Mërgata Shqiptare në botë, uron 13 vjetorin shpalljes së Kosovës, shtet i lirë, i pavarur dhe sovran

Amerika

Mërgata Shqiptare në botë, uron 13 vjetorin shpalljes së Kosovës, shtet i lirë, i pavarur dhe sovran

Nga: B.S Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 16:23
Foto

Mërgata Shqiptare në Botë, e cila thotë se do të ketë mision angazhimin në organizimin e aktiviteteve të shumta, me theks të veçantë në ruajtjen dhe promovimin e vlerave dhe identitetit Kombëtar, që është akti i përkatësisë dhe i identifikimit të një Kombi, ka përshëndetur 13 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës me një mesazh përshëndetës.

“Me rastin e 13 vjetorit te shpalljes se Republikës së Kosovës, shtet i lirë, i pavarur dhe sovran, Këshilli Kordinues i Mergates Shqiptare ne Botë (MSHNB) uron 17 Shkurtin gjithë Shqiptarve në trojet e tyre, si dhe në vendorigjinën dhe në imergim, dhe me rastin e kësaj Dite të madhërishme për gjithë kombin Shqiptar,” thuhet në këtë mesazh-përshëndetje të organizatës Mërgata Shqiptare në Botë.

Mërgata Shqiptare në Botë, e cila thotë se do të jetë një zë i rëndësishëm për çështjen Kombëtare Shqiptare, gjithmonë sipas situatës dhe kërkesave kohore, për mbështetjen dhe mbrojtjen e kufijve realë historikë të Kombit Shqiptar, me anë të Këshillit Kordinues (Jashar Selmanaj Gjermani/ Kosovē, Zenel Zymeri-Kastrati SHBA/Kosovë, Gjergji Harkaj Itali/Shqipëri, Xhavit Kabashi SHBA/Kosovë, Myzafer Tafilaku SHBA/Shqipëri, Rama-Zahn Hajdini SHBA/ILIRIDĒ, Atalvin Zhiva SHBA/Shqipëri, Jashar Fazliu Australi/Kosovë, Besnik Krasniqi Australi/Kosovē, Musa Kukaj SHBA/Mali i Zi dhe Bahri Ramadani SHBA/Kosova Lindore, thotë se e shpall themelimin e MSHNB dhe njëherit zyrtarizimin ne Qeverinë e Shteteve te Bashkuara te Amerikës.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat