“Vendi im”, koncerti që do të bashkojë artistët e Diasporës në New York

Amerika

“Vendi im”, koncerti që do të bashkojë artistët e Diasporës në New York

Nga: Nga Beqir SINA – New York City Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 18:06
Foto ilustrim

MANHATTAN NYC : “Vendi im” është koncerti që do të bashkojë artistët e Diasporës shqiptare në SHBA, për të tretin katërtin vit radhazi, për të festuar Ditën e Pavarësië së Kosovës. Pavarësisht pandemisë artistët shqiptarë kanë vendosur që koncerti të mbahet më 19 shkurt dhe është hyrja falas, simbas Aida Gashi, pjestare e grupit organizator të këtij spektakli festiv me rastin e 13 vjetorit të shpalljes se Pavarësisë së Kosovës.

“Për kundër kushteve të vështira të punës (si rezultat i Pandemis'), ne artistët shqiptar në New York, vendosëm në një format alternativ t'ua sjellim këtë event me shumë rëndësi! "Show Must Go On".., tradita duhet të ruhet, kultivohet dhe të përcillet tek' brezat e reja! Faleminderit gjithë kastit dhe atyre në prapa sken' që bashkarisht me shumë mund e sakrifica e bëm' të mundur! Le të jehoj kënga e pastër Shqipe me 19-të Shkurt”, në Koncertin festiv “Vendi im” për të festuar Ditën e Pavarësië së Kosovës.

Gashi : “Tu e pas parasysh efektin e pandemisë, kemi vendos që sivjet koncerti të shfaqet FALAS që të ndajmë sa më shumë art dhe hare në këto ditë të vështira.”

Ergin Oda,(Executive Producer) një ndër organizatorët kryesorë, pak ditë më pare u takua me dy lobistët e medhenjë të çeshtjes shqiptare në SHBA, ish kongresistin republican dhe kryetarin e LQSHA, Joseph DioGuardin, dhe Këshilltaren e Çështjeve Ballkanike , Shirly Cloyes – DioGuardi, dy miq të vyer edhe të komunitetit të artistëve shqiptar dhe shkruajti në llogarinë e tij në Fb, :

“Jam shumë i lumtur të gëzoj mbështetje rreth aktiviteteve artistike që nga fillimet e mia në Amerikë, nga dy Titanët e qështjeve me rëndësi Kombëtare! God Bless you my Dear: Hon. Joe DioGuardi and Shirley Cloyes DioGuardi.”

Njëhereshit, sipas organizatorëve tradita e këtij koncerti duhet të vazhdojë, edhe pse këtë vit në një format ndryshe.

“Për ditën e pavarësisë së Kosovës do të sjellim për ju muzikë Shqip dhe pozitivitet për të harruar dhe u shkëputur sado pak nga rutina dhe kjo periudhë e vështirë që po kalojmë.Na u bashkoni virtualisht për të festuar së bashku!” shkruan Lori Miho, pesëmarrse e këtij koncerti festiv.

“Falenderim të veçantë për sponzorizuesit tonë”, shkruajnë ata në rrjetin social Facebook “ Shpresa Xhakli, Ari Group Inc., Çka Ka Qëllu, Masonry & Painting Shehu Co. dhe DuaKafe EV,” dhe falenderojmë gjithashtu Consulate General of the Republic of Kosovo për ndihmën e tyre.”

Po ashtu organizatori i këtij koncerti festiv, u lutet të gjithve, sipas mundësisë, të mbështesni projektin dhe artistët tonë me kontribute dhe sponzorime, nga mund të kontaktoni përmes FB dhe email [email protected] për pjesëmarrje në këtë koncert që i jep më shumë krenari dhe gëzim festës së Pavarësisë së Kosovës, 17 Shkurtit .

Mira Koncci, Ergin Oda, Faton Mucula, Lori Miho, Gilberta Luca, Yasohiko Fukuoka, Johana Kaimi, Klajdi Cerriku, Shpendi Xani dhe Akreona Saliu, etj., janë disa nga emrat që do të jenë pjesë e këtij koncerti ku do të jehojë kënga shqipe, në koncertin festiv në qytetin e New York-ut.

Koncerti i titulluar “Vendi im” do të sjell një mbrëmje me këngë shqipe, ku janë përfshirë të gjitha trevat shqiptare, përfshirë këtu opera e vepra të kompozitorëve të njohur.

“Vendi Im” ju falenderon të gjithve për përkrahjen e vazhdueshme, thonë ata duke uruar Mirupafshim në koncertet e ardhshme pas pandemisë!

Image
Image
Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat