Qendra Kulturore Shqiptaro – Amerikane në Riverdale New Jersey, zgjedh kryetarin e ri

Amerika

Qendra Kulturore Shqiptaro – Amerikane në Riverdale New Jersey, zgjedh kryetarin e ri

Nga: B.S Më: 20 prill 2021 Në ora: 15:02
Foto

Qendra Kulturore Shqiptaro – Amerikane në Riverdale New Jersey, mbajti zgjedhjet e rrugullta, për udhëheqjen e re të Shoqatës, me afat 3 vjeçarë. Kjo, qendër që mbledh rreth vetes mërgimtarët nga Struga, dhe zonat për-reth saj - është një ndër më të zellshmet dhe më të zëshmet në Mërgatën Shqiptare. Veprimtaria e saj i kalon përmasat dhe misionin, që, zakonisht, kanë pjesa më e madhe e Shoqatave dhe të Organizatave në diasporë. Mbasi ajo me dekada këtu në SHBA, i ka shërbyer më së shumti çështjes shqiptare, Kosovës, dhe lirisë e të drejtave të shqiptarve, në Maqedoni, Mal të zi, dhe Luginën e Preshevës, si dhe çështjes çame në diasporë.

Astrit Zhaku është kryetar i ri i Qendrës Kulturore Shqiptaro – Amerikane në Riverdale New Jersey, i cili dotë udhëheq ketë qendër si Kryetar për tre vitet e ardhshme .

Ai fitoi me 39 vota më shumë ndaj kundërkandidatit të tij, kryetarit aktaul që kërkonte një mandate të dytë, zotit Burim Zhuta me rezultat 141 - 115.

Votimi i cili vazhdoj rrjedhshëm, njoftoi këshilli zgjedhor - ku të drejt vote kishin anëtarët e qendrës dhe studentët mbaruan me sukses : votuan 257 votues nga të cilët z.Astrit Zhaku mori 141 vota, ndërkohë që z.Burim Zhuta mori 115 vota dhe 1 votë doli si e pa vlefshme

Këshill zgjedhor i dal nga mbledhja e 21 shkurtit që ishte një mbledhje e mbajtur në kushtet e pandemisë, në Qendrën Kulurore Shqiptaro-Amerikane, zgjodhën z.Edip Ramadani z. Izmir Alla z. Feriz Roçi z. Alban Hoxha dhe z. Kalosh Sela, të cilët në konsulltim me këshillin e QKSHA-e ranë dakord që zgjedhjen të mbaheshin më 18 Prill të këtij viti.

Në garë ishin dy kandidat për kryetar, kryetari aktual z.Burim Zhuta dhe z.Astrit Zhaku.

Zgjedhjet filluan në 10:00 ora të mengjesit dhe përfunduan me 17:00 pas dite. Procesi zgjedhor ishte i udhëhequr nga këshilli zgjedhor dhe nga dy vëzhgus prej çdo kandidati për Kryetar .

Kyetari i cili i humbi kandidaturën për një mandate tjetër, z. Burim Zhuta i uroj fitoren Kryetarit të ardhshëm z.Astrit Zhaku, i cili dot udhëheq këtë qendër si Kryetar për tre vitet e ardhshme.

Zhuta, tha se zotohet se do të punojë për të mirën e komunitetit strugan dhe në rritjen e angazhimit të Qendrës Kulturore Shqiptaro – Amerikane në Riverdale New Jersey, ku siç kan vepruar me dekada kryetarët e mëparshëm veprimtaria e saj i kalon përmasat dhe misionin, që, zakonisht, kanë pjesa më e madhe e Shoqatave dhe të Organizatave në diasporë.

“Së pari faleminderit prej ata votues që më besuan mua drejtimin 3 vjeçar Qendrës Kulturore Shqiptaro – Amerikane në Riverdale New Jersey." tha ai duke shtuar se :

"Kjo është një ditë e veçantë që me obligon të punoj sa ma shumë në mënyrë që ky obligim që mu dha nga bashkëqytetarët e mi, sot në këto zgjedhje të kthehet në punë dhe përgjegjësi si nga unë, për sa kohë të drejtojë QKSHA, së bashku me këshillin, kryesinë dhe mbarë anëtarësinë - të gjithë struganët, që shpresoj se do të jemi bashkë me mua në ketë mandat, 3 vjeçar – 2021/2024”.

Në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, Astrit Zhaku, shkruajti :

“Të nderuar antarë të komunitetit të Qendres Kulturore Shqiptare Amerikane ne Riverdale te New Jersey, bashkatdhetarë, motra dhe vëllezër. Përmes këtij mesazhi dua që tju njoftoj me programin tim lidhur me QKSHA, ambicjet dhe qëllimin e kandidaturës sime për të udhëhequr me organizatën tonë. Ky institucion është i shejntë për komunitetin tonë, sepse të gjithë e dimë me sa shumë mund dhe sakrificë është ngritur që nga dita e parë duke i rezistuar kohës dhe stuhive të ndryshme që janë shfaqur jo rrallë herë.”

Organizata jonë është shtëpia jonë e përbashkët, e barabartë dhe e hapur për të gjithë ne, në çdo kohë dhe në çdo rast. Pra ky është synimi im i parë. Të hapim dyert e organizatës për komunitetin tonë, antarët dhe dashamirët pa përjashtim. Kjo qëndër u ngrit nga ju dhe u takon vetëm Ju, ndërsa kryesitë dhe kryetarët që marrin përsipër të udhëheqin me këtë subjekt, janë në shërbim të këtij komuniteti, pa perjashtim, në çdo kohë dhe në çdo rast.

Unë zotohem për këtë dhe ne bashkë mund t'ja dalim, është shprehur Astrit Zhaku.

“Garën e fituar me kryetarin aktual nuk e cilësoj si një betejë kundërshtarësh, sepse ne jemi të gjithë vëllezër dhe i duhemi njëri tjetrit përgjithmonë. Kontributi dhe puna e kryesisë aktuale ka pasur disa mangësi, por unë vlerësoj se tashmë organizatës tonë i duhet një staf i ri dhe më i motivuar. Ne gjithmonë do kemi nevojë për përvojën dhe eksperiencat e kryesive të mëparshme prandaj me fitoren e sotme të kandidatures sime, nuk do të humb askush, por do fitojmë të gjithë, pasi nevoja ekziston dhe dyert do hapen.”

Ju apeloj që perseri bashkë do e hartojmë të ardhmen e organizatës sonë. Ju uroj shendet dhe mbarësi të gjithve, thotë kryetari i ri Astrit Zhaku.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat