Mori vaksinën e Moderna, infermieri shqiptar shpjegon procesin e vaksinimit

Amerika

Mori vaksinën e Moderna, infermieri shqiptar shpjegon procesin e vaksinimit

Më: 26 dhjetor 2020 Në ora: 21:11
Andi Hajdari

Infermieri shqiptar Andi Hajdari i cili punon në shtetin e Floridas ka treguar eksperiencën e vaksinimit pasi ka marrë vaksinën e Covid 19.

Andi Hajdari: Gjithçka fillon me një regjistrim në internet në faqen në punën ku jam unë kemi një faqe dhe pas kësaj të thërrasin të thonë do të vish në këtë orë. Si proces pasi shkon atje plotëson një formular me të dhënat e tua, ke apo jo alergji nga vaksinat. Procesi më pas është i njëjtë si të gjitha vaksinat.  Ndryshimi fillon pasi mbaron vaksinën.  Qëndron për 15 minuta në observimin dhe qendrat e vaksinimit janë të gjitha me aparatura te oksigjenit, aparaturat për matje tensioni etj.  Për njerëzit që e kanë pasur alergji nga vaksinat observimi është 30 minuta. Dhe nëse nuk shfaq alergji në këto 30 minuta je i lirë të shkosh. Unë kam marrë vaksinën e Moderna pasi Phizeri kërkon që vaksina të transportohet në një temperaturë shumë të ulët dhe jo të gjitha spitalet e kanë këtë lloj makinerie.

Hajdari tha se nuk duhen patur dyshime për bërjen e vaksinës pasi sipas tij benefitet që merr janë më të mëdha se rreziqet

Andi Hajdari: Benefitet që merr nga vaksina janë më të mëdha sesa rreziqet. Janë gati 70 mijë njerëz që janë testuar nga vaksinat e Phiozer dhe Moderna. Ka pasur zero vdekje.  Ka pasur 6 persona që kanë bërë vaksinën e Phizer që kanë shfaqur alergji, dy nga të cilët kishin pasur alergji të mëparshme ndërkohë që katër të tjerët janë shprehur që do e marrin dhe dozën e dytë, sepse rreziku është më i madh nga infektimi me Covid sesa nga vaksina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat