Luftëtari i Batalionit Atlantiku nga SHBA, Uk Lushi, bënë thirrje diasporës për regjistrim

Amerika

Luftëtari i Batalionit Atlantiku nga SHBA, Uk Lushi, bënë thirrje diasporës për regjistrim

Më: 21 mars 2021 Në ora: 16:17
Uk Lushi

Uk Lushi, veprimtari i njohur në Shtetet e Bashkuara, përmes një statusi në rrjetin social Facebook i ka bërë thirrje çdo shqiptari nga Maqedonia e Veriut, të regjistrohen për Censusin 2021 në Maqedoninë Veriore.

"Lus poashtu çdo mik apo mikeshë që ka miq nga Maqedonia Veriore të inkurajojnë regjistrimin", shkruan Lushi.

"Vetëm duke u regjistruar mbrohet e drejta jonë autoktone në shtetin e Maqedonisë Veriore", ka thënë ai, ndërkaq sygjeronë se : " (Mos)regjistrimi i shqiptarëve në Maqedoninë Veriore do të ketë pasoja demografike, buxhetore dhe të pasurive të patundshme për sot dhe gjeneratat e të nesërmes. Maqedonia Veriore është shtet edhe i shqiptarëve. Të tregojmë me regjistrim se jemi prezent në Maqedoninë Veriore dhe nuk pranojmë të mosregjistrohemi apo shlyehmi si në të kaluarën."

Neë fund Lushi uron suksese dhe mirënjohje për të gjithë aktivistët e Censusit 2021 në Maqedoninë Veriore anë e mbanë botës!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat