Marko Kepi, bëhet gati të garojë për Këshilin Bashkiak të Qytetit

Amerika

Marko Kepi, bëhet gati të garojë për Këshilin Bashkiak të Qytetit

Nga: Beqir SINA - New York Më: 7 mars 2021 Në ora: 19:33
Marko Kepi

STATEN ISLAND NYC: Marko Kepi po kandidon përsëri, këtë radhë për anëtar në Këshillin Bashkisë së Qytetit të New York si Republikan për Qarkun 50 në Staten Island, simbas “ShorefrontNews”.

Kepi, një marins i Shteteve të Bashkuara, ka qenë i përfshirë në politikën lokale republikane që nga adoleshenca e tij, shkruan portali ishullor “ShorefrontNews”, duke përfshirë një mandat në zyrën për ish Senatorin e Shtetit Marty Golden

Po ashtu ai ka qenë i angazhuar dhe për fushatën presidenciale të Kryetarit të Bashkisë Rudy Giuliani në 2008.

Simbas portalit “ShorefrontNews” Kepi, u diplomua në kolegjin “John Jay” në NY, dega e Drejtësisë Penale, me drejtim në Shkencë Politikë dhe minorim në Histori, dhe më pas fitoi Masterin në degën e Administrimin Ekzekutiv të Biznesit (EMBA) nga Kolegji Wagner.

Ai aktualisht është Presidenti i Organizatês Albanian Roots - Rrënjët Shqiptare, një organizat jo qeveritare dhe jo përfituese regjistruar në seksionin 501 (c) (3) për korporatat jofitimprurëse, në New York. E cila thotë se është një organizat e komunitetit shqiptar që kërkon të "mbrojë interesat e diasporës shqiptare përmes aktiviteteve kulturore, lëvizjeve aktiviste".

Portali “ShorefrontNews” i cili është i pari që “zbulon” ambicjen e Kepit për të garuar fillimisht në partinë Republikane për kanditat për anëtar të Këshillit Bashkiak të New Yorkut thekson se :

“Kjo nuk është hera e parë që Kepi hedh “kapelën” e Marinsit për veshur përsëri “kostumin” e politikanit, pasi vitin e kaluar ai kishte kandiduar për Asamblen e Shtetit të New York, duke humbur ndaj asambleistit aktual Michael Tannousis.”

Kepi po simbas portalit”ShorefrontNews”, ka shumë mbështetje në bazën republikane në ishullin njujorkez Staten Island - aty dhe ku banon , por gjithêsesi ai do të përballet me një grup kundërshtarësh “potencial” republikan, figura shumë të rëndësishëm në zgjedhjet paraprake të Republikanëve.

Së pari i rëndësishëm sipas “ShorefrontNews” mendohet të jetë David Carr, i cili është Shefi i Shtabit për Këshilltarin aktual, por ndoshta edhe Steven Matteo me afat të kufizuar, si dhe Sam Pirozzolo, George Wonica dhe Kathleen Sforza .

Ndërsa, po në Qarkun 50 të ishullit njujorkez Staten Island nga demokratët do të jetë në garë politikani i karjerës Sal Albanese, një ish-Këshilltar i Qytetit, i cili gjithashtu ka provuar të kandidoi disa herë por pa sukses. Ai ka kandiduar për Asamblenë e Shtetit të New York-ut, Kongresin e Shteteve të Bashkuara dhe për Kryebashkiak të Qytetit të New York-ut, ndërkohë që tani ai po kandidon pa kundërshtar në partin demokrate në zgjedhjet paraprake në qershor, i vetëm si një Demokrat.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat