Joe Biden Presidenti i 46-të Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Amerika

Joe Biden Presidenti i 46-të Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Nga: Beqir Sina - New York Më: 21 janar 2021 Në ora: 08:40

WASHINGTON D.C.: Joseph Robinette "Joe" Biden, Jr. (pronouncimi në shqip Xhozef Biden) ka lindur më 20 nëntor 1942. Nga një senator demokrat i Delawares, shërbeu 8 vjet si Nën/President , në presidencën e Presidentit, Barack Obama, sot u bë presidenti i 46-të amerikan.

Joe Biden, një figurë e rëndësishme e Partisë Demokrate në skenën politike amerikane për afro gjysmë shekulli, ka lindur në Scranton, Pennsylvania, dhe në moshën 10 vjeçare, ai dhe familja e tij, u shpërngulën në shtetin federal Delaware. Bajdën është i besimit katolik dhe vjen nga një familje punëtore me prirje liberale. Konsiderohet, si një ndër Presidentët më të "varfër" nga pasuria që vjen në Shtëpinë e Bardhë.

Bajden, mbasi përfundoi studimet në drejtësi, punoi fillimisht si avokat në vitin 1969, dhe në vitin 1970, duke punuar në këshillin rajonal filloi karjerën si politikan. Bajden në vitin1972, në moshën 29 vjeçare, u bë senator i partisë demokrate, në Delware, duke u bërë kështu edhe njëri prej gjashtë senatorve më të rinjë në historinë amerikane. Mbas kësaj ai fitoi besimin e elektoratit të tij edhe pesë mandatura të tjera, u ri- zgjodhë si senator në Senatin Amerikan, prej vitit 1978, 1984, 1990, 1996, 2002, dhe 2008.

Këtu u mbyll edhe cikli tij Senator,mbasi zgjedhja e tij për nën/president, bëri që ai t'a dorzojë mandatin e senatorit të fundit.

Xhozef Bajden(Joseph Biden) më shumë se 30 vjet ka shërbyer në Senatin amerikan, ndërsa dy mandaturat e fundit si Senator, ai ka qënë edhe kryetar i Komitetit për Politikë të Jashtme . Bajden, ka qënë vazhdimisht në senat avokat i çështjeve ushtarake, dhe ka aprovuar intervenimin ushtarak në Bosnje dhe Kosovë. Sakaq, ai kundërshtoi luftën e Gjirit Persian, por 10 vjet më vonë në vitin 2002, votoi në favor të Rezolutës për Luftën në Irak e Afganistan.

Më pas ai tha se edhe kjo rezolut duhet të abrogohej dhe të ndiqej një strategji tjetër me luftën në Gjirin Persik. Në vitin 2003, Xhozef Bajden, nxorri një projektrezolutë, e cila kërkonte që Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të përkrahinin popullin e Kosovës, që me referendum të përcaktohej e ardhmja e tyre.

Bajden shërbeu për disa vite edhe në Komitetin e Çështjeve të Drejtësisë, ku mbështi një serë rezolutash të cilat luftonin krimin e organizuar, drogën, trafikun e njerëzve dhe mbronin lirin e të drejtat e njeriut. Ai shquhet në emrimin e dy prokurorve të lart të shtetit, Robert Bork dhe Clarence Thomas në gjykatën Kushtetuese.

Xhozef Bajden(Joseph Biden) me pasukses, provojë dy herë të kandidojë brenda rradhëve të partisë demokrate në garën për president në vitin 1988 dhe 2008. Të dyja herët qysh në turin e parë i humbi zgjedhjet, dhe u "dorzua" pa hyrë mirë në garë. Suksesi më i madh në karjerën e tij, njihej deri para 3 Nëntorit 2020, kur ishte 67 vjeç, në Konventën e Partisë Demokrate në Denver, kur kandidati për President Barack Obama, e zgjodhi atë, për Nën/president të SHBA.

• Demokrati Joe Biden u inaugurua të mërkurën si presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara. Kamala Harris po ashtu bëri betimin si nënpresidente.

• Biden, 78 vjeç, është presidenti më i vjetër amerikan që merr detyrën.

• Ai i ka fituar zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit, 2020, kundrejt presidentit të deritanishëm, Donald Trump. Kongresi e ka miratuar fitoren e tij më 6 janar.

• Inaugurimi është një ceremoni zyrtare që shënon fillimin e një presidence të re në Shtetet e Bashkuara dhe, sipas ligjit, zhvillohet më 20 janar në Uashington.

• Presidenti bëri betimin me fjalët: “Betohem solemnisht se do ta përmbush me besnikëri detyrën time si president i Shteteve të Bashkuara dhe se do ta ruaj dhe mbroj më së miri Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara”.

• Ceremonia e inaugurimit sivjet ishte ndër më të pazakonshmet në historinë e Shteteve të Bashkuara. Ajo u zhvillua nën masa të pashembullta të sigurisë, të cilat pasuan dhunën e 6 janarit në ndërtesën e Kongresit.

• Ish - Presidenti, Donald Trump, nuk mori pjesë në ceremoni.

• Pjesëmarrja e publikut në inaugurim ishte po ashtu rreptësisht e kufizuar, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Joe Biden bëri betimin si Presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës

SHBA u bënë me një president të ri: demokrati Joe Biden dhe zëvendësja e tij Harris bënë betimin para Kapitolit në Uashington. Bideni premtoi se do të jetë "një president për të gjithë amerikanët".

Joe Biden është Presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai e bëri betimin para gjykatësit më të lartë të SHBA, John Roberts, në anën perëndimore të Kapitolit në Uashington. Më parë, kishte bërë betimin si zëvendëspresidente zëvendësja e Bidenit, Kamala Harris.

Bidenin e shoqëronte gruaja e tij Jill. Edhe ajo mbante në duar Biblën, mbi të cilën u betua 78-vjeçari. Zëvendëspresidentja Harris e bëri betimin para gjykatëses kushtetuese Sonia Sotomayor. Harris është gruaja e parë në historinë e SHBA që merr postin e zëvendëspresidentes. 56-vjeçarja është gjithashtu gruaja e parë me ngjyrë në këtë post.

"President për të gjithë amerikanët"

Në fjalën e tij të marrjes së detyrës, Biden u bëri thirrje amerikanëve që të bashkohen. Pa këtë nuk do të ketë paqe dhe asnjë përparim, vetëm hidhërim dhe zemërim, tha ai. Ai do të punojë me gjithë zemër për unitetin dhe pajtimin. "Unë do të jem një president për të gjithë amerikanët," premtoi Bideni. Vendi i ka kapërcyer me unitet, të gjitha sfidat e së kaluarës. "Le ta fillojmë nga e para", tha ai, dhe paralajmëroi që ata ta dëgjojnë njëri-tjetrin.

Ai evokoi forcën e demokracisë amerikane. "Në këtë orë, miqtë e mi, demokracia u imponua." Paraardhësi i Bidenit, Donald Trump, i kishte paraqitur zgjedhjet si mashtrim. "Kjo është dita e demokracisë, një ditë e historisë dhe e shpresës për ripërtëritjen dhe vendosmërinë," tha Bideni. Fjala nuk është për fitoren e një kandidati, por për sundimin e popullit.

Luftë kundër racizmit

Presidenti i ri i SHBA lajmëroi një luftë të vendosur kundër racizmit dhe "terrorizmit brenda vendit". Ai gjithashtu u ndal në sulmet kundër Kapitolit nga mbështetësit e Trumpit në fillim të janarit. "Këtu ne po qëndrojmë vetëm disa ditë pasi një turmë e irrituar mendoi se mund të përdorte dhunë për të heshtur vullnetin e njerëzve, për t'i dhënë fund punës së demokracisë sonë dhe për të na dëbuar nga kjo tokë e shenjtë," tha ai. "Kjo nuk ndodhi. Asnjëherë nuk do të ndodhë. Jo sot, as nesër, kurrë".

Bideni foli gjithashtu kundër keqinterpretimeve dhe teorive konspirative. "Ne duhet të hedhim poshtë kulturën, në të cilën manipulohen dhe madje fabrikohen fakte," tha ai. Ai u bëri thirrje amerikanëve për një angazhim për sjellje të hijshme dhe për drejtësi. Është detyra e të gjithëve të mbrojnë të vërtetën dhe të mposhtin gënjeshtrat.

Ai ishte i pari president në historinë e inagurimit, që vjen në Shtëpinë e Bardhë, dhe në fjalimin inaugural, nuk e përmendi emrin e parardhësit Presidentit Trump, në fjalimin e tij. Ashtu si dhe Presidenti Trump, kur u larguan në fjalimin e lamtumirës nuk e permendi emrin e Presidentit Biden, por urojë Administatën e re.

Xhozef Bajden (Joseph Biden) konsiderohet si mik i shqiptarëve

Presidenti i 46 të i SHBAsë, demokrati Joe Biden , i cili, më 20 janar hyri në Shtëpinë e Bardhë, e ka të "ndërtuar" kabinetin e tij qeverisës, prej se kur ishte Presidenti i zgjedhur. Pjesa më e madhe e emrave në këtë Administrat, të re, por edhe në detyra të tjera në rang këshilltarësh e tjerë, janë personalitete të njohura, për shqiptarët e Amerikës. Mbasi emrat e tyre janë në krye të listës, të atyre që shqiptarët e Amerikës i thërrasin si miq.

Presidenti Biden, u ka dhënë atyre edhe poste potencialë, ku mes të tjerave, bie në sy menjëherë në këtë listë edhe Sekretari i Shtetit Anthony Blinken, një njohës i herëshëm dhe mjaft i mirë i Kosovës. Biden vet është një prej mbështetësve më të mëdhenj të luftës dhe pavarësisë së Kosovës, si edhe ndikues në anëtarësimin e Shqipërisë në NATO.

Ai është një mik i ngusht dhe mik personal, i ish kongresmenit republikan të Nju Jorkut, Xhozef DioGuardi, presidenti vullnetar i Ligës Qytetare Shqiptaro Amerikane, dhe Këshilltares së Çështjeve Ballkanike, znj. Shirli Klojes.

Presidenti Bajden, kanë qenë gjithmonë figura më influencuese për çështjen e Kosovës, anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, si edhe për rezolutën që përshëndeste Shqipërinë për mbrojtjen e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ai së bashku, me disa senator të tjerë, kanë miratuar më shumë se 20 rezoluta për periudhën 1990 -2008, që mbështesin çështjen shqiptare në Ballkan dhe pavarësinë e Kosovës. Më shumë se gjysma e tyre, kan qenë të përgatitura e sponsorizuara nga ish kongresmeni republikan të Nju Jorkut, Xhozef DioGuardi, presidenti vullnetar i Ligës Qytetare Shqiptaro Amerikane, dhe Këshilltaria e Çështjeve Ballkanike, znj. Shirli Klojes.

Politika amerikane në Ballkan

Analistë, politikanë, studiues dhe gazetarët kanë një mendimin unik, se politika e jashtme e Amerikës, nuk ndryshon shumë, pa ma marrë parasysh se cili Presidentë është në Shtëpinë e Bardhë, një demokratë apo një republikanë. Pershtypja e tillë paragjykon se Uashingtoni në politikën e saj të jashtëme, gjithmonë ka interesat e saja afatgjata dhe ato asnjëherë nuk ndryshojnë, dhe nuk lidhen me emra. Pasi është krejt ndryshe të shërbesh në Senat e Kongres e të lobosh e kesh lidhje me komunitetet, dhe është krejt ndryshe të jesh në Qeveri.

Dhe, kjo ka të bëjë me atë se Kosova, e Shqipëria, do të mbeten të njëjta ne marrëdhëniet e shkëlqyera më Shtetet e Bashkuara

Por gjithësesi, po të merret si shembull Ballkani dhe si e ka trajtuar Amerika këtë rajon, del se politika e jashtme Amerikane, është prirur nga presidenti dhe njerëzit e tij - vetëm nga interesi kombëtar, sidomos kur një interes i tillë nuk është i përcaktuar më parë. Mbasi të gjitha administratat e këtyre 3 dekadave të fundit në Amerikë, kanë thënë se interesi i Amerikës, në rajon, është pa as më të voglin dyshim stabiliteti i Ballkanit, i cili përcakton stabilitetin e Evropës, stabiliteti i së cilës është në interes të gjithë botës.

Kështu ndodhi edhe me çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës, të njëjtën rrugë ndoqi administrata e, George Bush i vjetër, Bill Klintoni, atë ndoqi edhe administrata e George Bushit, deri e sa e vendosi më në fund se pavarësia e Kosovës, sillte vetëm paqe e siguri, jo vetëm për Kosovën, por për Ballkanin e rajonin e më gjërë.

Vazhdimësi, tregojë edhe administrate e Presidentit Barack Obama dhe ajo që sapo u largua e Presidentit Donald Trump

Presidenti i SHBA -së, Xhozef Bajdën, si senator ka qenë vazhdimisht aktiv edhe në politikën ballkanike. Ai ishte deklaruar hapur për pavarësinë e Kosovës dhe njihej si një kritik i administratës amerikane, athere se nuk po tregohej sa duhej aktive në këtë drejtim.

Pothuajse, në çdo fjalim të tij gjatë fushatës, por dhe dje një ditë para inagurimit te memoriali i personave që humben jetën vitin e kaluar , 400 mijë amerikanve nga coronavirusi Covid-19, ai shpesh ka përmendur edhe faktin se djali i tij Bou kishte shërbyer në Kosovë, dhe se ai ishte shumë krenar për këtë fakt.

Për gati 30 vjet në Senatin amerikan, Bajdën, si senator ka shërbyer në poste të larta jo vetëm si kryesues i komisionit për Mardhënie me Jashtë, por edhe si kryesues i komisionit të drejtësisë. 8 vjet si Nën/President , në presidencën e Presidentit, Barack Obama, dhe, sot më 20 Janar 2021, u bë presidenti i 46-të amerikan.

Joe Biden, një figurë e rëndësishme e Partisë Demokrate në skenën politike amerikane për afro gjysmë shekulli, gëzon mbështetje në radhët e votës popullore, 80 milion vota mori ai më 3 Nëntor, dhe 332 vota elektorale, duke u bërë edhe Presidenti i 46-të i SHBA.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat