21 Amerikanë kanë fituar çmimin Nobel për Paqe

Amerika

21 Amerikanë kanë fituar çmimin Nobel për Paqe

Nga: Beqir SINA – New York City Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 06:13
Ilustrim

Gjithsej 21 amerikanë dhe një organizatë amerikane kanë fituar çmimin Nobel për Paqe - mes tyre tre presidentë në detyrë, një nënkryetar në detyrë dhe një ish president dhe nënpresident. Ato përfshijnë:

1906: Theodore Roosevelt. Presidenti i parë në detyrë që është emruar për të fituar, çmimin prestigjoz Nobel për Paqe, për ndërmjetësimin e fundit të luftës Ruso-Japoneze, në 1906.

1919: Woodrow Wilson. Presidenti i dytë i në detyrë dhe i treti Amerikan, që e merr çmimin Nobel për Paqe, për udhëheqjen e grupit të burrshtetasve gjatë themelimit të Lidhjes së Kombeve

1925: Charles Dawes. Nënkryetari i Presidentit Calvin Coolidge, mori çmimin e Oslos, Nobel për Paqe, për punën e tij mbi dëmshpërblimet pas Luftës së Parë Botërore

1931: Jane Addams. Gruaja e parë amerikane që fitoi, për udhëheqjen e Lidhjes Ndërkombëtare të Grave për Paqe dhe Liri

1945: Cordell Hull. Sekretari i shtetit i cili sherbeu në administratën e Franklin Delano Roosevelt nga 1935 deri në 1944, mori çmimin prestigjoz Nobel për Paqe, për luftimin e izolacionizmit dhe ndihmën në ngritjen e Kombeve të Bashkuara

1950: Ralph Bunce. I pari amerikan i zi bëhet për të fituar, çmimin norvegjez Nobel për Paqe, për punën si diplomat për të ndërmjetësuar në bisedimet Izrael dhe Palestinë

1953: George Marshall. Arkitekt i planit Marshall për të rindërtuar Evropën, është amerikani tjetër fitues i çmimit prestigjoz Nobel për Paqe, në vitin 1953

1964: Prifti Dr. Martin Luther King Jr. Fitoi çmimin e Oslos, Nobel për Paqe, për angazhimin e tij për mos-dhunë, luftën për lirinë dhe të drejtat e njeriut, në vitin 1964

1973: Henry Kissinger. Në atë kohë sekretari i shtetit i Presidentit Gerald Ford, dhe më parë i Presidentit Nixon. Fitoi çmimin Nobel për Paqe, për fundin e luftës në Vietnam

1986: Elie Wiesel Shkrimtar dhe i mbijetuari i Holokaustit, ai fitoi çmimin prestigjoz Nobel për Paqe, për kryesimin e Komisionit të Presidentit për Holokaustin

2002: Jimmy Carter. Presidenti i pare amerikan që u nderua me çmimin Nobel për Paqe, pas largimit nga detyra për punën e tij në zgjidhjen paqësore të konflikteve, të drejtat e njeriut dhe zhvillimin ekonomik

2007: Al Gore. Nënpresident në Shtëpinë e Bardhë me President Bill Clinton fitoi çmimin Nobel për Paqe, për fushatën e tij për paktin e ndryshimit të klimës

2009: Barak Obama. Është, i pari dhe i vetmi, President i Shteteve të Bashkuara, që e fitoi çmimin norvegjez Nobel për Paqe, në vitin e tij të parë si president me motivacionin : “Për përpjekjet e tij të jashtëzakonshme për të forcuar diplomacinë ndërkombëtare dhe bashkëpunimin midis popujve”.

Megjithëse, është paksa heret por nuk është ndonjë “çudi” që Jared Kushner, një ish këshilltar i Shtëpisë së Bardhë nën vjehrrin e tij, ish-Presidenti Donald Trump, të jetë amerikani i 22 që merr Çmimin Nobel për Paqe 2021.

Shtypi amerikan, njoftoi sot se Jared Kushner, u emërua të Dielën për Çmimin Nobel për Paqe nga ish-avokati i Trump Alan Dershowitz. Kushner dhe zëvendësi i tij, Avi Berkowitz, morën gjithë “lavdinë” për negociatat e bisedimeve midis Izraelit dhe shteteve arabe : të Emirateve të Bashkuara Arabe, Bahreinit, Sudanit dhe Marokut, njoftoi Reuters. Marrëveshjet e normalizimit, të arritura në gjysmën e dytë të vitit 2020, janë quajtur "Marrëveshjet e Abrahamit".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat