Kongresi Panshqiptar Amerikan, vizitë në memorialin e heronjëve të Kosovës, Vëllezërve Bytyçi, në Yonkers New York

Amerika

Kongresi Panshqiptar Amerikan, vizitë në memorialin e heronjëve të Kosovës, Vëllezërve Bytyçi, në Yonkers New York

Nga: Beqir Sina Më: 20 prill 2021 Në ora: 16:12
Foto nga vendi i ngjarjes

Një delegacioni i Kongresit Panshqiptar Amerikan, së bashku me Ish- Luftëtarët e Batalionit “Atlantiku” u tubuan të dielën paradite, para memorialit të heronjëve të Kosovës, Vëllezërve Bytyçi, në Yonkers New York.

Me këtë rast ata kan vendosur një kurorë me lule, duke nderuar vëllezërit Bytyqi gjatë një vizite të mbajtur te varrezat e tyre në Yonkers të Nju Jorkut, së bashku me prindërit e heronjve të kombit, Yllit, Agronit dhe Mehmetit, babai Ahmet Bytyçi, nëna e tyre Bahrie Bytyçi, vëllai Ilir Bytyçi, bashkëluftëtarë të tyre, dhe pjesëtarë të komunitetit shqiptar në SHBA.

Përpara memorialit foli Presidenti i Kongresit Panshqiptar Amerikan, Bruno Ceka, më pas komandati Gani Shehu, ish udheheqesi i Fondacionit “Vendlindja Therret” Shefki Mexhuani, gazetari Gjek Gjonleka, Dr. Shpresa Xhaklli, Uk Lushi, Bruno Selimaj, si dhe disa veprimtar të dalluar të komunitetit.

Në këtë ceremoni që e drejtojë Uk Lushi, u tha se vizita nderuese e Delegacionit të Kongresit Panshqiptar Amerikan te Varrezat e Tre Vëllëzërve Bytyqi, është një gur tjetër prove që Kongresi do të jetë organizatë që themelin e saj e ka në idealet më të larta.

“Anëtarët e Kongresit Panshqiptar Amerikan dhe ish-ushtarët e "Atlantikut" u ribetuam sot që nuk do të ndalemi derisa ëndërra e Yll, Agron dhe Mehmet Bytyqit për liri dhe bashkim të bëhet realitet për kombin shqiptar.” tha Lushi, duke nderuar aktin e lart të flijimit për Kosovën të tre vëllezërve dëshmorë të lirisë së Kosovës.

“Lavdi Yllit, Agronit, Mehmetit dhe çdo dëshmori shqiptar! Sakrifica e juaj është frymëzim për çdo patriot shqiptar në Amerikë dhe tokat tona!”

Delegacioni i Kongresit Panshqiptar Amerikan, mbas takimit të mbajtur ditën e shtunë, në New York, vizitoi po ashtu edhe Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Nju Jork , ku u pritën nga Konsulli i Përgjithshëm – Ambasadori Frymëzim Isufaj.

Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat