Darkë-Fondmbledhëse për Kongresistin demokrat i Nju Jorkut, Ritchie Torres

Amerika

Darkë-Fondmbledhëse për Kongresistin demokrat i Nju Jorkut, Ritchie Torres

Nga: Beqir Sina Më: 27 maj 2021 Në ora: 17:31
Foto nga vendi i ngjarjes

Kongresisti demokrat i Nju Jorkut, Ritchie Torres, së bashku me Angel Vazquez, Shefi i Stafit të kongresistit, mori mbrëmë një mbështetje të fort për fushatën e tij për ngritjen e fondeve, nga një grup rreth 50 veprimtarë shqiptarë, biznesmen dhe drejtues shoqatave e organizatave të komunitetit shqiptar, në këtë zone elektorale. Darka u mbajtë në kuadër të fushatës për rritjen e fondeve, organizuar e mbajtur në ndërtesën komerciale “Landing Hudson River (HRL)”, ndërtesën tregtare unike në të gjithë Westchester dhe Rockland , për bukurinë e vetë hapësirës, me pronar Harry Bajraktarin( Legal Department at Bajraktari Realty Managment Corp. Bajraktari Realty – Peekskill - Dobbs Ferry, NY).

Në këtë darkë fond-mbledhse mori pjesë, ish kongresisti Eliot Engel me bashkëshorten, znj. Patty Engel, të cilit ju dha një respect mjaft i ngroht nga të gjithë të pranishmit, përfshirë këshilltarin Mark Gjonaj, kryetar i Këshillit Koordinues i Diasporës, dhe aktivisti John Cavelli, e të tjerë.

Kjo dark tipike amerikane për ngritjen e fondeve nga pjestarët të komunitetit shqiptar në pjesën e lartme të Nju Jorkut, ishte veprimtaria e parë – post pandemisë, dhe e para fushatë për mbledhjen e fondeve për mbështetjen për Kongresistin demokrat të Nju Jorkut, Ritchie Torres.

Në cilësinë e mike-pritësit Harry Bajraktari, e drejtojë darkën e fushatës për mbledhjen e fondeve, duke uruar mirëseardhjen dhe faleminderuar secilin prej kontribuesve në këtë darkë.

Harry Bajraktari, veprimtari i njohur i Çështjes tonë Kombëtare, bashkëorganizator i darkës për grumbullimin e fondeve financiare, falëminderoi secilin nga donatorët për mbledhjen e fondeve për Kongresmenin i ri Amerikan të sapo zgjedhur, Ritchle Torres bashk-kryetarin e Grupit për Çështjet Shqiptare të Kongresit.

“Sonte ne kemi një nder dhe pervilegj, se në mesin tonë, kemi mikun e madh, të gjithë shqiptarve, atë që avokatojë çështjen shqiptare, dhe u bë zë në Kongres, pa u ndalur dhe i pa kursyer për Kosovën, Shqipërinë dhe shqiptarët kudo janë, ish kongresistin e Nju Jorkut, Eliot Engel”, tha Bajraktari, duke shtuar se : “ Po sot, jemi bërë së bashku në këtë mbrëmje, me ju bashkë-veprimtar të çështjes kombëtare, që me dekada kontribuat dhe sakrifikuat me gjithë qenjen e juaj në SHBA, përsëri bashkë, që të kontribojmë në këtë fushat për ngritjen e fondeve për bashk-kryetarin e Grupit për Çështjet Shqiptare të Kongresit–Ritchie Torres”.

Ritchie Torres do të jetë përfaqësuesi i shqiptarëve në Kongresin e 117-të të SHBA-së, duke “zvendësuar” ish kongresistin Eliot Engel, miku i madh i shqiptarve, i cili për herë të parë pas 32 vjetësh, nuk është më pjesë e Kongresit.

Ritchie Torres: Krenar që do përfaqësoj shqiptarët në Kongresin ligjistaurën e 117-të të Amerikës.

“Jam krenar që do të jem bashkëkryetari i ri për çështjet shqiptare në Kongresin e 117-të, duke vazhduar “udhën” e ish-kongresistit të nderuar Eliot Engel. Së bashku me anëtar të tjer të Grupit për Çështjet Shqiptare të Kongresit– do të çoj më para interesat e shqiptarve në Washington. Në New York ka shumë shqiptarë, ndaj jam krenar që përfaqësojë këtë komunitet në Kongres”, tha Torres .

Harry Bajraktari – në medien shqiptaro amerikane, ka shkruar :

Miku im i mirë, kongresisti Ritchie Torres do të jetë Bashkë-Kryetari i ri i Kaukusit të Çështjeve Shqiptare në Kongresin e 117 Amerikan. I shpreh me këtë rast përgëzimet e mira më të mira.

Kongresisti Torres është duke përmbushur premtimin e tij se do të vazhdojë rrugën e kongresistit Eliot Engel për çështjet shqiptare.

Duke njoftuar rolin e tij të ri udhëheqës në Kaukus, ai nënvizoi miqësinë e fuqishme shqiptaro-amerikane. “Mezi pres që të mbroj dhe të çoj përpara interesat tona të përbashkëta”, tha ai.

Ky është një lajm i mirë për komunitetin tonë shqiptaro-amerikan. Kongresisti Torres është një nga yjet në ngritje të Partisë Demokratike Amerikane dhe që tani tani ka krijuar emër në Washington me kontributin e tij thelbësor legjislativ në Kongresin Amerikan.

Si kongresist ai përfaqëson një hapësirë që përfshin Arthur Avenue, një lagje ku shqiptarët banojnë dhe jetojnë që prej gati një shekulli. Për koinçidencë kjo është edhe zona zgjedhore që zgjodhi për herë të parë për në Kongresin Amerikan, kongresistin Engel, më shumë se 30 vjet më parë. Po këtë lindi edhe ideja e Kaukusit të Çështjeve Shqiptare si dhe u themelua gazeta “Illyria” tri dekada më parë.

Kaukusi i Çështjeve Shqiptare në Kongresin Amerikan është një institucion i rëndësishëm që u përgjigjet nevojave dhe shqetësimeve të komunitetit shqiptaro-amerikan si dhe kombit shqiptar në të gjitha trojet kombëtare në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Luginën e Preshevës etj. Faktori shqiptar është kyç për paqen, stabilitetin, dhe përparimin e Ballkanit Perëndimor dhe të mbarë rajonit të gjerë të Europës Juglindore. Shqiptarët janë sot padyshim mbështetësit më të fuqishëm të politikës së jashtnme të Shteteve të Bashkuara në botë.

Kaukusi ka luajtur një rol historik në ndikimin e politikës së jashtme amerikane ndaj Ballkanit Perëndimor, sidomos për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, demokratizimin e Shqipërisë dhe zhvillimin e të drejtave të njeriut në mbarë rajonin.

Kongresisti Torres e njeh mirë komunitetin tonë që nga koha kur punonte në zyrën e Këshilltarit James Vacca, po në këtë distrikt. Ai më tej u zgjodh në Këshillin Bashkiak të Qytetit dhe pastaj në Kongresin Amerikan.

Ai sapo kishte fituar garën brenda Partisë Demokrate vitin e kaluar kur patëm mundësi që ta takojmë bashkë me ministren e atëhershme të Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla ku folëm për problemet në rajon. Ishte një kënaqësi të shikoje interesin dhe vendosmërinë e tij të sinqertë për t’u angazhuar në punën tonë.

Shqiptaro-amerikanët kanë pasur shumë miq të mirë në Washington. Më i dashuri dhe i madhi prej tyre ishte Eliot Engel me të cilin kam pasur kënaqësinë që të punoj për më shumë se 30 vjet. Ai mbetet një mik i madh. Por asgjë nuk më jep më shumë kënaqësi sesa kur shoh afrimin tonë me një brez të ri udhëheqësish në politikën amerikane, ku kongresisti Torres është një nga shembujt më të mirë.

Vërtet që komuniteti ynë pret me kënaqësi bashkëpunimin me kongresistin Torres për ta çuar përpara miqësinë ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe kombit shqiptar në Ballkanin Perëndimor.

Zoti e bekoftë Amerikën dhe Zoti e bekoftë kombin shqiptar!

Image
Image
Image
Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat