Shqiptarët e Amerikës, kurrë nuk kanë për të pasur një mik kaq të madh si Chuck Schumer

Amerika

Shqiptarët e Amerikës, kurrë nuk kanë për të pasur një mik kaq të madh si Chuck Schumer

Nga: Beqir Sina Më: 14 janar 2021 Në ora: 20:39
Chuck Schumer
Megjithëse pozicioni i tij, mbas 20 Janarit, do ta vendosë atë si udhëheqës i shumicës zotin Schumer, pra si udhëheqësi i shumicës në Senat, duke zevendesuar republikanin Mitch McConnell, menjëherë pas votimit në Dhomën e Përfaqësuesve, dhe, ai do të jetë në epiqendër të skenës politike, lidhja e tij, me grupet e ndryshme lobiste, përfshirë lobin shqiptar, do të jetë pak e vështirë, por që mbetet ende shpresë se shqiptarët do të ruajnë diçka nga lidhjet e mira, me Senatorin nga Brooklyni – New York, Chuk Schumer.
 
Lidhjet e tij, të mira me komunitetin shqiptar, në nivelin e miqve të mëdhenjë në Kongres, Senat dhe Shtëpinë e Bardhë, gjatë gjithë histories së imigracionit – diasporës shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tre dekadat e fundit është karakterizuar nga një gjurmë e thellë e lidhjeve të shqiptarve të Amerikës dhe të Senatorit Chuck Schumer, për të pasur një mik kaq të madh në Washington.
 
Në veçanti, zoti Schumer, në këto lidhje me komunitetin shqiptar ka shërbyer si urë lidhëse mes afërsisë me çështjen shqiptare, dhe vlerësimit e konsideratës së lart që ai ka treguar për komunitetin Shqiptarë në Nju Jork .
 
Gjatë këtyre tre dekadave, Senatori Schumer ka qenë një mbështetës i fortë i disa nga çështjet shqiptare në Capitol Hill, duke ju bashkuar në çdo rezolut për Kosovën, grupit të senatorve dhe kongresistëve të çështjes shqiptare. Në veçanti, ai ka qenë pjesëmarrës dhe mysafirë nderi në disa nga ngjarjet më të mëdha në komunitet.
 
Në qershor 2015, në Nju Jork, në 25–vjetorin e krijimit, të Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane, një organizatë lobiste shqiptaro-amerikane, në praninë e qindra njerëzve dhe të disa ligjvënësve të njohur të Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve, ai ishte i pranishëm, si një mysafirë i madh - nderi .
 
Pjesëmarrja dhe fjalimi i tij përshëndetës si njëri prej ligjvënësve më në zë në Senatin amerikan, por dhe Senatori që i kishte paraqitur Dhomës së Përfaqësuesve një projektligj për imigracionin, merrte një rëndësi të veçantë, deri sa ai do të vlerësonte jashtëzakonisht, komunitetin Shqiptar në SHBA, si një komunitet i përveligjuar i këtij vendi.
 
“Një nga gjërat që do të bënte projektligji për imigracionin”, ka thënë Schumer para shqiptarve ,” Është, se do të lejonte më shumë shqiptarë të vinin në Amerikë. Dhe, a e dini pse e bëra këtë? Ka thënë Senatori, Schumer, : “Sepse unë e dua vendin tim(Amerikën), dhe, sa më shumë shqiptarë të ketë në Amerikë, aq më më e mirë do të jetë Amerika,” ka thënë miku i madh i Shqiptarve Senatori demokrat i Nju Jorkut, Charles Schumer.
 
Demokrati nga Brooklyni- New York, Charles Schumer, është dalluar në këto tre dekada për mbështetjen e fuqishme që i ka dhënë komunitetit shqiptar, në çdo aktivitet gjatë këtyre tri dekadave, madje me fjalime energjike që pohojnë lidhjet e shkëlqyera me këtë mik të madh.
 
Senatori i Nju Jorkut, ka nderuar me pjesëmarrjen e tij, me fjalime të zjarrta, disa takime me komunitetin shqiptar , dhe mund të veçohen ato me mikun e tij të ngusht, ish kongresistin e Nju Jorkut, Joseph J. DioGuardi, kryetari i Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane, themeluesit dhe udhëheqësit organizatës së parë dhe të vetme lobiste shqiptaro-amerikane, e cila e ka nderuar edhe me “Çmimin për Paqen në Ballkan”.
 
Senatori demokrat i Nju Jorkut, Charles Schumer, ishte mysafir special i fushatës së organizuar prej Kishës Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës”, famullitarit të saj Dom Pjetër Popaj, në mbrëmjen e grumbullimit të fondeve per ndërtimin e Katedrales “Nëna Tereze” në Prishtinë.
 
Ky ishte një aktivitet, në të cilin, spikati me fjalimin e tij senatori demokrat i New Yorkut, Chuk E. Schumer, i cili mbajti një fjalim të brilantë, që u duartrokit gjatë nga qindra të pranishmit.
 
Veprimtaria ishte e titulluar “ Mbrëmja Gala për grumbullimin e Fondeve për Katedralen Nënë Tereza në Prishtinë dhe Kremtimin e Pavarësisë së Kosovës,”. Në këtë Gala të ideuar nga Kisha Katolike Shqiptare në Amerikë “Zoja e Shkodrës” në Hartsdale,NY, dhe ish kongresmeni republikan i New Yorkut Joseph J.DioGuardi, dhe bashkëshortia e tij Shirli Klojes, u grumbulluan më shumë se 1.8 milioni dollarë amerikanë.
 
Senatori demokrat i Nju Jorkut, Chuk Schumer, u shqua për lidhjet e tij të gjata me komunitetin shqiptar, edhe për pjesmarrjen e tij në festimet e Federatës Vatra me rastin e 100 vjetorit të themelimit , ku senatori ishte i pranishëm dhe përshëndeti gjatë darkës, duke vënë edhe një herë fuqishëm në pah fuqin e madhe të integrimit të shqiptarve të Amerikës, kontributin e tyre në SHBA .
 
Ai po ashtu në festimet e Federatës PanShqiptare Vatra me rastin e 100 vjetorit të themelimit, u takua dhe zhvilloi me ketë rast edhe një bised të shkurtër dhe mjaft miqësore me Lartësia e Tij Mbretërore Princi i Kurorës Leka II i Shqiptarëve, rreth rolit e kontributit historik të Shqiiptarëve, kur Shqipëria, u bë “parajsa” e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.
 
“Është, një përzierje faktorësh, nga që akti I papërsëristshëm që bënë shqiptarët gjatë Luftës së Dytë Botërore, ishte një përqafim i kodit të Besës, premtimi moral kombëtar shqiptar, një kod historik për të mbrojtur mysafirin.” Dhe “ Pa asnjë dyshim ky ishte një faktor. Mbasi egzistojnë edhe prova në arkivat e Jerusalemit që dëshmojnë këtë. Ngase, në atë periudhë kishte edhe përpjekje të mëdha nga udhëheqësit duke përfshirë edhe vetë Mbretin Zog dhe zyrtarët tjerë në Shqipëri që lëshuan karta të rreme identiteti për të mbrojtur hebrenjtë”.
 
Mirëpo, së fundmi kreu i shumicës në Senatin amerikan, Chuck Schumer, pikërishtë, qershorin e kalur i bëri thirrje Departamentit të Shtetit të përpiqet me të gjitha mënyrat për të mbështetur marrëveshjen për reformën zgjedhore në Shqipëri, si dhe kërkesën e diasporës shqiptare për të drejtën për të votuar nga vendet ku jetojnë.
 
Në një letër dërguar Sekretarit të Shtetit, Mike Pompeo, Senatori demokrat Chuck Schumer shkruante se “si senatori më me eksperiencë nga Nju Jorku, ku ka një komunitet të madh shqiptaro-amerikan dhe si përkrahës prej kohësh i demokracisë në Shqipëri dhe Ballkan, ju shkruaj për të shprehur mbështetje për përpjekjet e fundit për të përmirësuar procesin zgjedhor në Shqipëri, një ndër demokracitë më të reja në Evropë”.
 
Senatorët Charles Schumer dhe John McCain marrin çmimin për Paqen në Ballkan nga Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane
 
Në Shkurt, 2010, në një nga mjediset e Capitol Hill, ka qenë Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane, Joe DioGuardi dhe Shirley Cloyes, drejtorët e Bordit të LQSHA, që i dhanë dy senatorëve miq të mëdhenjë të Shqiptarve : Charles Schumer dhe John McCain, “Çmimin për Paqen në Ballkan”.
 
Senatorët Charles Schumer dhe John McCain ishin 10 vjet më parë laureatët e çmimit të gjashtë për Paqen në Ballkan, një çmim ky që jepej në atë kohë nga Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane.
Kryetari i kësaj organizate, ish kongresmeni, Joe DioGuardi, i dha Senatorit Schumer, i cili ishte vetë i pranishëm, në atë ceremoni Shqiponjën e gdhendur në mermer nga zona e Krujës, të vendosur në një piedestal druri qershie me dedikimin përkatës të gdhendur në një pllakë metalike.
 
Senatori Schumer, nga New Yorku, që vjen nga familje hebrejsh, së pari vlerësoi me këtë rast punën dhe sukseset e komunitetit shqiptar të New Yorkut si një kontribut për ndërtimin e Amerikës.
“Jam shumë krenar për komunitetin shqiptaro-amerikan të New Yorkut në ndërtimin e Amerikës. Dua të theksoj edhe kontributin e shqiptarëve për strehimin dhe mbrojten e hebrejve gjatë Luftës së Dytë Botërore në përvjetorin e 61-të çlirimit të kampeve naziste të vdekjes. Ju, shqiptarët na dhatë neve strehim duke rrezikur veten e familjet tuaja. Dhe për këtë unë u jam për jetë mirënjohës".
 
Senatori Schumer tha se në memorialin Jad Vashef të ngritur në Jerusalem në kujtim të viktimave të Holokausit, janë edhe emrat e 63 shqiptarëve si njerëz të drejtë e të ndershëm, pra njerëz që rrezikuan jetën e tyre për të shpëtuar jetën e njerëzve që as nuk i njihnin. Shumë pak të huaj e kanë emrin në atë memorial, tha senatori Schuman, dhe ky është një numër shumë i madh veçanërisht për një vend të vogël si Shqipëria.
 
Senatori Schumer, nga ana e tij po ashtu shprehu mirënjohjen e tij të thellë për këtë çmim, dhe tha se ndjehej tejet i nderuar të mbante në duar shqiponjën shqiptare.
 
“Do të dëshiroja të thosha se jam shumë i nderuar për këtë çmim, sepse së pari, komuniteti shqiptaro-amerikan është pjesë aktive e qytetit tim të New Yorkut, dhe së dyti, ne nuk harrojmë se Shqipëria, një vend tolerant, ka bërë kaq shumë për hebrejtë gjatë dhe pas Holokaustit”.
 
Çmimi i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane për Paqen në Ballkan u jepej çdo vit ligjvënësve dhe politkanëve jo shqiptarë dhe profesionistëve të ndryshëm, që kanë dhënë një ndihmesë të konsiderueshme për dimensionin shqiptar të konfliktit ballkanik dhe për paqen dhe stabilitetin në Evropën Juglindore.
 
Laureatë të këtij çmimi ishin gjenerali Wesly Clark, Senatori Joseph Biden, kongresmenët Henry Hide, Tom Lantosh, Ben Gilman, Dana Rohabacher, dhe Ileana Ros-Lehtinen.
 
Joe DioGuardi prej 1984 si anëtar i Kongresit Amerikan dhe prej 1989 si President i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane bëri të pamundurën, për ta kthyer çështjen shqiptare nga më të panjohurën në metropolin kryesor të politikës, që mbizotërohej nga ndikimi serb, në gjithmonë të pranishme në Kongresin dhe Senatin Amerikan.
 
Në këto 30 vjet nuk ka asnjë shqiptar që të ketë ndikuar në ndryshimin e rrjedhave të historisë për faktorizimin e shqiptarëve si Kongresmeni Joe DioGuardi.
 
Nuk ka asnjë shqiptar që t’i jetë përkushtuar çështjes shqiptare, që të ketë luftuar për liritë e të drejtat e njeriut dhe lirinë e shqiptarëve, që të ketë denoncuar krimet serbe të kohës të Milosheviçit, segregacionin antishqiptar në Maqedoni, që të jetë angazhuar për të drejtat legjitime të shqiptarëve në Malin e Zi; nuk ka burrë shteti shqiptar si Joe DioGuardi që t’i ketë ndjekur shqiptarët hap pas hapi, nga koha e pushtimit dhe respresionit, konflikteve deri tek sendërtimi i demokracisë dhe lirive me standart Perëndimor!
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat