Si shihet atdheu nga larg

Amerika

Si shihet atdheu nga larg

Nga: Skënder Karaçica Më: 16 maj 2021 Në ora: 17:44
Skënder Karaçica

JO! fëmijët shqiptarë në kontanierë!

Këtu e tej në televizionet me seli në Tiranë, kam parë nga ekrani se si fëmijët shqiptarë në Shqipërinë tonë,për shkak të varfërisë, jetojnë në kontanierë...!

Kujtesa më afron në filmin “Nëntori i Dytë” dhe udhëtimi i Ismail Qemali, i cili me shokët e udhës ishte nisur për në Vlorë(28 Nëntor 1912) për shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë! Në udhën e Tij për Shqipërinë, Ismail Qemali për fëmijët pati thënë: “Këta do të gëzojnë Shqipërinë!”.

Dhe, pas kaq vitesh në Shqipëri fëmijët e Ismail Qemalit, për fatin jo të mirë, jetojnë në kontanierë...! Varfëria si plagë e rëndë shqiptare ende po sillet vërdallë në familjet shqiptare. Varfëria migjeniane dhe refrenet e kohës dhe të plagës së rëndë...!

Një thirrje për qeverinë shqiptare dhe për kryeministrin Edi Rama në selinë e tij në Tiranë (tashti në mandatin e tretë), që të bëj më të mirën për ndihmë për fëmijët e varfër shqiptarë në Shqipëri.

JO! Fëmijët shqiptarë në kontanierë...!

Çikago,15 maj 2021

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat