Këshilltari Mark Gjonaj - nuk do të “vrapojë” më për rizgjedhje

Amerika

Këshilltari Mark Gjonaj - nuk do të “vrapojë” më për rizgjedhje

Nga: Beqir Sina – New York Më: 20 shkurt 2021 Në ora: 06:08
Mark Gjonaj

NEW YORK CITY : Mark Gjonaj, Këshilltari demokrat i mandatit të parë, në Këshillin Bashkiak të New Yorkut, njoftoi kolegët të Mërkurën për vendimin e tij, për të mos kandiduar në zgjedhjet fillimore brenda partisë demokrate, dhe larguar në përfundim të mandatit të parë, të ti, thanë burime të brendshme për të përditshmen Daily News.

Gazeta njujorkeze Daily News, shkruan se ai në deklaratën e largimit ka përdorur shprehje me një ton keqardhjes, duke e shtjelluar gjithçka në një letër të gjatë të cilën Gjonaj, planifikoi t'u dërgojë zgjedhësve, dhe e ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook.

"Unë u vendosa në shërbimin publik, si një përfaqësues i zgjedhur i qytetit (New York City), për t'i dhënë një vendi, shteti dhe qyteti që më dha mua dhe familjes time aq shumë," shkroi Gjonaj, sipas kopjes të letrës së marrë nga “Daily News”.

"Pavarësisht kësaj ... Klima aktuale politike nuk është e favorshme për një ideologji centriste që elektorati im, komuniteti dhe unë përqafojmë," ka theksuar në letrën e tij Këshilltari Mark Gjonaj.

“Ndërsa shërbimi im publik(Asambleist e Këshilltar), ka qenë përvoja më e bukur dhe përvilegjuese në jetën time, njëkohësisht përfaqësimi im ka qenë gjithashtu edhe më sfiduese. Shërbimi ndaj komunitetit dhe lagjeve tona në kapacitetin tim aktual si Anëtar i Këshillit të NYC dhe më parë si Anëtar i Asamblesë së NYS, ka qenë një nder dhe privilegj. Megjithëse, kam punuar shumë dhe mendojë se shumë është arritur, aty ku shërbeva. Unë, kam vendosur të përfundoj mandatin tim dhe të mos kërkoj rizgjedhjen në Këshillin e Qytetit, për një mandate të dytë,” shkruan në llogarinë e tij, në rrjetin social Facebook, Këshilltari Mark Gjonaj.

Ai, u vu përball me një konkurrencë "serioze", shkruan Daily News, duke përfshirë avokaten e komunitetit Marjorie Velazquez, për në zgjedhjet primare në partinë demokratike, zgjedhje këto që do të mbahen në qershor për vendin e Këshilltari të Distriktit 13 që mbulonte një pjesë të Bronxit Lindor.

Në letrën drejtuar zgjedhësve, Gjonaj, i cili është shqiptaro-amerikan, pretendoi se ai ishte viktimë e "shpifjeve etnike" shkruan Daily News, duke shtuar se "Shërbimi publik nuk duhet të ketë të bëjë kurrë me politikën e identitetit e cila na ndan, dhe nuk na bashkon" shkroi ai.

Mark Gjonaj si politikan u pa si një aleat i ngushtë i ish-senatorit të shtetit Jeff Klein, i cili u largua në 2018. Që atëherë, klima politike e Bronx NY, qytet ky që ka qenë duke pësuar ndryshime të qëndrueshme, politike, me një numër të pushtetarëve që humbën vendet e tyre në zgjedhjet e fundit.

Një portal i qytetit i quajtur “City & Statet”, shkruan se:

“ Përballë një beteje të ashpër rizgjedhjeje, Anëtari i Këshillit të Qytetit të New York-ut, Mark Gjonaj, ka në plan të njoftojë këtë javë se ai nuk do të kandidojë, dhe do të planifikojë të largohet nga detyra pikerisht kur mbaron mandati i tij në fund të vitit 2021”.

Po ashtu në një deklaratë publike të ndarë ekskluzivisht me City & State, Demokrati i Bronx-it, Mark Gjonaj, vuri në dukje prirjet e tij të moderuara politike si një arsye për largimin e tij.

"Unë kam qenë gjithmonë në shërbimin publik duke e vlerësuar aftësinë time për të vazhduar të jap përparim të prekshëm për njerëzit që i shërbej," shkroi ai, por : "Klima aktuale politike nuk është e favorshme për një ideologji centriste që elektorati im, komuniteti dhe unë përqafojmë."

Gjonaj, i cili kryeson Komitetin për Biznesin e Vogël, është një nga anëtarët më konservatorë të Këshillit të Qytetit me 51 vende.

Ai u bashkua me republikanët dhe anëtarët e tjerë më konservatorë në vitin 2020 për të votuar kundër miratimit të buxhetit të qytetit, sepse ata kundërshtuan shkurtimet e fondeve në Departamentin e Policisë së Qytetit të New York-ut.

"Si një shqiptaro-amerikan krenar dhe bir i prindërve emigrantë, unë nuk jam i huaj për të qenë subjekt i stereotipeve etnike dhe tropeve," shkroi Gjonaj në deklaratën e tij duke njoftuar vendimin e tij për të mos kandiduar.

"Si një etni minoritare që i është nënshtruar spastrimit etnik, tiranisë komuniste, ndikimit të huaj dhe okupimit, dhe diskriminimit dhe paragjykimit të vazhdueshëm, unë kam qenë vërtet i befasuar me përhapjen në të cilën shpifjet etnike janë përdorur si mjete në një përpjekje për të dëmtuar të dy, veten dhe komunitetin tim ... Unë nuk do ta lejoj veten time të përdoret si një "armë gjahu", për të ndarë rrethin ose të përdoret për të njollosur një komunitet ose etninë. "

Gjonaj, një ndërmjetës i pasurive të patundshme, u zgjodh për herë të parë në Asamblenë e shtetit në 2012, duke u bërë i pari shqiptaro-amerikan i zgjedhur në një zyrë në shtetin e New York.

Ai shërbeu për pesë vjet në Asamblenë e Shtetit të New York, kur u zgjodh në Këshillin e Qytetit në 2017, duke u bërë kështu edhe i pari Shqiptaro-Amerikan i zgjedhur në një zyrë të New York City.

Ai është konsideruar si një hero në komunitetin shqiptar në të pesë lagjet e New Yorkut, ku jetojnë shqiptarët, dhe postarët e tij të fushatës mund të shihen në shtëpi dhe biznese shqiptare që janë me milje jashtë kufijve të rrethit të tij.

Gjonaj përfaqëson Distriktin 13 në Bronx përfshirë lagje historikisht të bardha, të klasës së mesme dhe të shtëpive me të ardhura të ulta si Parku Morris, Country Club dhe City Island.

Gjonaj shpenzoi 1.09 milion dollarë për të fituar zgjedhjet paraprake të Demokratëve në 2017 - më shumë sesa çdo kandidat i Këshillit kishte shpenzuar në historinë e qytetit - dhe mori 38% të votave. Ndersa, Marjorie Velázquez, nënkampione, e asaj fushate shpenzoi rreth 212,000 dollarë dhe mori 34%. Një kandidat i tretë, John Doyle, shpenzoi rreth 184,000 dollarë dhe mori 19% të votave.

Velázquez, tani po kandidon për vendin e Qarkut 13 në zgjedhjet lokale 2021, dhe ka fituar sojin e mbështetjes së kongresistes të ekrstremit të majtë, Alexandria Ocasio-Cortez, e cila mbasi në Bronx, largoi nga gara kongresitin Joseph Crowley(2018), po ashtu mbështeti kongresistin Jamaal Bowman, në largimin e Eliot Engel.

Dhe, së fundi socialistja portorikane Alexandria Ocasio-Cortez, ka mbështetur fuqishëm portorikanen e sojit të saj, Marjorie Velázquez, në Distriktin 13, kundra shqiptaro amerikanit Mark Gjonaj.

Image
Mark Gjonaj
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat