Deklaratë nga Vatra mbi dekretimin e zgjerimit të ujrave territoriale greke nga 6 në 12 Milje

Amerika

Deklaratë nga Vatra mbi dekretimin e zgjerimit të ujrave territoriale greke nga 6 në 12 Milje

Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 20:58
Vatra

Ne diten e Krishlindjeve, Keshilli I Larte I Shtetit Se Greqise (një organ ky i barasvlefshëm me Gjykatën Kushtetuese në Shqipëri) publikon Dekretimin e zgjerimit te ujerave territoriale Greke nga 6 ne 12 Milje.

Sipas mediave Greke, ky Dekret përfshin hapësirën veriore të Detit Jon të ishujve të Jonit e deri në Kepin Tenaro të Peloponezit. Ky fqinji yne jugor dhuraten me te bukur ne diten e ringjalljes se Krishtit ja ben popullit te vet pikerisht ne diten e Krishlindjeve. Me këtë Dekret, Greqia vazhdon aksionin e saj strategjik me synime të qarta ne Mesdhe.

Dekreti i sapo miratuar për t’u zgjeruar, në mënyrë të njëanshme deri në 12 milje detare, pa u marrë vesh me shtetin me të cilat ajo i ndan ato, bie në kundërshtim me normat e së Drejtës ndërkombëtare, me Kartën e organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe me vetë Konventën e Tretë mbi të Drejtën e Detit.

Ky vendim I Qeverise Greke vjen mbas dhenies se drites jeshile gjate takimit “ jo transparent”te Kryeministrit Rama dhe Ministrit te Jashtem Grek Nikos Dendias ne 20 Tetor, duke ja lene Gjykates se Hages per te vendosur drejtesine.Po per aq kohë sa Qeveria Shqiptare hesht dhe nuk reagon, natyrisht që çdo qytetari i lind e drejta të ndjehet i shitur, i tradhtuar, i papërfaqësuar në këto interesa madhore Kombëtare.

Federata Pan Shqiptare e Amerikes Vatra denon me force cdo iniciative apo perpjekje te Qeverise Greke qe cenon integritetetin territorial te Republikes se Shqiperise nepermjet Dekreteve “pushtuese” apo mareveshjeve te “fshehta” me Qeverine Shqiptare.

Federata Pan Shqiptare Vatra e Amerikes, denoncon publikisht dhe I konsideron keto provokime te qellimshme qe synojne nje konflikt rajonal per perfitime anti ligjore. Vatra do kerkojme fuqishem prane Departamenit te Shtetit dhe Kombeve te Bashkuara si dhe organeve te tjera nderkombetare, anullimin dhe moslejimin e zbatimin te ketij Dekreti “kriminal” anti-shqiptar.

Kryesia e Federates Pan Shqiptare te Amerikes VATRA

Kryetari - AHMET XHAFO

28 Dhjetor 2020

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat