Kosovë, urime fitorja historike shpëtimtare!

Amerika

Kosovë, urime fitorja historike shpëtimtare!

Nga: Rrok Dedvukaj Më: 16 shkurt 2021 Në ora: 22:13
Ilustrim

Urime Populli im,

Urime Albin Kurti,

Urime Vjosa Osmani,

Urime Vetëvendosje!

Urime Drejtësi,

Urime Demokraci,

Urime pavarësi dhe sovranitet i Kosovës!

Në Kosovë fitoi populli, fitoi vetëvendosja, fitoi brezi i ri politik. Këtë shembull, duhet ta ndjekë edhe Shqipëria!

Kjo është një fitore e madhe historike, politike dhe demokratike për popullin e Kosovës, e cila në themel, do të dnryshojë gjendjen politike, ekonomike, sociale dhe të shtetit të së drejtës.

Kjo fitore, do të shënojë fillimin e një epoke të re të liderëve politikë, që i përkasin brezit të ri, siç janë Albin Kurti Dhe Vjosa Osmani, të cilëve populli në mënyrë plebishitare u hodhi votëbesimin, që në katër vitet e ardhshme të jenë në ballë të popullit dhe të shtetit të Kosovës.

Kjo fitore plebishitare ishte e vetmja fromë e ligjshme dhe demokratike, që kastën sunduese dhe  shfrytëzuese të vjetër politike të korruptuar dhe të papërgjegjshme  të shpërblehej me “pensionin e pleqërisë”, kurrë më në politikën as të ndonjë kooperative bujqësore, lere  në politikën drejtuese të Kosovës.

Kjo vetëdije e lartë e pjekurisë politike të qytetarëve të Kosovës, vërtet dëshmoi shkallën e lartë të kulturës politike (jo anasjelltazi, siç pohoi një majmun i dështuar, të cilit i ksihte humbur katastrofikisht LDK-ja) , duke kuptuar thellësisht se me “Lepuj nuk bëhet stani” ; se pa  reformatorët e mençur, të ditur, të guximshëm dhe vizionarë, siç janë Albin Kurti dhe Vjosa Osmani-flamurtarë  të gjeneratës së re politike, Kosova nuk mund të ketë as sundim të ligjit, as zhvillim, as përparim, as stabilitet, as mirëqenie të plotë sociale, ekonomike, demokratike, paqësore e as kurrfarë ardhmërie.

Nuk ka dyshim se me Fitoren e Albin Kurtit u ringjallen shpresat, besimi dhe  uniteti i popullit për një jetë më të mirë normale, ku do të ketë bukë, liri, drejtësi, punë dhe barazi për të gjithë qytetarët e Kosovës, sepse siç ka deklaruar para do kohe  Profesoresha  e së drejtës ndërkombëtare (ligjëruese inordinare në Universitetin e Pittszburgh-ut të Pennsylvania-s në Amerikë) Vjosa Osmani; “Lira pa drejtësi nuk ka asnjë kuptim”.

Dhe, vërtet, ashtu është, topi se luan, nuk ka shtet me hajna, me plaçkitës, me korrupsionistë dhe me mafiozë kriminelë  të nëntokës politike, të cilët Kosovën e kanë vjedhur dhe plaçkitur deri në palcë, duke e lënë një nga vendet më të varfëra dhe më të pazhvilluara në Evropë. Kjo ishte merita e të gjithë atyre liderëve, të cilët me partitë e tyre pësuan debakël në zgjedhjet parlamentare të Kosovës, më 14 shkurt 2021.

 14 Shkurti 2021-Fitore  për reformimin e “shtetit të kapur”  të Kosovës!

Me reformën e re të institucioneve dhe të organeve të Republikës së Kosovës, çdo qytetar i saj, do të fillojë ta ndiej ngrohtësinë e lirisë dhe të pavarësisë së shtetit të vet, ku të të gjithë në mënyrë të barabartë, do t’i realizojnë të drejtat dhe detyrimet e tyre, pa asnjë diferencim dhe pa asnjë diskriminim. Pra, tash, me fitoren e Albinit dhe të Vjosës fillon jetësimi i lirisë, i drejtësisë, pavarësisë dhe i sistemit demokratik parlamentar të Kosovës.

Kjo është fitorja plebishitare të cilën e kemi pritur qe më se 100 vjet (1912-2021). Dhe, ja shumica dërrmuese e popullit tim, më 14 shkurt 2021, për herë të parë në historinë e Kosovës shqiptare votoi (mbi 48%) Lëvizjen Vetëvendosje të kryeliderit Albin Kurti dhe të listës së kryelideres Vjosa Osmani.

Urime Kosovë, urime populli im për këtë fitore të madhe  historike plebishitare të rëndësishme, sepse është shpëtimtare për çdo qytetar dhe për shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës.

Kjo fitore është historike, sepse populli i lodhur, i varfër, i papunë, i shfrytëzuar, i shtypur, i paperspektivë, i përbuzur dhe i harruar, së fundi e kuptoi se  me hajna, me kriminelë, me gjakpirës, me mafiozë, me korrupsionit, me  bajraktarë tribalistë, me piratë, me bejlurçina, me tagrambledhës të dovletit, të cilët pas çlirimit të Kosovës nga Serbia kolonialiste dhe gjenocidiste, krijuan dy klasa: -Shtresën e pasur skajshmërisht (milionere dhe miliardere) dhe Shtresën e varfër skajshmërisht (të varfër dhe lypësare).  Në këtë mënyrë, për shkak të luftës për pushtet të “përjetshëm” dhe për pasuri të pangopshme, “timonierët”  e  anijes drejtuese të Kosovës, çdo gjë futën në xhepat e tyre (në banka të Kosovës dhe në banka të huaja jashtë Kosove), dhe mbi 50% të popullit e “lanë me gisha në gojë”, pa bukë, pa strehë, pa ekzistencë, pa punë dhe pa jetë normale, duke fshirë pazaret, zyrat dhe WC-të e milionerëve dhe të miliarderëve, të cilët me “projektet privatizuese” personale, familjare dhe partiake  kanë grabitur pasurinë e qytetarëve, duke zhdukur  në tërësi shtresën(klasën) e mesme të shoqërisë kosovare.

Si pasojë e një logjike dhe praktike të këtillë tribaliste  dhe provincialiste feudale dhe skllavopronare, në Kosovë (në emër të privatizimit të pasurisë së popullit dhe të demokracisë së rreme) liderët politikë (sabotues të lirisë, të pavarësisë dhe të vlerave të shenjta të luftës së UÇK-së) për vete, për familjet, për miqtë, për klanet dhe për partitë e tyre,  me dhunë, me krim, me plaçkë deri në vrasje të kundërshtarëve të tyre politikë, grabitën çdo pasuri dhe vlerë që ishte e popullit dhe e shtetit.

Kështu, sipas logjikës dhe praktikës tribaliste dhe mafioze, jo më pak se 20 vjet zbatuan strategjinë frikësuese të popullit, që të heshte para: padrejtësisë, dhunës, plaçkës, shfrytëzimit skllavërues, varfërisë ekstreme (mbi 50%) , papunësisë ekstreme (mbi 50), ekzodit sistematik ( me qindra e mijëra njerëz, kanë braktisur jo vetëm Kosovën, por edhe shtetësinë e saj, jo më pak se “3000” sish).

Mirëpo, një strategji e tillë e frikësimit dhe shfrytëzimit të shumcës dërrmuese të popupullit nga leva sovjeto-bullgare e liderëve të korruptuar mafiozë neokomunistë shqipfolës u varros përgjithmonë në skenën politike të Kosovës, sepse më 14 shkurt 2021, shumica dërrmuese e popullit shqiptar  shkallmoi frikën e bosëve të shtirur “demokratë” dhe “patriotë”, duke votuar në mënyrë plebishitare për vetëvendosjen, për lirinë, për mëvetësinë, për drejtësinë, për  shtetin  e së drejtës, për barazinë sociale, shoqërore, politike dhe të mirëqenies së përgjithshme.

Ky është kuptimi dhe domethënia e  hedhjes së votës  e shumicës dërrmuese të zgjedhësve në referendumin historik, politik dhe demokratik  në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Kosovës, më 14 shkurt 2021. Me këtë rast,  vota plebishitare e popullit provoi se drejtësia, shteti i së drejtës, barazia, demokracia dhe zhvillimi e progresi i gjithëmbarshëmbarshëm nuk kanë asnjë alternativë tjetër, pavarësisht nga frikësimet, nga mashtrimet dhe nga manipulimet e djeshme dhe të sotme të kastave të ndryshme  autoritare, oligarkike, shfrytëzuese, mashtruese, plaçkitëse dhe kriminale, të cilat për pushtet  absolute  dhe për pasuri të pakufizuar, sabotuan, diskriminuan dhe e varfëruan shumicën dërrmuese të popullit, si dhe kapën shtetin e Kosovës, duke e “rezervuar” vetëm për veten e tyre, familjet, miqtë, klanet dhe partitë e tyre. Mirëpo, kjo nuk ishte liria, pavarësia, sovraniteti e as vetëvendosja e popullit dhe e Kosovës, por robëria, shfrytëzimi dhe anarkia nepotiste, oligarkiste, sektariste dhe burokratike  liberalo-totalitare  e liderëve të papërgjegjshëm, të korruptuar, plaçkitës dhe sadistë të Kosovës (1999-2021).

Fitorja e Albin Kurtit dhe e Vjosa Osmanit është shpëtimi i Kosovës, sepse  që nga 14 shkurti historik, në mënyrë demokratike dhe plebishitare, foli dhe vendosi vota e popullit, e cila, pa dyshim se  ia hapi dyert   gjeneratës së re politike me Albin Kurtin dhe  me Vjosa Osmanin në krye, që të marrë në duart e saj fatin e  popullit liridashës dhe atdhedashës së kosovës së lirë dhe sovrane.

Me Albinin dhe me Vjosën, në Kosovë nuk do të ketë më përçarje, vetëvrasje për bukë dhe për ekzistencë; nuk do të ketë më qytetarë të rendit të dytë përpara ligjit, nuk do të ketë të papunë me mbi 50% dhe të varfër me mbi 50%; nuk do të ketë më pensionistë e as përfitues të asistencës sociale me nga 100 e 200 euro “sadaka” sot për nesër; nuk do të ketë më të sëmurë pa përkujdes shëndetësor dhe pa barna; nuk do të më familje pa strehë dhe, familje duke jetuar në kushte të mjerueshme nëpër shtëpi të braktisura pa dyer, pa dritare, pa çati, pa shtrojë e mbulojë, duke i laguar shiu, bora, dhe, duke i ngrirë acari; nuk do të ketë familje që fëmijët e tyre të mitur  t’i shtrëngojnë për t’i shtyrë karrocat dhe, mbledhur kanaçe nëpër pazare dhe nëpër rrugë të Kosovës për të siguruar kafshatën e gojës; nuk do të ketë fëmijë dhe të rinj që për shkak të varfërisë ekstreme, të ndërpresin shkollimin e tyre  normal qoftë në fillore, të mesme apo fakultet; nuk do të ketë të rinj me diploma fakulteti, master apo doktorati, që të bredhin të papunë rrugëve të Kosovës, duke punuar  nëpër restorante dhe kafene të ndryshme për të fituar ndonjë para për të blerë bukë thatë për familjet e tyre.

-Skena të tilla të mjerueshme dhe të trishtueshme migjeniane të varfërisë dhe të papunësisë, kurrë më nuk do të shihen nëpër qytetet e as nëpër fshatrat e Kosovës, sepse më 14 shkurt në zgjedhjet plebishtitare kanë fituar Albin Kurti dhe Vjosa Osmani me vetëvendosjen , që para së gjithash dhe mbi të gjitha në fokus do të kenë njeriun, humanizmin, drejtësinë, barazinë dhe mirëqenien e popullit, jo  partinë dhe shfrytëzimin e njeriut prej njeriut, në emër të rremë të demokracisë dhe të parlamentarizmit evropianoperëndimor dhe amerikan. Kjo formulë frikësuese, manipuluese dhe mashtruese, tanimë, më 14 shkurt, ka vdekur njëherë e përgjithmonë së bashku me liderët e korruptuar dhe të konsumuar të gjeneratës së plakur, të cilët dy dekada të plota, kurrsesi të ngopeshin me pushtet karrierist, me korrupsion, me hajni, me krim dhe me shfrytëzimin e egër të popullit të vet!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat