Krijoi ‘nëndetësen’ e kalimit të drogave përmes Atlantikut, arrestohet ‘bosi’ shqiptar në SHBA

Amerika

Krijoi ‘nëndetësen’ e kalimit të drogave përmes Atlantikut, arrestohet ‘bosi’ shqiptar në SHBA

Më: 23 prill 2021 Në ora: 18:21
Foto ilustrim

Shqiptari Ylli Didani, është arrestuar në SHBA, pasi akuzohet se ka punuar në krijimin e një prototipi nëndetëseje për transportimin e drogave nga SHBA, përmes oqeanit Atlantik, nëndetëse e cila ishte kompletuar me pajisje nënujore dhe antenë GPS.

Mediat britanike, shkruajnë se 43 vjeçari, u padit nga një juri federale në Michigan më 21 Prill, me akuzat e konspiracionit për shpërndarjen e kokainës.

Image

Sipas mediave, Didani ka ndihmuar një tjeter biznesmen në ndërtimin e nëndetëses së drogave, për kalimin e kokainës përtej Atlantikut, në kuadër të organizates së tij ndërkombëtare që trafikonte rreth $100 milionë në vit, në vlerë kokaine.

Prokurorët thanë se Didani drejtonte një rrjet global që shpërndante kokainë në 15 vende, përfshi dhe Shtetet e Bashkuara. Shqiptari besohet se bashkëpunonte Marty Tibbitts, drejtor i kompanisë së shërbimit ndaj klientit Clementine Live, me bazë në Detroit.

Sipas akuzave Tibbitts dhe Didani po punonin për prototipin e nëndetëses që do të transportonte drogat përmes Atlantikut.

Image

Sipas planit të dy trafikantëve, nëndetësja e tyre do të montohej në fund të një anijeje komerciale dhe më pas do të shkëputej në distancë kur të afrohej pranë brigjeve të Evropës.Drogat më pas do të merreshin nga një barkë peshkimi, e kontrolluar nga bashkëpunëtorët e  Didani, thanë hetuesit.

Autoritetet raportohet se kanë ndjekur Didani që prej vitit 2015 kur u ngritën dyshime për udhëtimet e tij të shpeshta ndërkombëtare.

Kush është Ylli Didani?

Image

Mediat shkruajnë se ata prezantuan në gjykatë shuma të mëdha parash, armësh të sekuestruara nga të akuzuarit. Prokurorët thonë se pagesa elektronike prej rreth $550,000 janë bërë për Didani nga qershori 2016 deri në dhjetor 2017 për blerje të dyshuar kokaine. Didani është arrestuar më 31 mars në Karolinën e Jugut por po gjykohet në Michigan, duke u mbajtur në burgun e Midland County.

Ai është arrestuar më herët në 2019 si trafikant i dyshuar se merret me drogë, por akuzat e policisë u tërhoqën. Ai dyshohet për pastrim parash dhe trafikim drogash, ndërsa prokurorët thonë se kanë prova të mjaftueshme për të mbështetur akuzat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat