SHBA/ Shoqata “Peja” ndihmon 280 familje në Kosovë për festat e fundvitit

Amerika

SHBA/ Shoqata “Peja” ndihmon 280 familje në Kosovë për festat e fundvitit

Nga: Nga Beqir SINA - New York Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 14:29
Foto ilustrim

PEJË - NEW YORK : Nje pjesë e komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të angazhuar në shoqatën humanitare “Peja”, këtë fundvit kan vazhuar traditën e ndihmës së familjeve në nevojë në Kosovë. Kryesisht aty ku ka më shumë nevojë, sidomos familjet me të ardhura jo të mira, dhe familjet me nevojë të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët janë duke u përballuar më një situatë të vështirë sociale, shkruan portali i njohur nga Kosova, "Telegrafi".

Simbas "Telegrafit" thuhet se për shumë vite me radhë, Shoqata humanitare “Peja” në New York-u, me seli në Bronx, e cila ka të vetmin qëllim, t’ju ndihmojë qytetarëve në Kosovë, sidomos familjeve në nevojë, jo vetëm në Pejë dhe rrethinë, por edhe në Klinë, Istog e Deçan, përmes anëtarësisë së vet, sivjet në përgjithësi ka ndihmuar qytetarët në vendlindje me përafërsisht 50 mijë dollarë, ose më saktësisht 48. 480 dollarë.

Këtë herë ata do të ndihmojnë 280 familje në nevojë për festën e fundvitit, ku vlera e një pakoje është mbi 40 euro. Përpos pakos së ushqimeve, këtyre familjeve i është dhuruar nga 25 kg miell, në mënyrë që sado pak të zbutet situata e tyre sociale, në këtë kohë ku qytetarët e vendit janë duke u përballur edhe me pandeminë COVID-19.

Me këtë rast, kryetari i Shoqatës humanitare “Peja”, në New York, Rejmond Zeka, në një deklaratë për Telegrafin, tha se iniciativën e tyre me pako ushqimore dy herë në vit për familjet në nevojë në Kosovë, e vazhduan edhe për këtë fundvit.

Ai falenderoi të gjithë anëtarët dhe miqtë e Shoqatës “Peja”, në New York, që e përkrahin këtë iniciativë prej disa kohe, edhe përkundër obligimeve tjera financiare që kanë për familjet e tyre këtu dhe në Kosovë.

“Por duke e ndjerë se këto familje kane nevojë edhe për përkrahjen tonë dhe me një zemërgjerësi të madhe humanitare, ata, pra komuniteti jonë nga Shoqata ‘Peja’, në New York, u bashkëngjitën pa hezitim kësaj iniciative, ku me kontributin e tyre arritëm të mbledhim mjete financiare, përafërsisht për 280 pako ushqimore, ku vlera e një pako është mbi 40 euro”, tha ai.

Shpërndarja e këtyre ndihmave, sipas kryetarit të kësaj shoqate Rejmond Zeka, bëhet nëpër të gjitha bashkësitë lokale në Pejë dhe rrethinë, dhe me gjerë, përderisa, sipas tij, këto pako shkojnë edhe për familjet me nevojë të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Megjithatë, për anëtaren e grave të Shoqatës “Peja”, në New York, Nebahate Koçani, e cila këto ditë ndodhet në Pejë, ku bashkë më të afërmit e saj do t’i kaloj festat e fundvitit, tha për Telegrafin se kjo është një ndihmë solide nga komuniteti shqiptarë që jeton në Amerikë, përkatësisht nga anëtarët e Shoqatës “Peja”, në New York, për familjet në nevojë.

Ajo tha se, edhe pse jetojnë larg vendlindjes, komuniteti shqiptarë, në veçanti të gjithë anëtarët e Shoqatës “Peja”, gjithmonë do të jenë të gatshëm t’i dalin në ndihmë familjeve në nevojë, dhe kategorive tjera me nevoja të veçanta, të cilët ballafaqohen më një situatë të vështirë sociale.

“Unë si grua dhe si nënë, gjithmonë do të jem e gatshme për të ndihmuar familjet në nevojë, dhe të gjitha kategoritë tjera sociale, sidomos atyre familjeve, ku gratë janë mbajtëse të familjeve. Asnjëherë nuk e harrojmë vendin tonë të origjinës, edhe pse jetojnë në një vend të largët, por me zemër dhe dashuri jemi gjithmonë me popullin tonë”, tha Koçani.

Shoqata humanitare “Peja”, në New York, në vazhdimësi ka ndihmuar qytetarët në nevojë në Kosovë, jo vetëm në Pejë dhe rrethinë, por edhe qytetarët nga Klina, Istogu e Deçan, ku në fokus ka qenë gjithmonë të ndihmohen qytetarët të cilët kanë nevojë, fëmijët me nevoja të veçanta, femra pa mbështetje familjare dhe të tjera.

Image
Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat