Pse po e “harrojnë” Joe DiGuardin?

Amerika

Pse po e “harrojnë” Joe DiGuardin?

Nga: Skënder Karaçica Më: 4 janar 2021 Në ora: 07:31
Skënder Karaçica

Në TV21 (Prishtinë) në programin festiv për Motmotin  e Ri 2021 të drejtuar nga Naim Abazi,ekrani i këtij televizioni ishte i mbushur me pika të sukseshme të orëve festive. Në programin festiv ndër të tjera, moderatori N.Abazi,përmes linnjes ,,doli,,nga Prishtina në Amerikën e largët për të biseduar me të parin e ,,Vatrës,,të kësaj organizate kombëtare të diasporës Elmi Berisha, që, verpimtarinë e vet po e zhvillon tash e  një shekull në krah të çështjes shqiptare në hapësirën etnike në Ballkan.

I pari i ,,Vatrës,, foli gjerë e gjatë për historinë e kësaj organizate ndër vite, që, për kohën ishte edhe ambasador,edhe qeveri,edhe parlament, edhe diplomaci në krye të herës për të shpëtuar Panteonin e shtetit shqiptar(Shqipërinë)nga fqinjët  tanë grabitqarë të dirigjuar nga projektët pansllaviste ndaj tokave dhe të nënqiellit tonë. Në këtë rrugëtim shpirti kombëtar i ,,Vatrës,, me prijësit e saj Noli, Konica dhe zëra të tjerë nga atdheu që kishin ardhur në Amerikë, u bë një zë i fuqishëm për të shpëtuar Shqipërinë në shatin e lindjes së  shtetit para yrysheve dhe të tradhëtive të mëdha kombëtare që kurdiseshin në Moskë, Beograd, Athinë, Podgoricë me argatët renegatë të shitur në Tiranë(!).

Për të hedhur dritë në këtë rrugëtim shekullor të ,,Vatrës,, i pari i saj Elmi Berisha,i gjeti fjalët nga arkivat historike të kësaj organizate dhe tërë meritat për çështjen kombëtare shqiptare karshi atdheut,ia veshi vatranëve  në Nju Jork dhe nëpër Amerikë,duke lënë nën hije aktivitetin e të tjerëve,që,me përkushtim i dolën ballë për lirinë e Kosovës dhe për ndryshimet demokratike të Shqipërisë në shekullin e kaluar. Këtu duhet të vihet në spikamë arbëreshi me gjak shqiptari(LQSHA)Joe DioGuardi, i cili në Gjykatën Ndërkombëtare për Krime Lufte në ish-Jugosllavi në Hagë, i doli përballë kyrekriminelit dhe kasapit të Ballkanit, Slobodan Milosheviq për të treguar projektët ushtarako-policore dhe paramilitare për shfarosje deri në substancë dhe të gjenocidit ndaj popullit shqiptar dhe për tokën e djegur të Kosovës...!

Në këtë bisdë për (TV21-Emisioni festiv ,,Odeon,,) i pari i vatranëve në Nju Jork nuk ia qiti gaja (asnjëherë) të përmend aktivitetin tash e  tridhjetë vjet të LQSHA-së Joe DioGuardi për programin kombëtar në dritën historike të lobimit në isntitucionet e shtetit amerikanë (Senat,Kongres, diplomaci dhe në të gjitha administratat e deritashme,për të qëndruar në krah për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe të kaheve të shtetndërtimit si dhe djelmeninë e zjarreve të pushkëve në malet e Kosovës të UÇK-së.

Për këtë pikë, i pari i vatranëve harroi fare dhe bisedën e tij nga Nju Jorku e nisi dhe e përfundoi(vetëm)me të aktivitetin shekullor të kësaj  organizate, që në kohën që po flasim përmes analeve historiek të kohës,nuk ishte në krye të herës sa për të rrahur gjaksin(sic!),ndonëse koha dhe kronikat e kohës tregojnë ndryshe se në vitet (1990-2021), në Nju Jork dhe në Washington,u dëgjua zëri i arbëreshit Joe DioGuardi, i cili kishte edhe miqësi private me disa nga presidentët e Amerikës, Bushi i vjetër, Bushi i Ri, Bill Klinton, Obama dhe me Tramp, saherë vinin në krye të herës problemet që i bën dhe po i bën Serbia bashkë me Moskën kundër shtetndërtimit të Kosovës dhe për trazimin e Ballkanit.

Për fund po theksojmë se,tashmë është bërë një praktikë jo e mirë,sa herë që duhet të përmendet aktiviteti dhe lobimi në shkallë kombëtare (LQSHA-së në Nju Jork)nën drejtimin e arbëreshit Joe DioGuardi, dikush në Kosovë dhe Shqipëri dhe në këtë rast i pari i vatranëve Elmi Berisha,nuk ia qiti goja në emisionin  ,,Odeon,, të përmend emrin e tij dhe,aq më keq asnjë fjalë për djelmeninë e zjarreve të pushkëve  në malet e Kosovës të UÇK-së(!) Të gjitha organizatat politike dhe  kombëtare në Amerikë e aq më shumë,,Vatra,, duhet të jetë shembull kur hedh dritë në kronikat historike të ndërtuara në shekullin e kaluar në Amerikë, bashkë me forcat tjera të diasporës dhe me shpirtin dhe gjakun e arbëreshit Joe DioGuardi (LQSHA) me seli në Nju Jork.

Mos ta lëmë nën hije veprimtarinë kombëtare të Joe DioGuardi!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat