AAAS: Mos vraponi pas emrave, por lidhuni me fatin e popullit dhe të Kosovës!

Amerika

AAAS: Mos vraponi pas emrave, por lidhuni me fatin e popullit dhe të Kosovës!

Më: 14 janar 2021 Në ora: 09:23
Akademia Shqiptaro-Amerikane e Shkencave dhe e Arteve

Akademia e Shqiptaro-Amerikane e Shkencave dhe e Arteve në Nju-Jork,më 13 janar 2021, lëshon këtë

KOMUNIKATË

Mos vraponi pas emrave, por lidhuni me fatin e popullit dhe të Kosovës!

Tanimë, me të mësuar për zgjedhjet parlamentare, që do bëhen në Kosovë, më 14 shkurt 2021, edhe ne si Institucion akademik gjithëkombëtar shqiptar, dëshirojmë që në këto zgjedhje, të fitojnë më të mirët dhe më të dëshmuarit me veprat dhe me programet e tyre konkrete politike dhe kombëtare për ndërtimin, për zhvillimin dhe për  përparimin e gjithmbarshëm të shtetit demokratik të Kosovës.

Për të fituar drejtësia dhe demokracia në zgjedhjet e parashikuara parlamentare, para së gjithash nevojitet, që të mos veprohet në mënyrë stihike sipas interesave personale, klanore, mahallore, provincialiste dhe partiake, por siç dikton arsyeja e mbrojtjes së interesit të përgjithshëm kombëtar, shtetëror dhe atdhetar, jo emrat e liderëve të ndryshëm, ku shumca prej tyre, edhe në kohë paqeje janë imponuar në forma të ndryshme jo të ligjshme dhe jo demokratike, që me çdo kusht ta “kapin shtetin”, ashtu siç e patën kapur  dhe sabotuar edhe UÇK-në në kohë lufte, me ç’rast disa heronj të saj, edhe u viktimizuan si rrjedhojë e luftës për pushtet dhe për pasuri.

Prandaj, kanë kaluar më se 20 vjet në paqe, thirreni arsyen, dhe votoni ashtu sipas bindjes dhe besimit të juaj, jo sipas pazargjinjve, propaganduesve dhe mashtruesve të ndryshëm, që për interesa meskine të ngushta të tyre, duan t’ua imponojnë dhe diktojnë ndonjë lider “sipas oreksit” të tyre. Mirëpo, ju votues të nderuar (pavarësisht se çfarë shkruajnë dhe trumbetojnë të tjerët) votoni vetëm ata, që shpresoni dhe besoni, se do të jenë “shërbëtorët” dhe “timonierët” më të zotë për të qeverisur shtetin e pavarur të Republikës së Kosovës.

Për të mos qenë konfuz dhe të dyshimtë, se kujt t’ia hedhni votën e juaj, merreni si model këtë mesazh historik mbi patriotizimin e vërtetë të ish-Presidentit të  SHBA-së, Theodore Roosevelt (nuk do të gaboheni kurrë, sa herë që të votoni ose të kryeni ndonjë punë a detyrë të rëndësishme në shërbim të interesave vitale të kombit, të shtetit dhe të atdhuet) :

 “Patriotism means to stand by the country. It does not mean to stand by the president or any other public official, save exactly to the degree in which he himself stands by the country. It is patriotic to support him insofar as he efficiently serves the country. It is unpatriotic not to oppose him to the exact extent that by inefficiency or otherwise he fails in his duty to stand by the country. In either event, it is unpatriotic not to tell the truth, whether about the president or anyone else.”

Kur ta kuptojmë të gjithë thelbësisht, ta interpretojnë dhe ta praktikojmë drejt e paanshëm këtë MAKSIMË TË PAKONTESTUESHME të ish-PRESIDENTIT PATRIOTIT THEODORE ROOSEVELT, atëherë,  sheknca dhe politika shqiptare e mirëfilltë, do të ndikojnë pozitivisht në shkrirjen e akullit shekullor, që të ndryshojë  mentaliteti amorf servil dhe hyzmeqar i psikologjisë  nacionale patriotike dhe atdhedashëse, progresive dhe demokratike e qytetëruese. 

Si konkluzion, të paktën ne si akademikë, ndër të parët jemi të thirrur, që ta ndjekim dhe ta praktikojmë me fanatizëm, dhe pa asnjë kompromis (qoftë pica, dreka, darka a tenderi etj.) këtë MAKSIMË ANTOLOGJIKE HISTORIKE MBI PATROTIZIMIN, se si duhet dashur kombin dhe atdhheun, jo liderët politikë siç thotë Presidenti Ruzvelt, sepse ata shkojnë  e vijnë, i lavdëruam apo i kritikuam ata , krejt njësoj! Pra, kombi dhe atdheu mbi të gjitha, jo partia , pasuria dhe pushteti me çdo kusht.

Së këndjemi, urojmë që në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit 2021, populli t’i votojë më të mirët, ata që e meritojnë, duke mos e anashkaluar kurrë interesin e përgjithshëm të kombit dhe të atdheut.

Akademia Shqiptaro-Amerikane e Shkencave dhe e Arteve, Nju-Jork, më 13 janar 2021 Prof.Dr. Skënder Kodra (kryetar),

 Prof.Dr. Mehdi Hyseni (nënkryetar)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat