KSHA përshëndet zgjedhjet e shkëlqyera në Kosovë, dhe uron Albin Kurtin e Vjosa Osmanin për fitoren e 14 shkurtit

Amerika

KSHA përshëndet zgjedhjet e shkëlqyera në Kosovë, dhe uron Albin Kurtin e Vjosa Osmanin për fitoren e 14 shkurtit

Nga: B.S Më: 16 shkurt 2021 Në ora: 16:53
Haxhi Dauti

Këshilli Shqiptar -Amerikan, një organizat lobiste e themeluar dhe udhëhequr nga zoti Haxhi Dauti, tre dekada më pare, në New Jersey (SHBA), me një mesazh-përshëndetës hedhur në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, në emër të KSHA, përshëndet zgjedhjet e shkëlqyera në Kosovë, dhe uron me këtë rast kryeministrin e ardhëshëm Albin Kurtin edhe Presidenten Vjosa Osmanin për fitoren e 14 Shkurtit në zgjedhjet e Kosovës .

Nëpërmjet mesazh-përshëndetjes, KSHA mbasi uron popullin e Kosovës, për këto zgjedhje të shkëlqyera, shpreh bindjen e tij që Kosova po forcon edhe më shumë pavarësinë e saj, si një vend i pavarur, dhe po ashtu ajo konsolidon demokracinë në vend, :

“Më 14 Shkurt, lindi nji frymë e re në Kosovë. Kjo frymë e një fitore të paraljmëruar e të gjithë Shqiptarve. Kjo fitore do ngall dhe aspiratat e kahershme të të gjithë shqiptarve pë bashkimin e popullit tonë, në rrugën e zgjedhur prej tij me vite të tëra, vetëm drejt Perendimit me nji vizion të ri dhe me plot shpresa dhe energji të reja! “

22 vjet çlirim dhe 13 vjet pavarësi , patjetër që është rruga e Kosovës, drejt Perendimit, SHBA-ve, dhe Europës , e mbi të gjitha në mënyrë të posaçme e sjell Kosovën edhe më afër aspiratave të saj drejt Bashkimit Evropian, dhe NATO-s. Populli dhe institucionet e Kosovës, gjatë këtyre viteve kanë bërë progres të madh në këtë drejtim për të shndërruar Kosovën në një demokraci të stilit perëndimor që përmbush të gjitha kriteret e BE, është shprehur vazhdimisht Haxhi Dauti, kryetar i Këshillit Shqiptar Amerikan, një organizate lobiste kjo e themeluar 29 vjet më parë në New Jersey.

Ndërkaq përmes kësaj mesazh-përshëndetje, kreu i KSHA, tani shpreh bindjen e tij se kjo Qeveri jo vetëm që do të mbroj sovranitetin dhe integritetin e Kosoves, por do luftoj korupsionin, dhe do hap rrugën për liberalizimin e vizave,. KSHA, shprehet i bindur Dauti “ Kosova, tani mbas 14 Shkurtit, do të luftoj për më shumë njohje të saj, nga shumë shtete të tjera, ndërsa do të luftojë dhe ka në fokusin e saj luftën për një mirëqenije, me më shumë punësime, dhe përmisimin ekonomik, shëndetësin, arsimin etj...në Kosovë.”

Në fund të këtij mesazhi-përshëndetës, Kryetari i KSHA, zoti Haxhi Dauti, uronë nga zemra popullin e Kosovës : “Urime dhe Suksese Kosovë !!!”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat