Shqiptari shkon për peshkim, por grepi ”kap” kufomën e dekompozuar në SHBA

Amerika

Shqiptari shkon për peshkim, por grepi ”kap” kufomën e dekompozuar në SHBA

Më: 7 janar 2021 Në ora: 12:06
foto nga vendi ngjarjes

Një ngjarje e rëndë raportohet nga New York Post, ku trupi i një personi të pajetë është gjetur në ujërat e Canarsir Pier në Brooklyn. Peshkatari shqiptar Edmond Stringa, ka thënë se ai kishte shkuar për të peshkuar ditën e hënë, por i humbi grepi pasi ngeci në diçka të madhe. Më pas 69- vjeçari u kthye të nesërmen me një fill më të fortë dhe çengel më të madh vetëm për ta ta nxjerrë ngarkesën lart.

“Ishte vërtet e rëndë. Kur e nxora pak, pashë këpucë, pantallona. Mendova se ishte diçka e dyshimtë. E dija që nuk ishte një peshk,”-ka thënë ai.

Ndërkohë, policia është duke punuar për të vërtetuar identitetin e trupit të pajetë dhe shkaqet e vdekjes.

” Një peshkatari  i ngeci në grep një kufomë e dekompozuar në një skelë në Brooklyn, të martën pasdite. Kufoma u gjet duke pluskuar pranë Canarsie Pier në Brooklyn pak para orës 16:00, kur peshkatari telefonoi 911. Trupi ishte shumë i dekompozuar për të përcaktuar identitetin,”-thuhet në njoftimin e policisë.

Image
Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat