Biznesmeni dibran Muarem Lata, shtroi iftar në New York

Amerika

Biznesmeni dibran Muarem Lata, shtroi iftar në New York

Nga: B.S Më: 21 prill 2021 Në ora: 14:04
Biznesmeni dibran Muarem Lata, shtroi iftar në New York

Mbrëmë në qytetin e New Yorkut, biznesmeni dibran Muarem Lata, shtroi një iftar në njërin nga restoranet më të mëdha të këtij qyteti, një traditë kjo e muajit të agjerimit, që ndiqet edhe nga bisnesmen e individ të tjerë të besimit mysliman, në komunitetin shqiptar, të cilët shtrojnë në xhamitë e shqiptarëve, apo locale, për çdo mbremje përgjatë muajit të Agjerimit iftar.

Muarem “Remi” Lata, President i kompanisë “Armstrong contracting” nga Staten Island, New York, në shenjë respekti për muajin e agjerimit, mbrëm shtroi një iftar në një nga mjediset e lokalit “Rocco – Steakhouse” në Manhattan – New York City.

Në këtë iftar të thjesht ishin të ftuar disa punonjës të kompanisë, të afërm të familjes, Lata, e ndër ta të ftuar ishte edhe delegacioni nga Komuna e Dibrës, që ndodhet këto ditë për vizitë pranë bashkëvendasve të tyre.

Të ftuar special të Latës, ishin kryetari i Komunës së Dibrës, Dr. Hekuran Duka, dhe Konsulli i Republikës së Maqedonisë së Veriut, në New York, Jordan Pandev, ish drejtori i përgjithshëm i vijës kufitare “Dibër – Manastirë”, Xhelal Lata.

Dr. Duka, mbajti një fjalim përshëndetës, ku nuk la pa permendur edhe Komunën e Dibrës së Madhe, dhe faleminderuar me këtë rast për respektin e treguar, familjen Lata.

Kryetari i Dibrës, bisedën e tij, e përqendroi në këtë pandemi, duke folur për situatën në komunën e Dibrës, e cila ka pasur një përballje të fort me luftën kundër pandemisë së Covid-19. Ai disa here gjatë fjalës së tij, vendosi në pah ndihmën e dibranve e cila peshoi shumë, u shpreh ai.

Për këtë arsye : “U jemi mirënjohës të gjithë dibranëve, shoqatës Atdhetare Dibra, dhe individëve, të veçantë cilët pa dallim, jo vetëm me pandeminë e Covid-19, por gjatë gjithë vitit treguan dhe tregojn solidaritetin e tyre përmes dërgesave me të mirave materiale, pakove ushqimore e mjeteve higjienike si dhe sigurimin e një sasie të konsiderueshme të maskave, remitencat për familjet e tyre, e tjera”.

Ndërkohë, Konsulli i Republikës së Maqedonisë së Veriut, në New York, Jordan Pandev, tregojë se gjatë kohës që shërben në këtë zyrë diplomatike në Nju Jork, ai ka njohur shumë shqiptar, të cilët janë bisnesmen të sukseshëm : “Jam befasur me suksesin dhe numërin e tyre, madje do të thoja se shqiptarët janë të parët, në SHBA, po se krahasohen me komunitetet e tjera që vijnë nga Ballkani. Ju keni tha ai edhe një zyrtar të lart bashkiak, i zgjedhur me vota në bashkinë e New Yorkut”.

Në fund, pas mbarimit të ceremonis së iftarit, pjesëmarrësit dhe mysafirët e nderit bënë disa fotogarfi të përbashkëta.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat