Eliot Engel, është padyshim një histori e vërtetë suksesi amerikan

Amerika

Eliot Engel, është padyshim një histori e vërtetë suksesi amerikan

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 5 janar 2021 Në ora: 19:12
Eliot Engel

Eliot Engel, një prej miqve më të mëdhenj të shqiptarëve dhe mbështetës i fuqishëm i çështjes Shqiptare, dhe veçanërisht Kosovës, demokratizmit të Shqipërisë, i pakursyer dhe i gjithë-vullnetshëm në tre dekada, u largua nga Kongresi amerikan pas më shumë se 32 vitesh, si anëtar i saj duke marrë me vete këtë fillim-viti, edhe një “mal” me falënderime, respekt dhe mirënjohje gjithë shqiptare.

E shtunë (2 Janar 2021) ditën e parë të Kongresit, ai ka mbajtur fjalimin e tij të fundit, duke shprehur mirënjohjen për këtë pozitë (representative) të rëndësishme, që ka mbajtur në 32 vjet.

Engel në mes emocionesh që të shkakton një ndarje e tillë, kaq e gjatë, tha se ka qenë nder i madh që mundi të shërbente në atë detyrë (kongresistë), si përfaqësues i zgjedhur i New York-ut.

“Nderi më i madh në Dhomën e Përfaqësuesve, ka qenë kur kam shërbyer në këtë Kongres, dhe e veçantë ishte Ligjëstatura e fundit, ku unë u zgjodha dhe shërbeva për katër vjet si Kryetar i Komitetit për Punët e Jashtme”, tha ai në fjalimin e lamtumirës (Farewell) tha ai.

Mirëpo, edhe në fjalimin e tij të fundit, miku i madh i shqiptareve Eliot Engel, nuk la pa përmendur Iliriadën dhe veçanërisht Kosovën, për të cilat tha ai se tashmë ato kanë zënë një vend të veçantë në zemrën e tij.

Image

Dhe, për këtë natyrisht që një falënderim të veçantë i adresohet atij që e “zbuloi” dhe lidhi me shqiptarët e çështjen shqiptare, miku i tij i ngushtë dhe i përjetshëm. Ashtu si ka thënë shpesh herë vet Engel, sa here që fliste, për Kosovë, ai do të përmendete atë që e lidhi me Kosovën, dhe pikërisht veprimtarin e njohur nga Kosova, Harry Bajraktari.

Me këtë rast falënderimi shkon për edhe gjithë miqtë e tij, shqiptarë në Amerikë, përfshirë veprimtarin Rrustem Geci, të cilët ishin ata që e kanë njohur edhe me Rugovën, që prej ditës së pare kur erdhi në Amerikë,(1990).

Shqiptarët e Amerikës, diaspora e vjetër në veçanti ka meritën e jashtëzakonshme për afirmimin me çështjen e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të Eliot e Engel, Presidentve, Bush i vjetër, Klinton, e Bush i ri, senatoreve dhe kongresistëve, sekretareve të Shtetit, si edhe për afrimin e miqësinë e fortë mes Kosovës e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Rugova ka qenë një ndër ata që e çmonte shumë ndihmën amerikane, në të gjitha fazat e rrugëtimit të saj për liri, pavarësi e demokraci, dhe mikun e tij Eliot Engel.

Ai po ashtu sa ishte gjallë e vlerësonte kontributin e Kongresistit Engel, dhe të gjithë senatorëve, kongresistëve dhe zyrtarëve të Departamentit Amerikën të Shtetit , përfshirë dh e ish kongresistin Joseph Dioguardi, lobistin e madh të çështjes shqiptare, kryetarin e Lidhjes Qytetare, i cili ka një rol dhe kontribut historik, për lirinë e çlirimin e Kosovës.

Rugova, asnjëherë nuk la pa përmendur, shqiptarët e Amerikës, që po ashtu aq shumë e vlerësonte kontributin e komunitetit shqiptar në Amerikë.

“Gjithmonë, ka pasur një vend special në zemrën time për Ballkanin dhe posaçërisht për Kosovën. Në 1999-ën, mbështeta administratën Klinton për ndërhyrjen në Ballkan. E dimë me siguri se ajo ndërhyrje ndaloi një gjenocid. Që prej asaj kohe kam qenë një kampion për pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës. Ai vend ka bërë hapa të jashtëzakonshëm dhe njihet nga Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Gjermania, Japonia dhe shumë kombe të tjera të rëndësishme”, tha Engel, në fjalimin e lamtumirës, më 2 janar.

I rritur në Bronx në mesin e shekullit të 20-të, Eliot Engel, djali i një farkëtari hebre, dhe pinjoll i emigrantëve hebrenj, që u larguan nga Rusia cariste, një shekull më parë, ai nuk e imagjinonte kurrë se për falënderim, mirënjohje, dhe respekt do të shihte veten gjatë këtyre tre dekadave , edhe në një pullë poste në Kosovë, e cila u emtua me portretin “Eliot Engel”, një Bulevard në qendër të Pejës, “Eliot Engel Blvd”, por edhe një rrugë “Eliot Engel Street” që rrugë lidhëse Kosovë - Shqipëri – Gjakovë me Tropojën, për nder të tij.

Ndërsa, Demokrati i Nju Jorkut, dhe ish-kryetari i Komitetit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, i jep fund karrierës së tij 32-vjeçare në kongres, ai shikon prapa në një jetë shërbimi për një vend që ai beson se është ende forca më e madhe e botës për të mirë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

"Nëse duam të bëjmë ndryshime në botë, nëse ka gjëra që duam të shohim në botë, nëse do të jemi lider botëror, ka përgjegjësi që vijnë së bashku me këtë," tha Engel në një intervistë të largimit nga Capitol Hill, këto ditë, duke shtuar se : "Ne jemi udhëheqësit dhe duhet të veprojmë, ashtu si na besojnë ata që na votojnë, dhe na japin të drejtën për të përfaqësuar."

Eliot Engel, është padyshim një histori e vërtetë suksesi amerikan

Engel u rrit i varfër në një nga lagjet e strehimit të familjeve me të ardhura të papërballueshme në Bronx -New York. Ai, ndoqi shkollat publike të New York City, dhe u diplomua nga Hunter College. Nga një ish mësues dhe këshilltar i këshillit të qytetit, përpara se të merrte një diplomë juridike, do të kthehej te politika.

Engel thotë se kontributi i tij, me çështjen shqiptare nuk ka mbaruar, ai ka premtuar se do të vazhdoi me të gjitha mundësit e tij, së punuari dhe po planifikon që hapat e tij të ardhshëm t’ja kushtoi Kosovës, Shqipërisë, lirisë dhe të drejtave të njeriut për shqiptarët në Luginën e Preshevës, shqiptarve në Mal të Zi, dhe Maqedoninë e Veriut.

Eliot Engel, hyri në Kongres në 1989, në ditët më të “nxehta”, ato të fundit të Luftës së Ftohtë, vitet e historike, që u shënuan me rënien e Komunizmit, shembjen e Murit të Berilinit, shkërmoqjen e Jugosllavisë, dhe rrëzimin e komunizmit në Shqipëri, rrëzimin e shtatores së Enver Hoxhës, revoltat studentve në Shqipëri për Liri e Demokraci.

Këto ngjarje historike, duket se veçse ja shtuan interesin e tij për politikën e jashtme, ngase si mësojmë nga biografia e tij, ai vetë vinte nga një familje hebraike, ku babai i tij, thuhet se ishte një punëtor në profesion farkëtar, por një anti-komunist i zjarrtë.

Kur u pyet për të renditur tre detyrat e tij të preferuara katër vjet më parë, si kryetari i Komitetit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, Engel, deklaroi "punët e jashtme" në të tre fjalë sinjikative. Dhe, shpjegojë se përse u përgjigj shkurt me tre fjalë : "Unë e kuptova se gazetarët do të merrnin ato tre fjalë si një aluzion," tha ai.

Roli i Engel që nga ajo kohë ka qenë për të mbështetur një politikë të jashtme ndërhyrëse neo-qendrore, neo-liberale, e cila ka rënë nga moda si në të djathtën dhe në të majtën amerikane - por ai ende beson në të, thanë njohësit e tij.

Shembulli i suksesit të tij që ai tregoi është se Engel ndihmoi të formësohej te : ndërhyrja e udhëhequr SHBA, me NATO-n, në Kosovë në 1999 kundër Serbisë, e cila ndaloi spastrimin etnik të shqiptareve dhe lindi një shtet të ri, një shtet ku ai është ende i nderuar.

"Me Kosovën, spastrimi po funksiononte me një gjenocid të ri, në zemër të Evropës," ka thënë Engel. "Dhe, nëse dikush kishte shumë dijeni për Holokaustin, mendonte se nuk mund ta linim në Kosovë një spastrim etnik, ku njerëzit në Kosovë, thjesht do të masakroheshin vetëm sepse ishin Shqiptar."

Po ashtu ai ka pranuar dhe është ankuar në Capitol Hill, për gabimet e bëra në ndërhyrjet e tjera të SHBA, duke përfshirë Irakun, Afganistanin, Libinë dhe Sirinë. Por, Engel, thuhet se beson që Shtetet e Bashkuara, duhet të përdorin fuqinë dhe ndikimin e tyre për të mbrojtur lirinë, dhe të drejtat e njeriut kur është e mundur, kudo në botë.

Katër vitet e fundit të mandatit të kongresit të Engel si kryetari i Komitetit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, ishin me përçarjet. Komiteti i tij ishte shumë i përfshirë dhe luftoi për të menaxhuar mbikëqyrjen e dy sekretarëve të shtetit të Trump, Rex Tillerson dhe Mike Pompeo.

Së fundi : Eliot Engel, është padyshim një histori e vërtetë suksesi amerikan, dhe për Shqiptarët, është memorie e gjithë rrugëtimit historik të Shqiptarëve, në tre dekada, një mirënjohje e pafund e të gjithë Shqiptarëve.

Image
Eliot Engel
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat