“Politika” e Beogradit shëmton fotografinë e presidentit Joe Biden

Amerika

“Politika” e Beogradit shëmton fotografinë e presidentit Joe Biden

Skënder Karaçica Nga Skënder Karaçica Më 7 janar 2021 Në ora: 19:25
Joe Biden

Gazeta “Politika” e Beogradit e njohur në historinë shqiptare si dorë e zgjatur e të gjitha regjimeve, që, ka përkrahur projektet shfarosëse deri në substancën kombëtare dhe në luftën e fundit në Kosovë deri në shkallë të gjenocidit, ka dhënë lajmin për zgjedhjen e Joe Biden për president të Amerikës.

Në lajmin e kësaj gazete serbe, thuhet se në zgjedhjet e 3 shtatorit 2020 i ka fituar demokrati Joe Biden.

Ndërsa në brendi të lajmit të sotëm, gazeta “Politika” e Beogradit duke përcjell mesazhin dhe pakënaqësinë e regjimit aktual, e ka ilustruar me një fotografi (provokative) të presidentit Biden me (sytë e mbyllur)që në vete niste lajmin e urrejtjes me “kodet” e gazetarisë të politikës që zhvillohet sot në Serbi karshi Amerikës.

Presidenti Joe Biden dhe Amerika janë miq të përjetshëm të popullit shqiptar dhe të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat