Reagim i Rrjetit Mërgimtar Shqiptar i Botës, Njujork,në vendimin e KQZ-së, për regjistrimin e mërgimtarve në zgjedhjet e 14 Shkurtit në Kosovë

Amerika

Reagim i Rrjetit Mërgimtar Shqiptar i Botës, Njujork,në vendimin e KQZ-së, për regjistrimin e mërgimtarve në zgjedhjet e 14 Shkurtit në Kosovë

Më: 12 janar 2021 Në ora: 19:54
Foto ilustrim

Në vendimin e KQZ-së, që ekskluzivisht e ka siguruar Gazeta Bota sot, thuhet se, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, do të kontaktojë prej telefonit të gjithë mërgimtarët që kanë aplikuar për t’u regjistruar si votues: "Secili mërgimtar që nuk lajmërohet në telefon, atëherë ai nuk do të ketë të drejtë që të votojë në zgjedhjet e 14 shkurtit"

Ndaj këtij vendimi ka reaguar menjëherë , sot me anë të një deklerate për median shqiptare, shpërndarë në rrjetin social Rrjeti Mërgimtar Shqiptar i Botës, Njujork, SHBA

Kjo është deklerata e plotë :

Komisioni Qendror Zgjedhor i Kosovës, sot, më 11 janar 2021, e publikoi Vendimin mbi regjistrimin e votuesëve jashtë Kosovës - të mërgimtarëve.

Së pari, numri i mërgimtarëve shqiptarë mundet vetëm të mirret me mend, se nuk dihet sa është. 

Komisioni i fton qytetarët të aplikojnë përmes postës respektivisht rrjetit elektronik, dhe, kërkon numrin telefonik të kryefamiljarit, përmes të cilit, Komisioni, do e verifikojë aplikimin, për çka na duket një anomali.

Ju përkujtojmë se, për rëndësinë e votimit apo votës, në mënyrë të qartë, flet Kushtetuta dhe legjislacioni i Kosovës. Vendimi i juaj nuk e gjenë mbështetjen e plotë të Kushtetutës dhe sigurinë e të drejtës personale të qytetarit për votim.

Verifikimi i aplikimit përmes telefonatës, nuk është i sigurt se, në Kosovë apo ndokund tjetër ka ndodhur donjëherë. E drejta e votimit është e drejtë personale por jo edhe e drejtë familjare. Përveç kësaj, komunikimi përmes telefonit është edhe relativ. Ndodhë qe njeriu gjendet në punë, me pamundësi për akceptimin e thirrjes, ndodhë që telefoni të gjendet në tavolinë dhe e merr ndokush tjeter etj etj. Në këtë mënyrë cenohet e drejta qytetare e votimit.

Një grup i Rrjetit Mërgimtarë Shqiptarë në Botë, e diskutuam Vendimin  tuaj dhe e ndamë mendimin se nuk e garanton sigurinë e plotë të drejtës personale të votimit dhe mbarëvajtjen e procedurës së aplikimit apo shprehjes së votës individuale apo personale.

Ne si Grup, kundërshtojmë verifikimin e votuesëve mërgimptarë përmes thirrjeve telefonike, asgjë më shumë. Nëse ndonjëri nga ne jemi në punë në kohën e thirrjeve nga ju, ne nuk jemi në gjendje të ju përgjigjemi, pse në shumë vende pune, nuk kemi të drejtën të mbajmë as telefon, ose jemi të detyruar ta mabjmë të mbyllur!

Sikur ju të jepni disa numra telefoni  në veber, do të ishte më e drejtë të ju thërrisnim ne, por me kusht që do duhej të kujdestaronte dikush të paktën 12 orë, ta zëmë nga ora 8:00 deri në orën 20:00, pse nuk i dihet orarit të punës, ndoshta do të ishte më në rregull. Ndryshe, ne do të jemi të dëmtuar dhe do të na cënohej e drejta e votës sonë në zgjedhjet e jashtëzakonshme të Kosovës më 14 shkurt 2021.

Komision i nderuar, mendoni për Vendimin tuaj dhe korrigjohuni!

Këtë shkresë - reagim, do ua përcjellim institucioneve të Kosovës – Presidentit, Parlamentit dhe Qeverisë së Kosovës. Përveç kësaj, do ua përcjellim disa Misioneve diplomatike dhe Institucioneve  Ndërkombëtare për të drejtat e njeriut pranë Unionit Europian.

Me respekt,

Rrjeti Mërgimtar Shqiptar i Botës, Njujork 12 janar 2021 Njujork, SHBA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat