Drejtori i Televizionit të Shqiptarve të Amerikës - ALBTVUSA, i shkruan letër Presidentit Biden: SHBA, duhet të ndihmojë Shqipërinë, dhe Kosovën me vaksina

Amerika

Drejtori i Televizionit të Shqiptarve të Amerikës - ALBTVUSA, i shkruan letër Presidentit Biden: SHBA, duhet të ndihmojë Shqipërinë, dhe Kosovën me vaksina

Nga: Beqir Sina - New York Më: 2 mars 2021 Në ora: 19:38
Joe Biden

Themeluesi dhe Drejtori egzekutivë i Televizionit të Shqiptarve të Amerikës – “ALBTUSA”, Gani Vila, i shkruan nëpërmjet postës federale Presidentit të SHBA, Joseph Biden, duke kërkuar ndihmën e Shteteve të Bashkuara, si mik dhe aleat i përjetshëm i Shqiptarëve, në mënyrë që të siguroj edheë vaksinat e nevojshme për popullatën shqiptare, :"Ashtu siç ka ndihmuar shtetet e tjera, SHBA, duhet të ndihmojë dhe Popullin më pro-Amerikan në botë, Shqiptarët, Kosovën dhe Shqipërinë”.

Prej fillimit të pandemisë rreth 28.6 milionë amerikanë janë infektuar me COVID-19 dhe më shumë se 513 mijë kanë humbur jetën. Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka deklaruar se me ardhjen e tij në detyrë, asnjë vaksinë nuk do të mbahet në stok. Plani i tij për 100 ditët e para, është vaksinimi i 100 milionë amerikanëve.Ndërkohë, nga shuma e vaksinave të sigurura deri tani, Biden mendon se deri në vjesht planifikon të vaksinohen rreth 65/70 përqind e Amerikanëve.

Në fillim të letrës, Drejtori i ALBTVUSA, shkruan se po ju drejtohem në emër të Televizionit të Shqiptarëve të Amerikës, në mes të kësaj kohe shumë të vështirë për ju dhe vendin tonë, me qëllimi që t'ju informojmë se vdekjet në lidhje me Covid-19 në Shqipëri dhe Kosovë,të cilat janë jashtëzakonisht të larta.

“Shumica dërrmuese, e shqiptaro – amerikanëve, është shumë e shqetësuar dhe e tronditur nga situatat dramatike dhe të dëshpëruara me të cilat përballen familjet e tyre në Shqipëri dhe Kosovë, duke përfshirë humbjen e shumë anëtarëve të familjes nga Covid-19.

Edhe, pse autoritetet përgjegjëse po bëjnë çmos për të administruar situatën, kushtet janë përkeqësuar, për shkak të mungesës së vaksinave të disponueshme në treg. Të gjithë ne shqiptaro-amerikanët po kërkojmë ndihmën tuaj, në mënyrë që të sigurojmë vaksinat e nevojshme për popullatën shqiptare” shkruan ai.

Letra e cila, është postuar në drejtim të kutisë postare të Shtëpisë së Bardhë, nga Themeluesi dhe Drejtori egzekutivë i Televizionit të Shqiptarve të Amerikës – “ALBTUSA”, Gani Vila, shpreh edhe një herë atë besimin dhe sigurinë, e afro një million shqiptarve në SHBA, për vendin e të Shenjëtes “Nëna Terezes” bijës shqiptare dhe Nënës së gjithë Botës, Shqipërinë e Kosovën, do të marrë edhe me këtë rast ndihmën historike të SHBA :

”Ne jemi të sigurt, duke pasur parasysh udhëheqjen dhe autoritetin tuaj, që ju mund të ndihmoni popullatën shqiptare gjatë kësaj periudhe shumë sfiduese, sepse kohërat e vështira zbulojnë gjithmonë miqtë e vërtetë. Ne jemi mëmëdheu i Nënë Terezës,” shkruan ai duke uruar “Ju urojmë fatin më të mirë për detyrën tuaj fisnike! - Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat