumbullime, kur sa e sa njerëze që morën infektime e kësaj sëmundje, dhe sëmundjeve të tjera që i kanë pasur edhe më përpara. Kohë që kjo pandemi e përshpejtojë edhe ma tepër, vdekjen e tyre, sa që kemi pasë humbje edhe në Famullinë tone, dhe krejt botën, theksojë famullitari Dom Pjetër Popaj, duke shprehur shpresën që “Krishtëlindja përsëri të na bjen shpresë, duke lindur në zemërat tona, në familjet tona, dhe tanë shoqërinë tone”.

Më tej meshtari kêsaj kishe preku edhe këtë kohë pandemie, duke theksuar se ky vit nuk ka qenë aspak “prodhues”, por përsëri është fat se Zoti lind në zemërat tona!, tha ai, “ Zoti! përsëri na bjen shpresë, duke lindur në zemërat tona, në familjet tona, dhe tanë shoqërinë tonë. Duke na sjell këtë liri, këtë paqe, dhe, mirësi! Edhe , brenda këtyre pikëllimëve, hidhërimeve dhe sëmundjeve, Zoti vjen prapë e lind në zemërat tona.

Në vazhdim ai tha “Bane Zot, që drita e Tij, të shëndërrisë në mendjet e zemërat tona por edhe në familjet dhe shoqërinë tone- Bëje që kjo dritë që e kemi marrë vazhdimisht nëpërmjet skramenteve dhe që e dëgjojmë gjithmon zanin e kësaj drite, ashtu si engjujt dhe barijtë, me zanin e tyne , të bëjmë edhe ne, Lavdi Hyjit në atë lartësi qiellore, që edhe paqja e të bjerë te të gjithë njerëzit vullnet mire mbi tokë, dhe ashtu kjoft – Gëzuar Krishtlindja!.

Shqiptarët e krishter në SHBA, festuan Krishtlindjen simbas traditës. 

Festimet e Krishtlindjeve, megjithse duken shumë më ndryshe këtë vit mes pandemisë, por shqiptarët e të krishter , i festuan ato simbas traditës, duke mbajtur gjallë traditat e vjetra fetare.

Në, Detroit ku është edhe komuniteti katolik më i madhi i shqiptarve në SHBA, ashtu si në Toronto(Kanada) Chicago, Washington, Virginia, Florida, New York, New Jersey, Connecticut , festimet u mbajtën simbas traditës dhe gjindeshin kudo në mes zbukurimit dhe ndriçimit të shtëpive , dhe pemëve, shoqëruar me vizita të kufizuara, maska dhe distancim shoqëror, por me të të njëjtën energji nga vitet e kaluara. 

Shumë ngjarje, duke përfshirë edhe meshat, kishhat shqiptare i zhvendosën ngjarjet e tyre në një kremtim virtual në internet e televizion.

Në të dy Kishat katolike shqiptare, më të njohurat dhe më të mëdhat në SHBA-së, u mblodhën në mesnatë qindra besimtarë. Ata u mblodhën për të u lutur dhe kryer ritet e festës. 

Dom Ndue Gjergji famullitari i  kishês Our Lady Of Albanians Catholic Church - Kisha Katolike Zoja Pajtore, dhe Father Freddy Kalaj, famullitarë i Kishës Shën Palit(St. Paul Albanian Catholic Church in Rochester Hills, Michigan ) së bashku me besmitarët katolik kremtuan Krishtlindjet, duke i kthyer ato në një fest tradicionale të, besimit, shpresës, paqes dhe të jetës. 

Nata e Krishtlindjeve, mbrëmë kudo në kisha e familje ishte një natë e veçantë, për të gjithë besimtarët e të krishterë shqiptarë , në të gjithë Shtetet e Bashkauara e Kanada.

Image
Image
Image
Image
Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat