Tipare të demokracisë

Amerika

Tipare të demokracisë

Nga: Skënder Karaçica Më: 28 prill 2021 Në ora: 20:32
Skënder Karaçica

Për zhvillimet e gjithmbarshme shoqërore, pozita dhe opozita politike me përgjegjësinë  kombëtare dhe kushtetuese

Pozita dhe opozita  politike duhet të bëhet pjesë kushtetuese për përgegjësinë e njëjtë para kombit dhe shtetit shqiptar!

Nuk duhet lejuar që pozita të bëhet e vetme karshi kaheve të zhvillimit të shtetit, ndërsa opozita të luajë rolin (vetëm)të ,,kujdestarit,, (sic!) dhe të shkojë me fjetë kur të marrë gjumi (sic!).

Të hiqet slogani aktual (parti-shtet)!

Pozita dhe opozita politike janë mekanizma të njejtë para kodeve kushtetuese të shtetit me programet e veta (ndryshe), por para shtetit dhe para kombit përgjegjësinë e kanë të njëjtë dhe për këto relacione politike duhet të kemi ligjin për partitë politike para shtetit shqiptar!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat