Shoqata Atdhetare Dibra - Apel shqiptarve për regjistrimin

Amerika

Shoqata Atdhetare Dibra - Apel shqiptarve për regjistrimin

Nga: Beqir Sina Më: 25 mars 2021 Në ora: 15:17
Shoqata Atdhetare Dibra - Apel shqiptarve për regjistrimin

STATEN ISLAND NYC : Shoqata Atdhetare Dibra në Staten Island - NY, i bënë thirrje edhe medies shqiptare për sensabilizimin e komunitetit. Kjo shoqat në një deklerat për shtyp në faqen e saj në rrjetin social FB u drejtohet gazetareve, perfaqesues te medias Shqiptare, në SHBA, " Që, në këto momemte shume te rendesishme per regjistrimin e popullates se Maqedonise ne diaspore, te jenë edhe me shume aktiv duke dhene kontributin per c’do dite per te mobilizuar diasporen shqiptare edhe me shume. Sepse, c’do kontribut eshte shum I rendesishem per te ardhmen e Shqiptareve te Maqedonise!" thuhet në dekleratën e SHAD.

Ndërkaq, Shoqata Atdhetare Dibra, thekson se si dhe shume shoqata te tjera ne diaspore, jane te mobilizuara per kete ceshtje dhe ofrojne ndihmen e tyre per c’do dite, nga zyra e kësaj shoqate në Staten Island-NY.

Zyra e Shoqatës Atdhetare Dibra, është e hapur çdo ditë (6pm-9pm) për të ndihmuar me regjistrimin e komunitetit Shqipëtar nga RMV. Jeni të mirë se ardhur (Lusim që të mbahen maskat per Covid 19 gjatë vizitës). (Për regjistrim nëpërmjet të tel.: (718)619-8474)

REGJISTROHU :

Duke parë që interesimi për regjistrimin e popullatës në R.M.V nga bashkëatdhetarët tanë në Amerik është shumë i ulët, si dhe duke ditur rëndësinë e madhe që ka ky proces i regjistrimit për të ardhmen e vendit tonë, Shoqata Atdhetare Dibra nga dita e nesërme, e Hënë 22 Mars, do të hep zyrën e saj për c’do ditë deri me datë 1 Prill (faza e pare).

Të gjithë ata të cilët kanë nevojë për ndihmë/asistencë për të bërë regjistrimin, ju lutemi të urdhëroni në zyrën e SHAD-it.

Gjithashtu, në dispozicion do të jenë edhe katër numra telefoni ku mundeni të bëni regjistrimin nëpermjet telefonit.

Orai i zyrës :

E Hënë: 6pm – 9pm

E Martë: 3pm – 8pm

E Mërkurë: 6pm – 9pm

E Ejnte: 6pm – 9pm

E Premte: 6pm – 9pm

Të Shtunën simbas interesimit

E Diel: 12pm – 4pm

Numrat e kontaktit :

- Zyra e SHAD: Tel: 718-619-8474

Antaret e bordit drejtues:

1. Dashnor Miftari: +1 917 578 3030

2. Nderim Marke: +1 917 808 2080

3. Arbër Kuka: +1 203 906 9295

- Gjithashtu mundeni të na kontaktoni edhe nëpërmjet

E-MAILIT : [email protected]

Eshtë një ndër momentet më të rrëndësishme për të kontribuar për ATDHE !

REGJITROHU !

BËHUNI PJESË E KËSAJ CËSHTJE HISTORIKE - REGJISTROHUNI!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat