Reagim ndaj fjalimit të z. Asllan Bushatit

Amerika

Reagim ndaj fjalimit të z. Asllan Bushatit

Nga: Shefki Mexhani Më: 27 maj 2021 Në ora: 07:20
Flamuri amerikan

Të nderuar, përmes kësa deklarate sqaroj para opinionit se:

Gjatë takimit me Shoqatën Shqiptaro Amerikane ‘’Skendërbeu’’, në New York, takim i botuar në Gazeten Bota Sot: 25/05/21, ku u potencua se: Z. Bushati gjatë fjalimit të tij ndër të tjera thekson se gjoja gjatë luftës së UÇK -se në Zyrën e Lidhjes së Prizrenit me Grupin Vendlindja Thërret, përmend disa emra të atij grupi me përjashtim të Z. Krasniqi dhe emrit tim Shefki Mexhuanit të tjerët nuk kanë qenë te autorizuar për grumbullimin e mjeteve te F.V.TH.

Bile në mesin e atyre emrave ka që nuk kan kontribu ndoni cent ne Fondin e Luftes si dhe në mesin e tyre emrave ka dhe të till që jan mundua të perfitojn nga F. Vendlindja Thërret, po dhe sabotues të Fondit.

Përveq kësaj, Z. Bushati shkon edhe më larg që sipas tij paska qenë dhe ideatori dhe organizatori I Batalionit Atlantiku.

Vazhdon në fjalimin e tij duke thënë se në Bronx në Artur Avenu në Zyrën e Lidhjes së Prizrenit me Grupin e Vendlindja thërret dhe me një Grup Intelektualësh e Veprimtarësh nga NY kemi bërë Projektin Platformën e B.Atlantiku

Pastaj po ashtu Z. Bushati gjatë këtij fjalimi e Paraqet dhe Blerim Gjocajn Ushtar i Batalionit Atlantiku.

Sa për sqarim, z. Bushati, është e vertetë se si fillim në Veprimtart e F. Vendlindja Thërret fushatën për grumbullimin e mjeteve e kemi filluar në Zyrën e Lidhjes së Prizrenit në Bronx Ku, ajo Zyrë eshtë paguar nga antarët e këshillit Qëndror të Fondit Vendlindja Therret do thotë jo nga mjetet e grumbulluara për Luftën.

Në këtë zyrë kemi qendruar tre muaj. Dhe pastaj e kemi marrur Zyrën tonë po në atë ndërtesë e cila ishte më funksionale për Aktivitetin e Fondit. Si dhe organizimi i Formacioneve Ushtarake eshtë ber ne Zyret e Fondit Vendlindja Therret e jo ne zyren e Lidhjes se Prizrenit.

Pastaj, Z. Bushati sipas jush paskeni qenë si antarë i Projektit dhe platformës së Organizimit te B, Atlantiku.

E vërteta i nderuar qëndron në atë se: Themeluesit e Formacioneve Ushtarake gjegjesisht dhe të Batalionit Atlantiku janë: Hysni Syla, Shefki Mexhuani, (Organizatori Kryesor pra Isha personalisht), si dhe Naim Qelaj, Dervish Ukëhaxhaj, dhe Veton Grajqevci, pjestarë të Organizimit. Qe te gjithe pra antarë të Kshillit Qendror te F.V.Therret per Amerik e Kanada, e askush tjeter nga ata qe thuani ju Z. Bushati.

I gjithë procesi padyshim se është bërë në koordinim me anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK – së.

Ndërsa juve Z.Bushati as qe ju kemi njoftur më herët, përveq se, që u flitke se: ‘’ Një Ushtarak po hynte dhe dilte nga Zyra e Lidhjes së Prizrenit’’, por ne nuk iu kemi njohur! Edhe në Dokumentat e F.V. Therret nuk je si ndoni aktivist i saj bile as në Librin e Kontribusëve emri juaj nuk figuron si kontribues për Fondit, por figuron si përfitues nga fondi.

Ndërkohë, ne fillim te vitit 99’ ke qenë në zyrën e F.V.TH më kujtohet jemi njohur, këtu të them të drejtën biseduam edhe me z. Syla në lidhje me ju. Unë kerkova një hetim se mos ishe nga ata Ushtarakët që bënin konflikte në 1997 – tën në Shqipëri, por nuk u morrëm me këtë pjesë se nuk kishim kohë për verifikim!.

Po ashtu, vlen të potencohet fakti, i cili më mbetet fare i freskët në memorien time, kur Z. Bushati vetem një javë para rreshtimit të Vullnetarëve, të kemi thënë, Unë dhe Hysni Syla se a ke mundësi të bësh rreshtimin e Vullnetarëve sepse jemi në përfundim të Organizimit.

Ne, këtë u dakorduam me Hysniun ta bënim sa për respekt ndaj jush, ndërsa ju, na thatë po, por ju duhet të më paguani Ditën. Une dhe z.Syla e shikuam njëri tjetrin dhe u kuptua pse, por nuk folëm. Pra, si është e mundur të kërkosh mëditje për një shërbim ndaj atdheut. Pra, ti je ai që ke vendos cmim para shërbimit ndaj atdheut. Ne, i organizuam dhe i bëmë gati djemt dhe vajzat më të mirë të diasporës Shqiptaro Amerikane për t’i futur në luftën e Kosovës, dhe ata ishin gati të japin më të shtrejtën jetë për atdhe, ndërsa ju kërkuat mëditje për të bërë një shërbim ceremonial, që për ju do të duhej të ishte privililegj. Ne, po ashtu jo se nuk kishim se me kënd t’i rreshtojnim por, një ushtarak karriere si ju, e menduam të e bënit ju atë rreshtim.

Më kujtohet edhe një moment, ne, ndërkohë derisa vazhduam bisedat dhe erdhëm me propozime se si të ia vendosim emrit këtij formacionit ushtarak që nisej për atdhe…z. Syla propozoi të quhej ‚‘‘Fan Noli’’, Une propozova ‘’Skenderbeu’’, ndërsa ju z.Bushati propozuat ‘’Atlantiku’’.

Dhe, pa asnjë fjalë dhe kundërshtim mbeti Atlantiku dhe shumë e Pëlqyer!.

Sa për korrektësi, po e paraqes faturën të cilen t’a kemi bërë pagesën të cilën e posedon Arkiva e Kontabilitetit dhe Financave të F.V.TH.për SHBA e Kanada.

‘’Asllan Bushatit, i paguhet mëditja për rreshtimit e vullnetarëve në Yankers NY’’. Data Prill/7/99 Dëftesa nr.0532 $ 200.00", z. Bushati kërkove të paguhesh përpara se të kryesh punën 2 orëshe e cila ishte më 11/Prill/99.

Për hirë të publikut, ku ju gjatë fjalimit tuaj, e përfolët z.Gjocai si ushtarë të Batalionit Atlantiku.

E vërteta është se ai, nuk ka qenë në këtë formacion. z.Gjocaj në kohën kur ne jemi marrur me organizimin e formacioneve ushtarake këtu në SHBA. Blerimi me Vellezër ka qenë në Frontin e luftës, i cili së bashku me vëllaun Qerimin meritojnë respekt dhe mirënjohje të thellë, sepse përveq kontributit dhanë dhe gjymtyrët e trupit për Atdheun, dhe tani gëzojnë statutin e Invalidit të Luftes së UÇK – së. Ata dhanë nga vetja për lirinë e atdheut tonë. Ndërsa t’i para atdheut vendose Çmimin e mëditjes para se të ofrosh një shërbim ceremonial për atdheun!

Me repsekt,

Shefki Mexhani ish Dr.Ekzekutiv i Fondit Vendlindja Thërret për SH.B.A e KanadaNjeri ndër Themeluesit dhe Organizatori kryesor I formacioneve ushtarake gjegjësisht dhe të Batalionit Atlantiku në SHBA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat